Parstoday: Urime për vitin e ri 2017
(last modified Sun, 01 Jan 2017 06:17:15 GMT )
Janar 01, 2017 07:17 Europe/Tirane
  • Parstoday: Urime për vitin e ri 2017

Prej disa orësh kemi lënë pas 2016-n dhe kemi hyrë në një tjetër vit, për të cilin urojmë që të jetë më i mirë, të sjellë më shumë shëndet, gëzime dhe lumturi për të gjithë ne.

Po lëmë pas një vit të mbushur me gëzime, suksese, por edhe momente hidhërimi, sepse jeta është e larmishme e mbushur me çaste nga më të ndryshmet. Shpresojmë dhe urojmë që 2017-ta të sjellë më shumë gëzim e lumturi, shëndet dhe mbarësi për të gjithë. Pra, le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë kudo ata që ndodhen në Shqipëri dhe anë e mbanë botës. Shpresojmë dhe urojmë që viti 2017 të sjellë më shumë begati për të gjithë, të krijojë një mjedis më të shëndetshëm social dhe ekonomik për çdo shqiptar, brenda apo jashtë kufijve zyrtarë të Republikës së Shqipërisë. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit në gjuhën shqipe Parstoday/sq, uron vitin e ri për të gjithë dëgjuesit shqiptar dhe shpreson që viti i ri të jetë më paqësor sesa viti i kaluar në të gjithë botën.  

 

Tags