Makron paralajmëron kthimin e ISIS
(last modified Tue, 15 Oct 2019 10:33:44 GMT )
Tetor 15, 2019 12:33 Europe/Tirane
  • Makron paralajmëron kthimin e ISIS

Presidenti i Francës në një bisedë telefonike me krerët e Amerikës, Turqisë dhe të Irakut ka paralajmëruar mbi mundësinë e riorganizimit të grupit terrorist ISIS pas operacioneve ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë.

Emanuel Makron, dje zhvilloi biseda telefonike me Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë të cilit i shprehu shqetësimin e Parisit dhe të vendeve të tjera evropianë për largimin e të burgosurve anëtarë të ISIS nga burgjet që ndodhen në veri të Sirisë për shkak të agresionit ushtarak turk në këtë zonë. Makron në bisedën e tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump përmendi vendimin e presidentit amerikan për largimin e forcave nga veri i Sirisë dhe për nisjen e operacionin ushtarak të Turqisë në rajon dhe tha se këto veprime kanë shtuar mundësinë e rishfaqjes së grupit terrorist ISIS. Presidenti francez i bëri thirrje presidentit amerikan dhe aleatëve të koalicionit anti-ISIS që të pengojnë rishfaqjen e grupit terrorist ISIS pas largimit të Amerikës nga veri i Sirisë. Presidenti i Francës pati një bisedë telefonike edhe me presidentin e Irakut Berham Saleh me të cilin kërkoi bashkëpunim të gjerë dypalësh në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Ushtria turke prej së mërkurës së kaluar me pretekstin e pastrimit të zonave kufitare me Sirinë nga prania e militantë kurdë të cilët Ankara i konsideron terroristë, ka nisur një ofensive të gjerë ushtarake kundër zonave verilindore të Sirisë.

Tags