Në shkollën e dëshmorit Sulejmani
(last modified Sat, 02 Jan 2021 05:54:31 GMT )
Janar 02, 2021 06:54 Europe/Tirane
  • Në shkollën e dëshmorit Sulejmani

Kaloi një vit që nga martirizimi i gjeneralit të lartë të ushtrisë së Islamit, dëshmorit gjeneral-major Kasem Sulejmani.

Në orët e para të datës 3 janar të vitit 2020, gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, që popujt myslimanë dhe jomyslimanë të Azisë Perëndimore, sidomos populli i Irakut mbrojtjen e jetës, pasurisë, sigurisë dhe qetësisë së vet e konsiderojnë rezultat të luftës së pandërprerë dhe sakrificës së tij, me ftesë zyrtare të Qeverisë së Irakut, kishte arritur në aeroportin e Bagdadit. Ai në aeroportin e Bagdadit ishte pritur nga Abu Mahdi Al-Muhendis, lideri i forcave “Kataibe Hezbullah” dhe një prej komandantëve të lartë të forcave të rezistencës “Hashd Sha’bi” të Irakut, i cili gjithashtu kishte luftuar krah për krah me gjeneral Kasem Sulejmani për shpëtimin e popullit të Irakut nga sulmet barbare dhe të egra të terroristëve të ISIS. Në orët e para të asaj dite, makina që transportonte të dy komandantët e mëdhenj dhe sakrifikues ishte goditur me raketa me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump dhe të dy gjeneralët, do të thotë edhe miku edhe mikpritësi u martirizuan së bashku.

Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani (në të djathtë) dhe gjenerali i martirizuar Abu Mahdi Al-Muhendis

Tani po kalon një vit që nga ajo ditë, mirëpo kujtimi për personalitetin e madh dhe trimëritë e gjeneral Kasem Solejmani, kurrë nuk harrohet dhe të gjithë do ta kujtojnë fytyrën e ndritur dhe plotë me durim dhe qetësi të tij, ndërsa familjet e dëshmorëve gjithmonë do ta ndjejnë dorën përkëdhelëse të këtij burri të madh mbi kokën e vet, i cili gjithnjë e ndjente veten përgjegjës ndaj tyre vazhdimisht mbështeste ata si një baba me plotë dhimbje, dashuri dhe bujari. Ai ishte një burri i madh i cili me të vërtetë ishte shembull konkret i zbatimit të ajetit kur’anor “Të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin”, ashtu sikur që armiku me të dëgjuar emrin e tij e ndjente frikën deri në palcë, ndërsa fëmijët e dëshmorëve me të përmendur emrin e tij, ndjenin qetësi të madhe në zemrën e tyre...

Ngjarja e 3 janarit 2020, papritur e pasqyroi një personalitet që deri në atë ditë askush nuk e dinte se çfarë pozite dhe dashurie ka mbjell ai në zemrat e njerëzve dhe askush nuk e dinte se sa e donte atë. Ndërkohë martirizimi i tij në realitet e trazoi të gjithë botën.

Vendimi për kryerjen e atentatit terrorist ndaj dëshmorit gjeneral Sulejmani ishte një gabim i madh strategjik për amerikanët. Me këtë atentat terrorist dhe qyqar, gjeneral Sulejmani u shndërrua në një legjendë inspirues për të gjithë dashamirësit e Iranit dhe për të gjithë ata që luftojnë arrogancën botërore. Kjo ngjarje i dha një shpirt të freskët të gjithë strukturës së organizatës së forcave të rezistencës në nivel të rajonit dhe forcoi ndjenjën e unitetit kombëtar në shoqërinë iraniane.

