155 mijë viktima të shkaktuara nga virusi Korona në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97012-155_mijë_viktima_të_shkaktuara_nga_virusi_korona_në_evropë
Statistikat e publikuara deri më tani tregojnë se numri i viktimave të shkaktuara nga virusi Korona në vendet evropiane ka arritur në 155 mijë persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 13, 2020 09:37 Europe/Tirane
  • 155 mijë viktima të shkaktuara nga virusi Korona në Evropë

Statistikat e publikuara deri më tani tregojnë se numri i viktimave të shkaktuara nga virusi Korona në vendet evropiane ka arritur në 155 mijë persona.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Francës ditën e martë ka deklaruar se 808 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona janë regjistruar në këtë vend në 24 orët e kaluara ndërsa 348 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Francë ka shkuar në 178.225 persona dhe numri i viktimave ka shkuar në 26.991 persona.

Autoritetet italiane të shëndetësisë gjithashtu kanë raportuar se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 1.402 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona në këtë vend ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka shkuar në 221.216 persona. Italia në 24 orët e kaluara ka regjistruar edhe 172 vdekje si pasojë e virusit Korona dhe numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-10 në këtë vend ka shkuar në 30.911 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Britanisë ka deklaruar se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 3.403 raste të reja të infektimit me virusin Korona dhe 627 viktima të shkaktuara nga ky virus. Kështu që numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në Britani ka shkuar në 226.463 persona dhe numri i viktimave ka shkuar në 32.692 persona.