KS i OKB kërkon armëpushim të shpejtë në Libi
Korrik 06, 2019 09:57 Europe/Tirane
KS i OKB nga palët e futur në konflikt në Libi ka kërkuar të vendosin menjëherë armëpushimin.
Sipas një njoftimi të agjencisë France 24 KS i OKB me anë të një deklarate kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Libi. Ky këshill gjithashtu ka dënuar sulmin e disa ditëve më parë ndaj një kampi të refugjatëve në Libi. Deklarata e KS të OKB u kërkon palëve të ulin tensionet dhe të vendosin armëpushimin. Vendimi i marrë nga KS i OKB është prezantuar si propozim shumë ditë më parë mirëpo është shtyrë pa asnjë arsye nga Amerika.