Kjo është specifika dhe karakteristika e dëshmorit dhe efekti i martirizimit të cilën nuk mund ta perceptojnë dhe as nuk mund ta kuptojnë fuqitë arrogante. Asnjë shkollë materialiste nuk mund të ftojë ndjekësit e vet për sakrificë pa ekzistuar një pritje nga dikush tjetër. Kjo është për arsye se i vetmi standard dhe kriter i tyre është interesi i tyre. Nëse heqja dorë nga pasuria dhe falja e saj për të tjerët në këtë vizion të bëhet me formalitet të arsyeshme, por sakrifikimi i jetës për hir të dikujt tjetër nuk ka kurrfarë arsyetimi në vizionin e shkollave materialiste. Sot, gjithashtu e quajnë “terrorizëm” kulturën e martirizimit të myslimanëve përball dhunës dhe padrejtësisë së fuqive arrogante në mënyrë që duke mashtruar opinionin publik, të kryejnë vrasje masive dhe gjenocid kundër myslimanëve.

Por, sakrifica dhe flijimi i jetës mund të arsyetohet vetëm në një shkollë e cila është përtej jetës në këtë botë dhe beson në botën e amshueshme në botën tjetër. Ai njëri mund të jetë i sakrificës dhe flijimit i cili beson në një lumturi për vete pas vdekjes së tij dhe bën flijim e sakrificë për t’u afruar sa më shumë pranë Fronit Hyjnor. Prandaj mirëpritja e martirizimit e cila është kulmi i sakrificës dhe flijimit të njeriut mund të manifestohet vetëm nga ai njeri i cili beson në botën metafizike dhe në botën tjetër. Në kulturën e Islamit, martir është ai i cili ka bërë hapa në rrugën e Zotit, në rrugën e të vërtetës dhe virtyteve të larta dhe digjet si një qiri në mënyrë që të tjerët të jetojnë nën dritën e tij dhe në qetësinë e krijuar. Martirizimi nga ky aspekt është një vepër e shenjtë sepse është flijim me vetëdije i të gjithë qenies dhe ekzistencës së një individi në rrugën e një qëllimi të shenjtë dhe martirët janë bazë e jetës shpirtëror dhe të zhvillimit të shoqërisë që do të thotë objektivizëm dhe ecje në rrugën drejt realizimit të idealeve dhe me një shpresë në të ardhmen dhe me shpresë për fitoren e të vërtetës. Në këtë mënyrë, martiri për të arritur në pozitën e afrimit pranë Fronit Hyjnor, nuk ka durim dhe me gëzim e pret një gjë të tillë. Në letrën e fundit që martir Kasem Sulejmani e ka shkruar për vajzën e vet, në lidhje me dëshirën dhe aspiratën e tij të madhe për martirizim, kishte shkruar:

“E dashur Fatime! Këto disa faqe po i shkruaj për ty, sepse e di që ti më do mua në mënyrë të shenjtë. Nuk e di se për çfarë arsye po t’i them ty këto fjalë, por po ndjej se në këtë vetmi dhe kurbet të jetës time, kam nevojë të shpalos fshehtësitë e zemrës time për dikë...

Ah! Vdekja ime e përgjakur! E dashura ime! E bukura e ime! Ku je?

Jam i përmallur për t’u takuar me ty... Kur puthja e shpërthimit tënd, më shkrin të gjithë qenien time në ty, e bën tym dhe e djeg të tërën. Sa shumë e dua këtë çast. Ah... Sa e bukur është kjo pamje. Sa shumë e dua këtë çast. Flijimi në rrugën e të vërtetës, është shumë i bukur...

O Zot! 30 vjet jam munduar dhe kam bërë përpjekje për këtë çast. Për këtë çast jam përballur e kam garuar me të gjithë konkurrentët e dashurisë. Kam marrë shumë plagë, kam dërguar edhe ndërmjetësues. Sa e bukur është kjo pamje! Sa e dua këtë çast...”.

