Kryeministri japonez do të takohet me Liderin suprem
(last modified Tue, 11 Jun 2019 19:51:39 GMT )
Qershor 11, 2019 21:51 Europe/Tirane
  • Kryeministri japonez do të takohet me Liderin suprem

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabie njoftoi se kryeministri japonez Shinzo Abe është planifikuar të mbajë takim me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Sejjid Ali Khamenei.

Takimi duhet të bëhet brenda kuadrit të marrëdhënieve tradicionale dhe të gjata dhe në përputhje me zhvillimin e lidhjeve dypalëshe dhe çështjeve me interes të përbashkët, tha ai. Vizita e Abe në Teheran do të jetë vizita e parë në Iran nga një udhëheqës japonez gjatë katër dekadave të fundit. Gjatë vizitës së tij tre-ditore, kryeministri japonez shpreson të luajë një rol ndërmjetësues ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për të ulur tensionet mes dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Kyodo. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e SHBA Donald Trump në Tokio në fund të majit, kryeministri japonez tha se do të bënte përpjekje për të lehtësuar dialogun midis Teheranit dhe Uashingtonit. Oferta e tij u prit nga presidenti amerikan Donald Trump.

 

Tags