Trump me qëndrim kundër protestuesve anti-racizëm
(last modified Wed, 24 Jun 2020 06:04:45 GMT )
Qershor 24, 2020 08:04 Europe/Tirane
  • Trump me qëndrim kundër protestuesve anti-racizëm

Presidenti amerikan edhe një herë i ka quajtur protestuesit anti-racizëm si grupe radikale të majta.

Donald Trump në një tubim elektoral të mbajtur në qytetin Finiks të Arizonas iu është drejtuar protestuesve anti-racizëm dhe ka thënë: Të majtët radikalë e urrejnë historinë e këtij vendi. Lobet e frontit të majtë mundohen ta shkatërrojnë trashëgiminë e Amerikës. Sipas Trump fronti i majtë nuk përpiqet për ngritjen e drejtësisë, barazisë dhe për të ngritur të shtypurit pasi ata kanë vetëm një qëllim dhe ai është marrja e pushtetit politik në çdo lloj forme. Presidenti amerikan gjithashtu tha se për shkak të veprimtarisë së papërshtatshme të Barack Obamës dhe Joe Biden ai arriti të fitojë dhe të zgjidhet president. Unë sot jam këtu për shkak të Barack Obamës dhe Joe Biden të cilët nuk e bënë sic duhet detyrën e tyre. Me afrimin e 3 nëntorit datës së organizimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, Donald Trump po përballet me kritika të shumta për shkak të paaftësisë së tij në përballje me virusin korona dhe mospërfilljen e këshillave shëndetësore lidhur me tubimet elektorale.

Tags