Përfaqësuesja amerikane në OKB mban qëndrime anti-iraniane
(last modified Tue, 11 Aug 2020 06:57:09 GMT )
Gusht 11, 2020 08:57 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesja amerikane në OKB mban qëndrime anti-iraniane

Përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka kërkuar rinovimin e embargos së armatimeve kundër Iranit.

Kelly Craft, në një intervistë me Fox News, sa i përket anulimit të embargos së armatimeve kundër Iranit ka thënë: Nuk kemi asnjë opsion dhe zgjedhje tjetër veçse të shtyjmë embargo e armatimeve. Craft për të fshehur terrorizmin qeveritar të Amerikës dhe regjimit sionist, ka përsëritur proteidet e qeverisë Trump kundër Iranit dhe ka thënë se Irani është mbështetësi më i madh i terrorizmit në botë. Barbara Slavin, përfaqësuese e insistutit Atlantic në Uashington, ka deklaruar se situata në KS të OKB dëshmon për dështimin e përpjekjeve të Mike Pompeo dhe shtoi se projekt-rezoluta e propozuar kundër embargos se armatimeve ndaj Irani është bërë shkak për izolimin e Trump në KS të OKB. Me afrimin e datës për heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të penguar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit qeveria amerikane mes anëtarëve të KS të OKB ka shpërndarë një projekt-rezolutë ku kërkon ndalimin e heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur miratimi i kësaj projekt-rezolute ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimin e veto-s nga ana e Rusisë dhe Kinës. Embargoja e armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB do të hiqet në tetor të vitit 2020.

Tags