BE kritikon vonesën e Britanisë për marrëdhëniet pas Brexit-it
Me shfaqjen e shenjave të një bllokade në procesin e negociatave mes Britanisë dhe BE në lidhje me të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh pas Brexit-it, autoritetet evropiane kanë akuzuar Londrën për vonesë në marrjen e masave për të vendosur marrëdhëniet diplomatike.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se BE beson se qeveria e Britanisë pas daljes nga Bashkimi Evropian dhe vendosjes në zbatim të Brexit-it, pa kurrfarë vonese duhet të lëshojë lejen për hapjen e ambasadës zyrtare të BE-s në Londër.
Zyra e Josep Burell, shefit të diplomacisë evropiane, duke vë në dukje dallimet që ekzistojnë në procesin e negociatave mes Britanisë dhe BE në lidhje me të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, ka thënë se vonesa e Londrës në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet.
Nga ana tjetër një zëdhënës i qeverisë së Britanisë thotë se ndjeshmëria e Britanisë është për këtë arsye se godina e BE në Londër është ish-zyra e Partisë Konservatore dhe është një vend në të cilin Margaret Tacher tre herë ka festuar fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare. Objekti në fjalë në vitin 2007, gjatë krizës ekonomike të Britanisë i është shitur Bashkimit Evropian, mirëpo tani anëtarët e lartë të Partisë Konservatore kërkojnë rikthimin e këtij objekti historik.
Qeveria e Britanisë edhe më parë ka kundërshtuar hapjen e një zyre të përhershme të BE në Belfast, kryeqytetin e Irlandës Veriore, për të mbikëqyrur procesin e zbatimit të marrëveshjes së Brexit-it në lidhje me këtë rajon.