Tetor 27, 2020 12:02 Europe/Tirane
  • Fushata e presionit maksimal të SHBA dhe rezistenca maksimale e Iranit  (1)

Pas tërheqjes nga marrëveshjes bërthamore e Iranit në maj 2018, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksionet më të ashpra dhe më të gjera ndaj Iranit si pjesë e një fushate të presionit maksimal dhe vazhdojnë të shpallin herë pas here sanksione të reja.

Administrata Trump pretendon se në këtë mënyrë,  do ta detyrojë Teheranin të dorëzohet ndaj dymbëdhjetë kërkesave të  Shteteve të Bashkuara që Pompeo i bëri në maj 2018.Pompeo kishte njoftuar një listë me 12 kërkesa nga Irani si një parakusht për bisedimet e Uashingtonit me Teheranin, të cilat, natyrisht, u tallën nga shumë analistë dhe media. Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për një ndalim të plotë të programit bërthamor të Iranit, një ndalje dhe kufizim të programit të raketave dhe një fund të veprimeve rajonale të Iranit.Në fakt, Pompeo donte që Irani t’i dorëzohej plotësisht Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, rezistenca e paepur e popullit iranian ndaj këtyre sanksioneve ka dekurajuar administratën Trump, e cila ka marrë masa provokuese të tilla si vendosja e Gardës Revolucionare (IRGC) në listën e organizatave terroriste, vrasja e Gjeneralit  Soleimani, komandant i Forcës Kuds të IRGC dhe sanksionimi i zyrtarëve të lartë iranianë. Uashingtoni, në të njëjtën kohë, herë pas here vendos sanksione ndaj bankave, kompanive dhe individëve dhe personave juridikë nën pretekste të ndryshme.

Presidenti skandaloz i SHBA Donald Trump beson se duke vendosur sanksionet më të ashpra kundër Iranit, të cilat janë të pashembullta në histori, do ta detyrojë Teheranin të ulet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një marrëveshje të re me Iranin.Duke deklaruar se Irani kërkon të mbajë marrëveshjen bërthamore   pa Shtetet e Bashkuara, ai është nën iluzionin se Irani përfundimisht do të detyrohet të hyjë në negociata me Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje të re.Sidoqoftë, një vështrim në historinë e konfrontimit Iran-SHBA gjatë 40 viteve të fundit tregon se Irani kurrë nuk është përkulur para presionit të sanksioneve të SHBA. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për fuqinë parandaluese ushtarake të Iranit dhe e dinë se për çdo aventurë ushtarake kundër Iranit duhet të paguajë një çmim të rëndë. Prandaj, Amerika kërkon të arrijë qëllimet e saj anti-iraniane përmes aplikimit të fuqisë gjysmë të fortë, dmth fuqisë ekonomike në formën e sanksioneve më të ashpra kundër Iranit. Një vështrim në trendin në rritje të sanksioneve anti-Iran të Uashingtonit gjatë dy viteve dhe muajve të fundit tregon se këto sanksione nuk janë të kufizuara vetëm në dimensionet ekonomike, tregtare dhe bankare. Tani, Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë individë dhe persona juridikë në të gjitha aspektet që lidhen me Iranin, duke përfshirë politik, gjyqësor, të drejtat e njeriut, kibernetik, bërthamor, etj, dhe kohë pas kohe shpallin sanksione të reja. Ndërkohë, administrata Trump po kërkon fuqimisht të zgjasë embargon e armëve ndaj Iranit, të cilën pretendon se do të realizohet duke pretenduar zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit nga 20 shtatori 2020.Sidoqoftë, administrata e Trump është kritikuar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në muajt e fundit, për joefektivitetin e kësaj politike dhe përshkallëzimin e tensioneve me Iranin. Senatori demokrat Chris Murphy ka kritikuar politikat ekstremiste të Trump ndaj Iranit, duke thënë se ato vetëm e kanë forcuar Iranin. "Politika e Trump ndaj Iranit nuk ka pasur efekt tjetër përveç se t'i bëjë ata (Iranin) më të fortë dhe Shtetet e Bashkuara më të dobëta," shkroi Murphy në Twitter.

