AP e OKB-së miraton paktin për emigrimin, SHBA-ja voton kundër
(last modified Thu, 20 Dec 2018 14:17:44 GMT )
Dhjetor 20, 2018 15:17 Europe/Tirane
  • AP e OKB-së miraton paktin për emigrimin, SHBA-ja voton kundër

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi të mërkurën paktin që ka për qëllim të zhvillojë nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e emigracionit.

Kundër marrëveshjes ishin: Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika e Çekisë dhe Polonia.

Administrata e presidentit Trump tha se qasja globale ndaj kësaj çështje nuk është në përputhje me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara ndërkaq Uashingtoni nuk mori pjesë në diskutimet për përpilimin e paktit.

Përmes një ceremonie në Maroko, këtë muaj, 164 vende e nënshkruan marrëveshjen, e cila adreson ndër të tjera, edhe çështjen se si të mbrohen emigrantët, integrimin dhe dërgimin në shtëpitë e tyre.

Pakti u kritikua më së shumti nga politikanët e krahut të djathtë në Evropë, të cilët thanë se kjo mund të rriste migrimin nga vendet Afrikane dhe ato Arabe.

Tags