Rezoluta anti-iraniane vihet në rendin e punës së KS të OKB
(last modified Thu, 13 Aug 2020 06:13:43 GMT )
Gusht 13, 2020 08:13 Europe/Tirane
  • Rezoluta anti-iraniane vihet në rendin e punës së KS të OKB

Pas disa ditë diskutime mbi një rezolutë të propozuar nga SH.B.A. për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit, delegacioni amerikan në Kombet e Bashkuara i ka kërkuar përfundimisht kryetarit të Këshillit të Sigurimit që të vërë në rendin e ditës versionin e fundit të rishikuar të rezolutës së propozuar prej tij.

Sipas agjencisë IRNA; Ende nuk është caktuar koha e votimit, por anëtarët kanë 24 orë kohë për të votuar. Embargoja e armëve kundër Iranit do të përfundojë më 18 tetor të këtij viti, sipas parashikimeve të Këshillit të Sigurimit të KB. Qeveria amerikane të martën duhej të vinte në votim një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku kishte kërkuar zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit. Ndërsa afrohet afati për heqjen e sanksioneve të armëve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, që është pjesë e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, amerikanët kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për të parandaluar heqjen e embargos. Edhe pse Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dy vjet më parë, pavarësisht Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, ajo pretendon në një interpretim të ri juridik se ajo është ende një palë e kësaj marrëveshjeje sipas kushteve të rezolutës dhe ka të drejtë të përdorë mekanizmat  në këtë marrëveshje, përfshirë mekanizmin Moshe për kthimin e sanksioneve mbi Iranin. Në më pak se tre muaj nga organizimi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA, administrata Trump e ka lidhur fatin e politikës së saj të jashtme me embargon e armëve ndaj Iranit dhe dëshiron ta përdorë atë për propagandë.

Tags