Britania kundër pranimit të dispozitave të BE
(last modified Tue, 18 Feb 2020 08:40:22 GMT )
Shkurt 18, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Britania kundër pranimit të dispozitave të BE

Këshilltari i kryeministrit të Anglisë në prag të nisjes së bisedimeve me BE për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare dypalëshe, deklaroi se Londra nuk do të ndjekë dispozitat dhe rregullat e BE.

David Frost i cili në kabinetin e ri qeveritar mban postin e zëvendës ministrit të Brexit dhe kryeson negociatat me BE, ka deklaruar: Anglia duhet të mund të vendosë lirshëm dispozitat e saj dhe nëse BE me pretekste të ndryshme reziston përballë këtyre dispozitave dhe synon që dispozitat e saj t’ia imponojë Londrës, atëherë vihet në dyshim të plotë i gjithë procesi Brexit. Ai vuri ën dukje se periudha e tranzicionit nuk mund të shtyhet dhe tha; Ne nuk jemi të shqetësuar se në marrëdhëniet tregtare dypalëshe mund të ketë mospajtime dhe mosmarrëveshje dhe nuk kërkojmë diçka të  veçantë por duam një tregti të lirë të thjeshtë me Evropën. Kryeministri anglez ka firmosur përfundimisht marrëveshjen e Brexit për largimin e Britanisë nga BE. Kjo firmë është nisje e një faqeje të re në historinë e Britanisë, ka thënë në Twitter kryeministri I Anglisë Boris Johnson. Dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme. Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave. “Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, tha Michel në një postim në Tëitter.

Tags