Forcat e gjeneral Haftar pohojnë vrasjen e emigrantëve afrikanë në Tripoli
(last modified Thu, 04 Jul 2019 10:28:16 GMT )
Korrik 04, 2019 12:28 Europe/Tirane
  • Forcat e gjeneral Haftar pohojnë vrasjen e emigrantëve afrikanë në Tripoli

Zëdhënësi i forcave të quajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë" kanë pohuar sulmin ajror kundër qendrës së emigrantëve afrikan në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi se njëkohësisht me presionet ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve urgjente dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me sulmin kundër qendrës së emigrantëve afrikanë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, Ahmed Al-Mesmari, zëdhënësi i forcave të grupit të ashtuquajtur "Ushtria Kombëtare e Libisë", ka konfirmuar se sulmi kundër qendrës së emigrantëve afrikanë është kryer nga ana e forcave ajrore të "Ushtrisë Kombëtare të Libisë".

Al-Mesmari pretendoi se qeveria e shpëtimit kombëtar të Libisë e drejtuar nga Fajez Al-Siraxh, ka transferuar refugjatët dhe emigrantët afrikanë në vendin i cili është sulmuar.

Avionët luftarakë të grupit të ashtuquajtur "Ushtria Kombëtare e Libisë" i drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar, të mërkurën në mëngjes kanë sulmuar qendrën e emigrantëve të paligjshëm në Tripoli ku si pasojë janë vrarë 40 persona dhe janë plagosur 80 të tjerë.

 

Tags