Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Fronti i rezistencës nuk do të ndalet as me martirizimin e Sinwarit/Hamasi është i gjallë
(last modified Sat, 19 Oct 2024 07:19:56 GMT )
Tetor 19, 2024 09:19 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Fronti i rezistencës nuk do të ndalet as me martirizimin e Sinwarit/Hamasi është i gjallë

Në një mesazh drejtuar kombeve myslimane dhe rinisë së rajonit, lideri i Revolucionit Islamik theksoi:  Ashtu siç lëvizja e frontit të rezistencës nuk ndaloi me martirizimin e figurave të saj të shquar, dashtë Zoti ajo nuk do të ndalet as me martirizimin e Sinwarit. Hamasi është i gjallë dhe do të mbetet i gjallë. Sipas IRNA, teksti i mesazhit të Ayatollah Khamenei është si më poshtë:

Në emër të Allahut, Mëshirëplotit

Kombe myslimane! Të rinj të devotshëm të rajonit!

Luftëtari hero, komandanti Jahja al-Sinwar, iu bashkua shokëve të tij dëshmorë. Ai ishte një nga figurat e ndritura të rezistencës dhe luftës; Ai me vendosmëri dhe grusht të hekurt u ngrit kundër armikut mizor dhe agresor; E goditi armikun me forcë dhe me guxim; Në historinë e këtij rajoni ishte ai që i dha goditjen e fuqishme të 7 tetorit; Dhe pastaj me nder e krenari nxitoi të ngjitet për t’iu bashkuar dëshmorëve. Dikush si ai, që e ka kaluar jetën duke luftuar kundër armikut uzurpues dhe mizor, nuk ka fund tjetër veç martirizimit të merituar. Humbja e tij sigurisht që është e dhimbshme për frontin e rezistencës, por dashtë Zoti ky front nuk do të ndalojë lëvizjen e tij as me martirizimin e figurave të shquara si Shejh Ahmed Jassin, Fathi Shaghaghi dhe Ismail Haniyeh dhe nuk do të ndalet aspak, as me martirizimin e Sinwar. Hamasi është gjallë dhe do të mbetet i gjallë. Si gjithmonë, ne do të mbetemi me muxhahidët dhe luftëtarët. U shpreh ngushëllimet për martirzimin e  vëllait tonë Jahja Al-Sanëar, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë ndjekësve të xhihadit.

Sejed Ali Khamenei

 

Tags