May 07, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • Uashingtoni: Ne nuk e mbështesim sulmin e plotë të Izraelit në Rafah

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se ky vend nuk mund të mbështesë sulmin e plotë të regjimit sionist në Rafah pasi ky veprim do të çojë në më shumë viktima dhe do të pengojë dërgimin e ndihmave humanitare.

Sipas Rusia Today, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Mattheë Miller gazetarëve në Uashington u tha: "Ne nuk e mbështesim sulmin në shkallë të plotë të ushtrisë izraelite në Rafah dhe për këtë kemi paralajmëruar kryeministrin izraelit.  Miller shtoi: Ne besojmë se sulmi ushtarak në Rafah do të rrisë ndjeshëm vuajtjet e popullit palestinez. Gjithashtu, sulmi ndaj këtij qyteti do të pengojë ndihmat humanitare për Gazën dhe nuk do të na lejojë të mbajmë nivelin e dërgimit të ndihmave. Sulmi ajror i ushtrisë së regjimit sionist në Rafah ka nisur dje. Kjo është në kohën kur lëvizja Hamas përmes një komunikate ka njoftuar se shefi i zyrës politike të kësaj lëvizjeje, Ismail Haniyeh, është pajtuar me planin e Katarit për armëpushim në Gaza. Sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve Sputnik, marrëveshja e armëpushimit të Gazës, e miratuar nga lëvizja palestineze Hamas, parashikon ndërprerje të plotë të konflikteve në muajin e dytë të zbatimit të saj. Megjithatë, ushtria pushtuese njoftoi se u ka kërkuar banorëve të Rafahut që të evakuojnë menjëherë zonën dhe të lëvizin në zonën neutrale në al-Mavasi në Khan Yunis, pasi kjo ushtri është duke u përgatitur për fillimin e operacioneve të saj kundër këtij qyteti.

Tags