Ferdusi, ringjallësi i gjuhës persiane dhe identitetit iranian
(last modified Thu, 10 Jun 2021 21:02:59 GMT )
Qershor 10, 2021 23:02 Europe/Tirane
  • Ferdusi, ringjallësi i gjuhës persiane dhe identitetit iranian

Ky program është përgatitur me rastin e Ditës së Ferdusi dhe Ditës së gjuhës Perse.

Iranianët janë bijtë e Ferdusit dhe u rritën në krahët e tij; Sepse Shahnameh është vepra e mijëvjeçarëve e kulturës dhe artit iranian. Nëse Ferdusi nuk do të hynte në histori dhe nëse të mos kishte shkruar Shahnameh-në, mbase sot iranianët nuk do të flisnin gjuhën e hareshme dhe të ëmbël perse. Thuhet se "Një ditë, shkrimtarin e famshëm egjiptian Muhamed Hassanin Heikal e pyetën: " Çfarë ndodhi që ju egjiptianët me atë historik të shkëlqyer kulturor u bëtë arabisht-folës? "Ai tha se u bëmë arabë sepse nuk kishim një Ferdusi...".

 

Por pse, me gjithë ndikimin e gjuhës arabe në Iran dhe përhapjen e shkrimit arab në këtë vend dhe shkrimin e shumë librave në këtë gjuhë nga iranianët, arabishtja nuk u bë gjuha zyrtare e popullit iranian? Historia dëshmon se iranianët e ruajtën dhe përhapën persishten përmes përpjekjeve të pleqve dhe mendimtarëve të tyre. Kjo lëvizje nisi me shprehjen e Yaqub Laith Saffari, kreu i dinastisë Saffariane, i cili duke iu drejtuar poetëve dhe shkrimtarëve të oborrit mbretëror tha "Pse duhet të them një fjalë që nuk e kuptoj?". Pas kësaj guri i themelit vazhdoi të vendosej me shkrimtarët si Rudaki dhe Dakiki; Lëvizja arriti kulmin e saj ndriçues me Ferdusin dhe kryeveprën e tij të përjetshme dhe madhështore, Shahnameh.

Kam bërë një botë si parajsa nëpërmjet fjalës

Para kësaj  askush nuk mbolli farën e fjalës

Ndërtesat e larta të prishen

Nga era e dielli të digjen

Nga rregulli mendova për një kala të ngrohtë

Që nga shi dhe era të qëndrojë i fortë

Këtej e tutje jam i gjallë dhe vdekje të mos ketë

Pasi farën e fjalës e kam përhapur kudo gjetkë

Toka e gjerë e Iranit gjatë historisë ka përjetuar shumë kohë të hidhura dhe ka kaluar nëpër shumë periudha të luhatshme. Në mënyrë që të përballej me dominimin e shtypësve dhe epërsinë e jo-iranianëve, Ferdusi ringjalli historitë etnike dhe përshkrimin e civilizimit antik iranian dhe arriti të ringjallë ndjenjën e mbrojtjes së vendit tek shumë njerëz. Ndikimi i Shahnameh-së në frymën dhe mendimin iranian është së pari në aspektin e atdhedashurisë dhe patriotizmit, kështu që asnjë iranian i pastër duke lexuar vargje nga Shahnameh-ja nuk mund të qëndrojë larg ndjenjave dhe ndikimeve patriotike dhe të mos priret për të treguar guximin dhe trimërinë e tij.

Ferdusi duhet të konsiderohet si një nga heronjtë kombëtarë të Iranit. Ai mbrojti persishten nga ndikimi i fjalëve të huaja dhe mbrojti strukturën sintaksore dhe normat e gjuhës persiane nga çdo lloj efekti tjetërues apo i anomalive. Rritja e gjuhës perse i detyrohet pikërisht Ferdusit dhe  Shahnameh-së së tij dhe kjo është arsyeja pse emri i Ferdusit është i lidhur me qëndrueshmërinë e gjuhës perse. Dr. Khaleghi Motlagh, studiuesi i Shahnameh-së dhe redaktori i versionit më të plotë të Shahnameh-së së Ferdusit, si një iranian, beson se: "Ne një pjesë  të kombësisë sonë i detyrohemi gjuhës perse dhe gjuha perse në një masë të madhe i detyrohet Ferdusit dhe Shahnameh-së së tij ".

Varri i Ferdusit në Tous

Shahnameh-ja e Ferdusit është një nga thesaret më të pasura dhe më të vlefshme të gjuhës persiane për sa i përket mbledhjes së fjalëve dhe termave letrar dhe pa dyshim që është libri më i madh dhe i parë që mbron fjalët e sakta dhe të bukura të gjuhës perse dhe duke i futur këto fjalë në zemrën e vet ajo brezave të ardhshëm u ka përcjellë qartazi dhe në formën e një amaneti këtë bashkësi fjalësh nga gjuha perse. Gjuha persiane është një mjet për forcimin, bashkimin dhe lidhjen e fiseve të ndryshme iraniane. Shahnameh-ja e Ferdusit e ka pasuruar dhe forcuar gjuhën perse aq shumë saqë ajo nuk ka lë vend që kjo gjuhë të harrohet në histori. Mbi këtë bazë, Shahnameh-ja e Ferdusit e ndihmuar nga gjuha perse, është një nga bazat e unitetit etnik dhe fisnor të iranianëve.

