Johnson kërcënon BE-në
(last modified Wed, 02 Oct 2019 19:42:45 GMT )
Tetor 02, 2019 21:42 Europe/Tirane
  • Johnson kërcënon BE-në

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se nëse BE hedh poshtë propozimin e tij për Brexit, alternativa është një Brexit pa marrëveshje.

Johnson insistoi se nëse bisedimet dështojnë për çështjen e kufirit irlandez, nuk ka dyshim që alternativa është largimi pa marrëveshje. “Ky nuk është rezultati që ne dëshirojmë. Nuk është një rezultat që po e kërkojmë,”-tha ai, duke shtuar se Britania e Madhe është megjithatë gati për një dalje pa marrëveshje. Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE në 31 tetor. Qeveria britanike ka këmbëngulur që nuk do të negociojë një vonesë të mëtejshme, duke thënë se do ishte e panevojshme dhe se do i kushtojë Britanisë. Sidoqoftë, nën kushtet e një ligji të miratuar nga Parlamenti muajin e kaluar, Kryeministri është i detyruar të kërkojë një zgjatje tjetër të afatit, vetëm nëse deputetët mbështesin kushtet e tërheqjes deri më 19 tetor, dy ditë pas samitit të liderëve evropianë.

 

Tags