Marrëveshja e Brexit merr aprovimin përfundimtar të parlamentit
(last modified Thu, 23 Jan 2020 07:52:40 GMT )
Janar 23, 2020 08:52 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Brexit merr aprovimin përfundimtar të parlamentit

Marrëveshja e qeverisë angleze me BE për largimin nga ky union ka marrë aprovimin përfundimtar të parlamentit anglez.

Deputetët kanë mbështetur planin e kryeministrit Boris Johnson për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE në 31 janar. Ata votuan pro Marrëveshjes së Tërheqjes që mori konfirmimin përfundimtar në Parlament. Projekt-ligji kaloi me lehtësi pasi Konservatorët fituan një shumicë prej 80 vendesh në zgjedhjet e përgjithshme të vitit së kaluar. Ata votuan 358 me 234 – shumica prej 124 – në favor të projekt-ligjit të BE-së (Marrëveshja e tërheqjes), e cila tani mori konfirmimin në Parlament. Projekt-ligji gjithashtu do të ndalojë një zgjatje të periudhës së tranzicionit – gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar është jashtë BE-së, por ndjek shumë nga rregullat e saj . Kryeministri tha se vendi tani ishte “një hap më afër Brexit”. Udhëheqësi i Punës Jeremy Corbyn u tha deputetëve të tij që të votonin kundër tij, duke thënë se kishte “një mënyrë më të mirë dhe më të drejtë” për t’u larguar nga BE – por gjashtë prej tyre mbështetën qeverinë. Qeveria këmbëngul se një marrëveshje tregtare me BE-në mund të jetë krijuar deri në fund të periudhës së tranzicionit, por kritikët thonë se kjo kohëzgjatje është joreale. Projekt-ligji kaloi me lehtësi pasi Konservatorët fituan një shumicë prej 80 vendesh në zgjedhjet e përgjithshme të vitit së kaluar.

Tags