Ulet numri i viktimave në Evropë, kryeson Britania
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96933-ulet_numri_i_viktimave_në_evropë_kryeson_britania
Sipas të dhënave të fundit, 210 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe si rezultat i coronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 32.065.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2020 16:35 Europe/Tirane
  • Ulet numri i viktimave në Evropë, kryeson Britania

Sipas të dhënave të fundit, 210 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe si rezultat i coronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 32.065.

Siç thuhet më tej, 3,877 persona të tjerë u infektuan, kështu që numri i personave të infektuar me coronavirus u rrit në 223.060, sipas Worldometers. Britania e Madhe renditet e dyta në botë në numrin e vdekjeve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara. Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmë një plan për të dalë nga masat kufizuese të vendosura për shkak të coronavirusit, por paralajmëroi që të gjithë duhet të bartin maska për fytyrë, pasi COVID-19 do të mbetet në mesin e njerëzve për një kohë të gjatë. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima e 744 raste pozitive më shumë. Numri total i viktimave ka arritur në 30,738 e numri total i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 219,814. Spanja shënoi ditën e sotme numrin më të ulët të viktimave si pasojë e COVID-19 që prej datës 19 mars. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 123 viktima duke e çuar numrin total në 26,744 të vdekur. Ndërsa numri i të infektuarve që prej ditës së dielë është rritur me 373 ku gjithsej në të gjithë Spanjën numërohen 227,436 të prekur.