Kërkesa për bashkëpunim në Evropë
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se Evropa nuk ishte e përgatitur për pandeminë e koronavirusit.
Në deklaratën e lëshuar për të shënuar Ditën e Evropës, Maas tha se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në shtetet e tyre. Ndërsa mbrojti përgjigjen që shteti i tij ka bërë kundër koronavirusit, duke thënë se ishte e domosdoshme që fillimisht Gjermania të mbronte veten dhe më pas të ndihmonte të tjerët, ministri Maas tha se Bashkimi Evropian, pas shpërthimit të krizës, është përmirësuar. Maas tha se solidariteti i shprehur nga vendet anëtare të BE-së “është unik në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku evropian të jetë më i fuqishëm kur pandemia të ketë kaluar. Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik.