Krim i ri i ISIS-it në Kongon lindore/Vrasin dhjetëra civilë
(last modified Sun, 09 Jun 2024 08:50:17 GMT )
Qershor 09, 2024 10:50 Europe/Tirane
  • Krim i ri i ISIS-it në Kongon lindore/Vrasin dhjetëra civilë

Elementë të grupit terrorist ISIS vranë të paktën 60 persona gjatë një sulmi në një fshat në Kongon lindore.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, grupi terrorist ISIS njoftoi në një deklaratë se elementë të këtij grupi u prenë kokën 60 personave në një sulm në fshatin e krishterë Masala, në rajonin Bini, në lindje të Kongos dhe u vunë flakën disa prej shtëpive të banorëve të këtij fshati, si dhe kanë plaçkitur pronat e tyre.

Pjesa lindore e Republikës Demokratike të Kongos ka parë akte të dhunshme dhe konflikte midis grupeve të armatosura në 30 vitet e fundit.

Forcat e Aleancës Demokratike (ADF), e cila filloi të veprojë në Ugandë dhe në Republikën Demokratike të Kongos në fund të viteve 1990, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur qindra mijëra njerëz.

Forcat e Aleancës Demokratike (ADF) janë një grup i lidhur me ISIS-in, grup, i cili ka kryer krime në Kongo prej vitesh.

Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar, grupet e armatosura rebele vranë më shumë se 1200 civilë në dy provincat, Kivu Veriore dhe Ituri të Kongos dhe vrasjet e përsëritura çuan në zhvendosjen e familjeve, madje edhe të fshatrave të tërë.

 

Tags