Nicola Sturgeon përsëri kërkon referendum për pavarësinë e Skocisë
Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë, përsëri ka kërkuar organizimin e një referendumi për pavarësinë e Skocisë nga Britania.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Nicola Sturgeon në një program televiziv, deklaroi: "Në referendumin e Brexit-it, shumica e qytetarëve të Skocisë kanë votuar për të qëndruar në Bashkimin Evropian, prandaj duhet të rezervohet kjo e drejtë për ata që në rast të largimit të Britanisë nga BE, ata të kenë mundësi vetë t'a përcaktojnë fatin e tyre".
Nicola Sturgeon, liderja e partisë kombëtare të Skocisë, kundërshton ashpër largimin e Britanisë nga BE. Ajo shumë herë ka theksuar se Londra nuk mund ta imponojë vullnetin e vetë mbi popullin e Skocisë.
Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë nga Britania u zhvillua në vitin 2014, mirëpo shumica qytetarëve pjesëmarrës në këtë referendum votuan kundër pavarësisë së Skocisë.
Me organizimin e referendumit për Brexit-in në vitin 2016 në Britani, është rritur dukshëm numri i përkrahësve të pavarësisë së Skocisë nga Britania, për arsye se skocezët kanë bërë shumë përpjekje për të qëndruar në Bashkimin Evropian.