PE miraton Brexit
(last modified Thu, 30 Jan 2020 07:13:55 GMT )
Janar 30, 2020 08:13 Europe/Tirane
  • PE miraton Brexit

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë mbështetur në mënyrë dërrmuese kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Deputetët e parlamentit ratifikuan Marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër. Pas votimit, eurodeputetët shënuan daljen e Mbretërisë së Bashkuar duke kënduar "Auld Lang Syne", e cila këndohet zakonisht kur jepet lamtumira për diçka.  Disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë megjithëse eurskeptikët, përfshirë Nigel Farage të Partisë Brexit, mbajten fjalimet e tyre të fundit në BE. Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga blloku të premten. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha Mbretërisë së Bashkuar: "Ne do të të duam gjithmonë".

Tags