May 07, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Sulmi i regjimit izraelit në Rafah do të jetë i patolerueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se sulmi i regjimit gjenocidal sionist në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, do të jetë i patolerueshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, në një takim me presidentin italian Sergio Mattarella, deklaroi se një sulm tokësor në Rafah do të ketë pasoja shkatërruese njerëzore dhe do të destabilizojë rajonin. Guterres për negociatat e armëpushimit në Rripin e Gazës, tha se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një bisedë telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe Seyed Abbas Kamel, kreun e shërbimit Informativ të Egjiptit, diskutoi për marrëveshjen e Hamasit me Dohën dhe propozimin e Kajros për një armëpushim në Rripin e Gazës. Këshilltari politik i Haniyeh, Tahir al-Nunu tha se Hamasi ra dakord me propozimin, i cili përfshin vendosjen e një armëpushimi, rindërtimin e zonave të rrënuara, kthimin e refugjatëve palestinezë dhe lirimin e të burgosurve. Pasi u bë publike dakordimi i Hamasit me planin e armëpushimit, regjimi sionist sulmoi Rafahun, duke vrarë pesë persona, përfshirë një fëmijë.

Tags