Gjeneral Kasem Sulejmani ka bërë atë që armiqtë e tij me gjuhën e vet kanë lavdëruar trimërinë, inteligjencën dhe maturinë e tij si gjatë kohës së periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme dhe si tani në lidhje me krizat rajonale. Në periudhën e luftës, në frontet e fushëbetejës, ai ka projektuar planet më të mira për të sulmuar dhe vet ishte pionier në zbatimin e atyre planeve. Ai ishte një komandant i cili nuk e njihte lodhjen dhe me zgjuarsinë e tij të lartë, ka administruar dhe komanduar brigadën ushtarake më të fuqishme luftarake që thyente vijat e fronteve gjatë operacioneve të Mbrojtjes së Lavdishme. Faktori më i madh i suksesit të brigadës ushtarake 41 “Tharullah” të Kermanit gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme nën komandën e martir Kasem Sulejmani, ishte ky që në kohën e operacioneve ai u thoshte bashkëluftëtarëve të tij “Ejani!” dhe nuk u thoshte “Shkoni!”. Selia komanduese e tij ishte vija e parë e frontit të fushëbetejës. Ai gjithmonë qëndronte në zonën e parë që ndante forcat e veta dhe forcat e armikut dhe për atë jeta e forcave dhe luftëtarëve të tij ishte shumë e shtrenjtë dhe e dashur. Prandaj, ai pikërisht për këtë arsye, vet merrte përsipër të gjitha planet e operacioneve që nga zbulimi e identifikimi i fushëbetejës e deri në udhëzimin e forcave duke treguar një ndjeshmëri të lartë dhe vetëm pasi që shqyrtonte e analizonte me precizitet informacionet e fushëbetejës së luftës dhe pozitën e armikut, i fuste forcat e tij në fushëbetejën e luftës.

Gjeneral Haxh Kasem Sulejmani ishte burri i parë i fronteve të luftës

Prej karakteristikave të tjera të pashembullta të gjeneral Kasem Sulejmani ishte ekuilibri dhe ruajtja e rrugës së mesme në sjellje, në të folur dhe veprim. Në fushën politike dhe shoqërore ai ndiqte gjithmonë rrugën e mese dhe ekuilibrin në sjellje, prandaj asnjë grup dhe parti politike në vend nuk mund të mos e konsideron atë prej vetes dhe të mos mbështesë qëndrimet e tij. Ai çdo herë kur hapte gojën dhe fliste në lidhje me çështjet politike, jepte mendimin e tij me dhimbje e dashuri. Askush nuk mund ta kundërshtonte atë, për arsye se ai as nuk kërkonte qetësinë e kësaj bote dhe as nuk mundohej kurrë për pushtetin e kësaj bote. Ai ka qëndruar vazhdimisht në betejë dhe në fushën e veprimit. Ai ishte një burrë i cili ishte shumë popullor dhe të gjithë e donin. Kur përfundoi lufta, ai shkoi në pjesën lindore të Iranit për të garantuar sigurinë e vendit nga veprimet destruktive të grupeve terroriste, por edhe pse u detyrua të kapë armën në dorë, përsëri me maturi, argumentim dhe me anë të famës dhe popullaritetit që kishte, i dha fund këtyre veprimeve në mënyrën më të logjikshme të mundshme dhe e ktheu qetësinë dhe sigurinë në këto rajone. Në çështjet shoqërore, ai kishte një qëndrim të binjakëzuar me siguri dhe qetësi. Ai ishte një njeri që vazhdimisht tërhiqte njerëzit më shumë se sa i largonte ata. Ai kishte një qëndrim shumë të dashur dhe të mëshirshëm për gjeneratën e rinisë së shoqërisë.

Sinqeriteti është një prej karakteristikave dhe virtyteve morale më të rëndësishme, madje një prej virtyteve më kryesore morale për të cilën ka nevojë një njeri rrugëtar drejt Zotit. Rëndësia e sinqeritetit bëhet më e qartë atëherë kur ta dimë se esencialisht Zoti i madhëruar gjithmonë ushtron ndikim dhe efekt të madh mbi veprat të cilat kryen në bazë të besimit dhe sinqeritetit. Në të vërtetë, çdo veprim që e bën njeriu në bazë të sinqeritetit, Zoti i madhëruar do t’i jap begati atij veprim që bëhet në bazë të llogaritjeve materiale, ai veprim është i lëkundur, edhe pse mund të sjellë rezultate të caktuara.

Sekreti i popullaritetit të gjeneral Kasem Sulejmani qëndron pikërisht në sinqeritetin e tij. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shumë herë e ka prezantuar atë me atributin e sinqeritetit. Për shembull, në takim me familjen e gjeneral Kasem Sulejmani, Ajetullah Khamenei ka thënë: “Po e shikoni se çfarë po bëjnë njerëzit për Haxh Kasem?! Ky është ngushëllim për ju... Dijeni se njerëzit e dinë vlerën e babait tuaj dhe ky është rezultat i sinqeritetit. Ky është sinqeriteti. Nëse nuk do të ekzistonte sinqeriteti, zemrat e njerëzve nuk do ta kuptojnë në këtë mënyrë. Zemrat janë në dorën e Zotit. Kjo që zemrat e njerëzve të kuptojnë këtë deri në këtë masë, tregon se te ai burrë ka ekzistuar një sinqeritet e madh”. Ajetullah Khamenei edhe në namazin e kufomës që fali mbi arkivolin e gjeneral Kasem Sulejmani, gjatë lutjes së tij përdori një shprehje të veçantë duke aluduar në sinqeritetin e gjeneral Kasem Sulejmani dhe tha:

اللهُم اِنَّکَ تَوَفَّیتَهُم مُتَلَطِّخِینَ بِدِمائِهِم فِی سَبیلِ رِضاکَ، مُستَشهَدینَ بَینَ اَیدیهِم، مُخلِصینَ فِی ذلکَ لِوَجهِکَ الکَریمِ

“O Zot! Ti ua ke marrë shpirtin atyre në kohën kur ata ishin të zhytur në gjak duke luftuar në rrugën tënde dhe janë martirizuar përball njëri-tjetrit. Ata ishin njerëz të cilët në rrugën e martirizimit, e kishin pastruar vetëm me sinqeritet për Zotin e madhëruar”.

Gjeneral Kasem Sulejmani përkrah Ajetullah Khamenei

Gjeneral Sulejmani e kishte themeluar një shkollë bazat e të cilës ishin ndërtimi i njeriut, humanizmi, trimëria, lufta në rrugën e Zotit dhe përpjekja e pandalshme, dashuria dhe mëshira, modestia, përulja, të qenit njeri i veprimit, ekuilibri  dhe flijimi, ndërkohë që ai gjatë gjithë jetës së tij të gjitha këto koncepte i ka zbatuar në veprim. Këto karakteristika të mira të cilat janë të veçanta për burrat e mëdhenj dhe pa pretendime siç ishte gjeneral Kasem Sueljamni, janë bërë shkak që ai të ketë një pozitë të veçantë në zemrën e të gjithë popullit të Iranit dhe të shumë popujve të botës ndërsa në Iran dhe Irak shumë njerëz me dashuri kanë marrë pjesë në atë nivel të gjerë në ceremoninë e varrimit të arkivolit të tij dhe me të drejtë ai mori epitetin “Gjenerali i Zemrave”.

Vala e gjerë që krijoi martirizimi i gjeneralit krenar të Islamit, Kasem Sulejmani në mbarë Umetin Islamik, tregon këtë se çdo pikë gjaku i këtij martiri u shndërrua në njëqind, në njëmijë madje edhe në një det të tërë gjaku që me futjen e asaj pike gjaku në trupin e shoqërisë, e gjallëron shoqërinë dhe i jep asaj një shpirt të lartë dhe ngjallë një lëvizje dhe dinamizëm të madh.