Greqia me reagim të ri kundër pranisë ushtarake të Turqisë në Libi
(last modified Thu, 02 Jul 2020 11:23:02 GMT )
Korrik 02, 2020 13:23 Europe/Tirane
  • Greqia me reagim të ri kundër pranisë ushtarake të Turqisë në Libi

Ministri i punëve të jashtme të Greqisë i ka quajtur "pushtim ushtarak" veprimet ushtarake të Turqisë në Libi dhe ka theksuar se Athina është kundër këtyre veprimeve.  

Gazeta "Al-Jeum Al-Sabi'e" e Egjiptit në një raport të saj ka shkruar se Nikos Dendias, ministri i punëve të jashtme të Greqisë, edhe një herë ka dënuar praninë ushtarake të Turqisë në Libi dhe ka kërkuar ndërprerjen e veprimeve ushtarake të Turqisë në Libi.

Nikos Dendias ditën e mërkurë në qytetin Al-Kuba të Libisë është takuar me Aguila Saleh, kryetarin e Parlamentit të Libisë Lindore dhe gjatë këtij takimi ka theksuar rëndësinë e krijimit të një rrugëzgjidhje politike për daljen e Libisë nga kriza aktuale.

Ministri i jashtëm grek ka kërkuar nga të gjitha forcat e huaja të pranishme në Libi duke përfshirë edhe ato të Turqisë që sa më shpejtë të largohen nga Libia.

Qeveria e Turqisë po mbështet qeverinë e pajtimit kombëtar të Libisë të kryesuar nga Fajez Saraxh dhe kjo qeveri është njohur zyrtarisht nga ana e OKB dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria e Libisë Lindore nuk gëzon legjitimitet ndërkombëtar.

Tags