Përballja me virusin korona në vendet evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97530-përballja_me_virusin_korona_në_vendet_evropiane
Sot mbushen 101 ditë nga dita kur në Itali u verifikua viktima e parë nga Covid 19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 02, 2020 04:28 Europe/Tirane
  • Përballja me virusin korona në vendet evropiane

Sot mbushen 101 ditë nga dita kur në Itali u verifikua viktima e parë nga Covid 19.

Ai ishte 78 vjeçari Andrea Trevisian, banor i komunës Vo Euganeo e cila u bë dhe vatra e parë e koronavirusit në Itali. Kurba e pandemisë në Itali po shkon dita ditës në një trend reduktimi si në numrin e viktimave ashtu dhe në atë të raste të infektura. Deri më sot numri i viktimave Covid 19 në Itali ka arritur në 33,475 dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima më shumë se një ditë më parë.Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 është deri sot më 233,175 si dhe janë shënuar 179 raste pozitive më shumë në 24 orë.Numri i personave aktivë pozitiv me koronavirus në Itali është 41,367.6,099 po kurohen në struktura spitalore ndërsa 424 pacientë janë shtruar në repartet e terapisë intesive.Personat e shëruar nga Covid në Itali janë 158,355 e janë 848 të shëruar më shumë se një ditë më parë.Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive.Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia janë regjistruar 19 viktima e 60 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.Numri i viktimave në këtë rajon ka shkuar në 16,131 e i të infektaurve më 89,018.