Një nga aspektet më të rëndësishme të fushatës së sanksioneve anti-Iran të administratës Trump kanë qenë përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara gjatë një viti e gjysmë për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit , por ajo ka dështuar keq. Dy drafte të një rezolute që synonin të zgjasin embargon për tregtinë e armëve me Iranin, u prezantuan nga SHBA dhe kjo në hapësirën prej 3 ditësh: tërbimi anti-iranian në Uashington  përshpejtohet shumë habitshëm. Por votimi në KS të OKB ishte një katastrofë, pasi Uashingtoni nuk u përkrah nga askush duke ndjerë shijen e hidhur të izolimit. Me gjithë kundërshtimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo më 20 shtator pretendoi se të gjitha sanksionet e KB kundër Iranit, përfshirë edhe embargon e armëve, ishin rivendosur. Ky pretendim nga Shtetet e Bashkuara ka hasur në kundërshtim të gjerë. Trojka Evropiane dhe Kina dhe Rusia botuan së fundmi një deklaratë të përbashkët duke iu referuar tërheqjes së njëanshme dhe pezullimit të pjesëmarrjes së SH.B.A.-së në marrëveshjen bërthamore, duke theksuar se Uashingtoni nuk mund të fillonte procesin e kthimit të sanksioneve të KB kundër Iranit sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit. Duke vazhduar qëndrimin anti-iranian të Shtëpisë së Bardhë, SHBA kërcënoi se vendet që kundërshtojnë zgjatjen e embargos së armëve të Iranit do t'i nënshtrohen sanksioneve dhe kufizimeve të SHBA.

Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila u miratua me konsensus pas marrëveshjes bërthamore, embargoja e armëve në Iran do të skadojë në 18 Tetor 2020. Pozicioni i ri i SHBA për këtë çështje duket se është marrë pas dëshpërimit nga përpjekjet e gjera të dështuara të administratës Trump për të mbajtur embargon e armëve kundër Iranit. Uashingtoni kishte shpresuar më parë se, duke pasur parasysh përbërjen e Këshillit të Sigurimit, ai mund të kalonte lehtësisht rezolutën e tij të propozuar për të parandaluar heqjen e embargos së armëve në Iran. Por ai u përball me një dështim të paparë në Këshillin e Sigurimit, që do të thotë se jo vetëm fuqitë rivale të SHBA si Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës, por edhe partnerët evropianë të Uashingtonit, së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit përveç Republikës Dominikane, abstenuan. Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të ringjallur në mënyrë të njëanshme rezolutat e sanksioneve të KB dhe për t’ia arritur këtij qëllimi janë duke përdorur të gjitha mjetet e tyre ekonomike dhe diplomatike për t'i imponuar bashkësisë ndërkombëtare objektivin e saj. Qasja e SHBA tashmë është shfaqur dhe kërcënimi i fundit ndaj kompanive të armëve nga i përfaqësuesi special i SHBA për Iranin Elliott Abrams, mund të analizohet në kontekstin e përdorimit të sanksioneve dytësore për të nxjerrë në dritë pretendimin e paligjshëm të SHBA. Megjithatë Uashingtoni ka anashkaluar një çështje të rëndësishme. Për shumë vite, Republika Islamike e Iranit nuk ka blerë armët kryesore të ndaluara për Iranin sipas rezolutave të KB dhe për shkak të sanksioneve të gjera, mirëpo përkundrazi ajo ka ndërmarrë hapa të mëdhenj duke u mbështetur në talentet dhe aftësitë e brendshme, sidomos në projektimin, prodhimin dhe përdorimin e një larmie pajisjesh ushtarake tokësore dhe ajrore, armësh detare, raketa dhe pajisje elektronike dhe sensorë. Prandaj, në kundërshtim me perceptimin e Uashingtonit, Irani ndryshe nga aleatët arabë të Uashingtonit në rajon, në thelb nuk ka shumë nevojë për blerje armatimesh në sasi të mëdha dhe përkundrazi, Irani ka një aftësi të konsiderueshme për të eksportuar armë.

Pavarësisht kësaj përpjekje të re të SHBA, kundërshtimi i fortë i Rusisë dhe Kinës ndaj veprimit të ri anti-iranian të Uashingtonit tregon se ata injorojnë kërcënimin e sanksioneve të SHBA. Uashingtoni pretendon se Moska dhe Pekini synojnë t'i shesin armë Iranit pas përfundimit të embargos së armëve, dmth pas 18 tetorit 2020. Kirk Dorsey, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Neë Hampshire, duke iu referuar deklaratave të fundit nga Sekretari i Shtetit Pompeo se Shtetet e Bashkuara do të ndalonin shitjen e armëve ruse dhe kineze Iranit, tha: "Unë nuk e di se si Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë këtë. ... Tani asnjë vend nuk shqetësohet më për këto kërcënime".

Tags