Zarif takohet me homologun e tij francez
(last modified Sun, 16 Feb 2020 07:29:51 GMT )
Shkurt 16, 2020 08:29 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me homologun e tij francez

Ministri I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit në kuadër të konferencës së Munihut u takua me homologun e tij Francë ku theksoi se zbatimi i zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore është rruga e drejtë e Evropës për zgjidhjen e problemeve.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Jean Yves le Drian në këtë takim diskutuan për çështje dypalëshe, zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi marrëveshjen bërthamore. Muhamed Xhavad Zarif me këtë rast rikujtoi zotimet e evropianëve që nuk janë respektuar dhe zbatuar nga ana e tyre dhe tha: Rruga që aktualisht po ndjek Evropa nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe e vetmja rrugë e duhur është që Evropa të kthehet në zbatimin e zotimeve të saj. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e premte në kuadër të konferencës së Munihut deklaroi: Në rast se Evropa zbaton zotimet e saj Irani do të heqë dorë nga ulja e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.

Tags