U deshën vite që rëndësia e vërtetë e veprës së Ferdusi të bëhej e qartë dhe që vepra e tij e madhe të gjente vendin e merituar në historinë e Iranit. Shahnameh-ja është një kryevepër epike nga Ferdusi që ka ruajtur të kaluarën, kulturën dhe identitetin e iranianëve deri më sot. Duke shkruar Shahnameh-në, Ferdusi për vete jo vetëm që e mbajti historinë e kaluar të Iranit, por gjithashtu e mbajti atë të gjallë për të gjithë iranianët gjatë gjithë shekujve.

Shahnameh-ja është një libër me legjenda iraniane. Nëse Ferdusi nuk do të kompozonte Shahnameh-në, ne sot nuk do të kishim qasje në shumë prej këtyre legjendave. Përveç kësaj, Shahnameh-ja është një libër me histori antike iraniane, një libër me zakone dhe rituale antike të paraardhësve tanë. Ferdusi punoi pa u lodhur për tridhjetë vjet për të përfunduar Shahnameh-në. Shahnameh-ja është një kalendar i ilustruar i epikës, historisë dhe kulturës së Iranit. Sipas Charles Melville (profesor i Universitetit të Kembrixhit): "Arritja e madhe e Ferdusit ishte se ai ruajti historinë e iranianëve, domethënë historinë e perandorisë dhe lartësinë e lavdisë së tyre. Por çështja më e rëndësishme është se ai e përpiloi atë në gjuhën e vetë iranianëve, pra në persisht. Kjo vepër e Ferdusit është pjesë e konceptit të madh të të qenit iranian; Ndërgjegjësimi për identitetin dhe vetë-perceptimin. Kjo është një çështje që unë mendoj se është më e shumë dukshme tek Ferdusi se kushdo tjetër."

Shahnameh-ja e Ferdusit

Studiuesit si një nga arsyet e rëndësisë së Shahnameh-së së Ferdusi-t, konsiderojnë rolin që ky shkrimtar i madh me librin e tij të madh ka luajtur në kulturën dhe fatin e një kombi. Dr. Khaleghi Motlagh beson se nuk ka asnjë libër në letërsinë persiane dhe madje edhe në letërsinë botërore që, ashtu si Shahnameh-ja e Ferdusit, të mund të luajë një rol në fatin dhe kulturën e një kombi dhe të jetë efektiv në këtë masë kaq të madhe". Mohammad Ali Eslami Nodooshan, një studiues bashkëkohor i Ferdusit, gjithashtu e konsideron Shahnameh-në e Ferdusit si të vetmin libër në letërsinë botërore që ka ndryshuar fatin e një kombi. Sipas tij: "Shahnameh-ja ndryshoi fatin e Iranit dhe nëse Shahnameh-ja nuk do të ishte shkruar, ne mbase do të ishim në një vend tjetër. Nëse nuk do të ishte Shahnameh-ja, e njëjta gjë që ndodhi në disa vende, të tilla si Egjipti, Siria dhe Jordania, mund të ishte përsëritur edhe për Iranin. Mbijetesa e historisë dhe kulturës së Iranit dhe gjuhës perse është për shkak të Shahnameh-së së Ferdusit."

Ferdusi nuk mund të quhet thjesht një shkrimtar dhe mitolog, sepse ai rindërtoi një komb nëpërmjet poezisë dhe legjendës, nëpërmjet këtyre poezive të lavdishme dhe me peshë dhe me ndihmën e gjuhës së ëmbël dhe të rrjedhshme persishte. Në imagjinatën e Ferdusit, nuk ishin vetëm legjendat iraniane që u ringjallën me fjalët e tij, por ishin edhe iranianët që u formuan, u rritën dhe u bënë krenarë. Për këtë arsye, Shahnameh-ja është një pasqyrë e identitetit të iranianëve dhe çdo iranian ka nevojë për një pasqyrë si Shahnameh-ja për të parë veten dhe identitetin e tij kulturor. Sipas fjalëve të Ferdusit, iranianët u rishfaqën, u rritën dhe rilindën.

Irani në historinë e tij ka qenë vendi i poezive dhe ka krijuar kryeveprat më të mëdha letrare në botë.   Por midis librave me poezi të poetëve të mëdhenj iranianë si Hafezi, Saadiu, Khayyami, Nezami, Khaghani dhe Rumiu dhe shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj persë, pse studiuesit e Ferdusit dhe kryeveprës së tij të madhe, e kanë konsideruar Shahnameh-në si bazën e vërtetë e qenit iranian dhe të mbeturit iranian? Sepse poezitë e këtyre njerëzve të mëdhenj tregojnë vetëm një cep të Iranit dhe iranianëve. Vetëm në "Shahnameh-në" e Ferdusit, natyra dhe forma e  Iranit mund të gjenden si një perlë.

Shahnameh-ja është e rëndësishëm jo vetëm për iranianët por edhe për botën sepse ajo shqyrton bazën dhe natyrën e njerëzimit. Shahnameh-ja prek pikën kryesore të njerëzimit, e cila është lufta midis së mirës dhe së keqes. Mendimi i "Shahnameh-së" në këtë aspekt është fitorja e së mirës mbi të keqen. Pika më e rëndësishme dhe qendrore e Shahnameh-së së Ferdusit është "mençuria".

Shahnameh-ja e të Madhit të Toosit është një thesar i mençurisë dhe diturisë dhe e gjitha ajo është një mësim për njerëzimin, etikën dhe virtytin. Liria , mbajtja e kokës lart dhe mosnënshtrimi përballë padrejtësisë, janë parimet fikse njerëzore dhe morale të të gjithë heronjve të Shahnameh-së.

Urime dhe gëzuar për 25 Ordibeheshtin ( 15 Majin), Përvjetorin e Ferdusit, mbrojtësit të gjuhës perse.

 

Tags