Protesta në Londër në mbështetje të sheik Zekzaki
Aktivistë britanikë janë mbledhur në Londër kryeqytetin e Anglisë në mbështetje të sheik Ibrahim Zekzaki kryetar i lëvizjes islamike të Nigerisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Duke mbajtur pankarta në duar, protestuesit dhe aktivistët anglezë kanë kërkuar lirimin e sheik Zekzaki nga autoritete e Nigerisë dhe kanë bërë publike përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të tij. Sipas të dhënave nga Nigeria, gjendja shëndetësore e sheik Zekzaki është tepër e rëndë për shkak të plagëve që ai ka marrë gjatë sulmit të forcave ushtarake të Nigerisë në vitin 2015 në shtëpinë e tij. sheik Zekzaki, në sulmin e përgjakshëm të forcave të Nigerisë në qytetin Zaria pjesë e provincës Kaduna u plagos rëndë dhe u arrestua.