Sfida e re e Boris Johnson
(last modified Fri, 18 Oct 2019 19:33:26 GMT )
Tetor 18, 2019 21:33 Europe/Tirane
  • Sfida e re e Boris Johnson

Britania e Madhe ka siguruar konsensusin e 27 liderëve të BE-së për të dalë nga unioni më 31 tetor.

Por beteja më e fortë zhvendoset të shtunën në parlamentin britanik, ku opozita dhe partia proqeveritare paralajmëron se nuk e jep miratimin për Brexit. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka marrë mbështetjen e udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Europian për marrëveshjen e re Brexit.Në samitin dyditor që nisi të enjten, kreu i qeverisë shtrëngoi duart me secilin, ndërsa ndau të qeshurat me dy shtetarët gjermanë dhe francezë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron."Dua të theksoj se kjo është një marrëveshje mjaft e mirë për ne por edhe për miqtë tanë në BE. Nga unioni do të dalim një trup së bashku me Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore, duke rimarrë nën kontroll financat, kufijtë, ligjet dhe paktet tregtare me botën," u shpreh Boris Johnson në konferencë nga Brukseli. Boris Johnson do të përpiqet të bindë deputetët të mbështesin marrëveshjen e tij të Brexit .Johnson ka këmbëngulur se është shumë i sigurt që deputetët do ta mbështesin marrëveshjen.Por kundërshtimi i partisë Democratic Unionist Party ndaj planeve të tij do të thotë se Johnson përballet me një betejë për të miratuar marrëveshjen në Parlament.Kryeministri pritet të përqendrojë vëmendjen e tij tek deputetët e Labour, rebelët që i dëboi nga partia e tij.Kryetari i Partisë Konservatore James Cleverly tha se bisedimet me Partinë Unioniste Demokratike gjithashtu do të vazhdojnë, megjithë insistimin e tyre për kundërshtimin e marrëveshjes Për shkak se Partia e tij Konservatore nuk ka shumicën, dalja nga BE-ja rrezikon të dështojë për herë të katërt dhe procesi të shtyhet deri më 31 janar 2020.Partia e Irlandës Veriore, e cila deri tani ka bashkuar numrat për të mbajtur konservatorët në pushtet, ka paralajmëruar votën kundër, sikurse opozita laburiste. Nga ana e tyre, pala europiane ka lënë derën të hapur për një rikthim të britanikëve në BE.Deklarata e dakordësuar të enjten zgjidhi ngërçin kryesor duke mos përfshirë një kufi fizik mes provincës së Irlandës Veriore dhe shtetit të Irlandës, ndërsa vendimi për t'iu nënshtruar rregullave europiane të tregtisë do vendoset nga vetë ligjvënësit e provincës.Dita e shtunë është shansi i fundit i kryeministrit për të detyruar Parlamentin të aprovojë një marrëveshje përpara afatit të Brexit më 31 tetor.Nëse deputetët hedhin poshtë planet e tij, sipas legjislacionit të miratuar nga deputetët, Johnson duhet t'i kërkojë BE-së një zgjatje të daljes nga unioni deri më 31 janar 2020, diçka për të cilën ai ka insistuar vazhdimisht se nuk do ta bëjë.

 

Tags