Rritet sërish numri i viktimave në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96597-rritet_sërish_numri_i_viktimave_në_evropë
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2020 15:35 Europe/Tirane
  • Rritet sërish numri i viktimave në Evropë

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 27359, që do të thotë janë 382 viktima në 24 orët e fundit. Rastet të reja janë 2091 duke e çuar në 201505 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 68941, ndërsa 1863 janë në gjendje kritike. Numri i viktimave dhe i raste ka pasur rritje në krahasim me dje. 639 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Kështu numri total i vdekjeve në Britani ka shkuar në 21 mijë e 731 viktima. Ndryshe nga dita e djeshme ku u shënuar 360 viktima, numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është rritur gjatë 24 orëve të fundit ku janë shënuar 279 vdekje më shumë sesa dje. Numri i vërtetë i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19- përfshirë në shtëpitë e përkujdesjes dhe  strehimoret – besohet të jetë më i lartë. Në vlerësimin e saj të fundit, Zyra për Statistikat Kombëtare në Britaninë e  Madhe përllogariti numrin e të vdekurve deri në 17 Prilli si 52% më lartë se shifra e lëshuar nga qeveria. Ajo zbuloi se 21 284 njerëz vdiqën nga Covid-19 deri në atë datë, krahasuar me shifrën e 13.917 vdekjeve të pacientëve në spital të shpallur në atë datë. Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 301 viktima nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve tashmë ka shkuar në 23,822. Ndërkohë janë regjistruar edhe 2,706 raste të reja duke e çuar në 232,128 numrin total të të infektuarve. Ditën e sotme kryeministri, Pedro Sanchez, do të prezantojë programin e ri të daljes nga izolimi.