Speciale për zgjedhjet e 13-ta Presidenciale (4)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109634-speciale_për_zgjedhjet_e_13_ta_presidenciale_(4)
Në shumicën e vendeve, ka institucione ligjore për të monitoruar zgjedhjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 18:40 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta Presidenciale (4)

Në shumicën e vendeve, ka institucione ligjore për të monitoruar zgjedhjet.

Sot në të gjitha vendet dhe sistemet zgjedhore; Çështja e verifikimit të zgjedhjeve, miratimit ose skualifikimit të kandidatëve, si dhe adresimit të ankesave dhe kundërshtimeve të kandidatëve është një çështje kryesore e administratorëve të zgjedhjeve. Në fakt, çështja e monitorimit nuk është e kufizuar vetëm në Iran, sepse pothuajse në të gjitha vendet ka institucione për të monitoruar zgjedhjet dhe zbatimin ligjor të tyre. "Këshilli Mbrojtës" në Republikën Islamike të Iranit, "Gjykata Kushtetuese" në Turqi, "Kuvendi i Kritikës" në Egjipt, "Këshilli Kushtetues" dhe "Gjykata Supreme" në Francë, "Gjykata Kushtetuese" në Gjermani, "Dhoma e Përfaqësuesve" dhe Senati në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Komunave në Britani dhe Gjykata Kushtetuese në Rusi janë ndër institucionet që mbikëqyrin zgjedhjet.

Prandaj, i ngjashëm me Këshillin Mbrojtës të Kushtetutës së Iranit, në vendet e tjera ka institucione të quajtura këshilla ose gjykata, puna e të cilave është të monitorojnë saktësinë e zgjedhjeve. Me fjalë të tjera, ekzistenca e një organi rregullator në vendet e tjera nuk është në dyshim dhe vetëm natyra e këtyre institucioneve është e ndryshme, e cila gjithashtu varet nga struktura politiko-juridike e vendeve. Në fakt, ajo që ngre dyshime për mungesën e një organi monitorimi të zgjedhjeve buron vetëm nga mungesa e vetëdijes për të drejtat kushtetuese dhe sistemet zgjedhore të vendeve të tjera. Në shumë demokraci në të gjithë botën, zgjedhjet monitorohen nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë drejtim, mund të përmendim vende të tilla si Austria dhe Filipinet. Në Austri, Gjykata Kushtetuese, anëtarët e së cilës zgjidhen nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Federal me rekomandimin e qeverisë dhe me dekretin presidencial, mbikëqyr vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Në Filipine, e cila ka një sistem dy parlamentesh, ku secili prej dy parlamenteve ka gjykatën e vet kushtetuese. Secila gjykatë përbëhet nga 9 persona.  Tre gjyqtarë nga Gjykata e Lartë dhe të tjerët nga Partia e Shumicës dhe Pakicës ku secili emëron tre kandidatë. Secili nga tre gjyqtarët me më shumë përvojë zgjidhet për të kryesuar gjykatën. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të mbikëqyrë zgjedhjet dhe rezolutat parlamentare. Në Francë;  Në përputhje me nenin 58 të Kushtetutës, Këshilli Kushtetues mbikëqyr vlefshmërinë e zgjedhjeve, trajton kundërshtimet dhe shpall rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Kushtetuta e vitit 1958 në Francë ia jep këtë përgjegjësi Këshillit Kushtetues. Ky këshill pasi të ketë analizuar të gjitha ankesat dhe procesin e zgjedhjeve, mund të marrë vendim për anulimin e zgjedhjeve ose të reformojë rezultatin e tyre. Këshilli në fjalë është përgjegjës për procesin e organizimit të zgjedhjeve nga fillimi e deri në fund. Sistemi i zgjedhjeve në Francë është ai që konfirmon kandidatët në formë individuale për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale me kushtin që personi në falë të ketë marrë më parë firmat e 1 mijë personaliteteve të njohura në vend ose të jetë një prej figurave të partive politike ose të lidhur me to. Sipas nenit 59 të kushtetutës, Këshilli Kushtetutës është ai që merr  vendim në çdo rast të mosmarrëveshjeve mes deputetëve dhe senatorëve. Sipas ligjit të zgjedhjes së presidentit në Francë i cili është reformuar në vitin 1962, Ministria e brendshme ka përgjegjësi të monitorojë konfirmimin e kandidatëve për president dhe parlament. Në zgjedhje mund të marrin pjesë ata kandidatë të cilët më parë kanë marrë konfirmimin e ministrisë së brendshme. Në vende të tjera, institucioni monitorues i zgjedhjeve është pikërisht në këtë formë. P.sh., sipas nenit 47 të Kushtetutës në Rumani, Asambleja e madhe Kombëtare është përgjegjëse të konfirmojë se një kandidat është apo jo i denjë për të marrë pjesë në zgjedhje. Një tjetër karakteristikë monitoruese e zgjedhjeve në vende të tjera, të njëjta si Këshilli Mbrojtës, është monitorimi në shkallë të gjerë. D.m.th. monitorimi përfshin të gjitha procesin dhe rrjedhën e zgjedhjeve. Duke u bazuar në nenin 58 të kushtetutës në Francë, Këshilli Kushtetues është përgjegjës për monitorimin e saktësisë së zgjedhjeve, analizimin e ankesave dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Ky monitorim përfshin të gjitha fazat e zgjedhjeve nga fillimi e deri në fund dhe në kryerjen e kësaj përgjegjësie nuk është nevoja që dikush të ankohet edhe pse ankesa vazhdimisht parashtrohen.

Neni 55 i Kushtetutës Japoneze gjithashtu përcakton që vendimi për kredibilitetin e anëtarëve të secilës Dhomë të parlamentit merret nga e njëjta Dhomë.  Dr. Seyed Morteza Kazemi Dinan, një ekspert i çështjeve politike dhe profesor universiteti, jep shembuj të institucioneve të ngjashme në vendet e tjera dhe thotë: "Përveç Këshillit Mbrojtës në Iran, i cili është përgjegjës për këtë detyrë serioze, në vendet e tjera për këtë rast janë përcaktuar institucione ligjore. Në vendet evropiane, ky monitorim bëhet me shumë kujdes. "Në Francë, është në krye Gjykata Supreme, në Gjermani Gjykata Kushtetuese dhe në Rusi ka institucione speciale që monitorojnë zgjedhjet."  Në disa vende, një këshill i quajtur Këshilli i Lartë Zgjedhor mbikëqyr zhvillimin e duhur të zgjedhjeve. Në këtë drejtim, ne mund t'i referohemi edhe ligjeve të monitorimit të zgjedhjeve të Turqisë. Sipas nenit 67 të kushtetutës turke, zgjedhjet dhe referendumet kryhen nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e gjyqësorit dhe bazohen në liri, barazi, votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë. Në nenin 79 thuhet gjithashtu; "Zgjedhjet zhvillohen nën administratën publike dhe nën mbikëqyrjen e gjyqësorit. Këshilli i Lartë Zgjedhor merr të gjitha masat ekzekutive për të siguruar zhvillimin e duhur dhe të rregullt të zgjedhjeve nga fillimi e deri në fund dhe për të hetuar dhe vendosur mbi ankesat e marra para ose pas votimit, si dhe për të përcaktuar rizgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke. Nuk pranohet asnjë kundërshtim nga asnjë zyrtar për vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor. "

Këshilli i Lartë Zgjedhor përbëhet nga 7 anëtarë kryesorë dhe 4 anëtarë alternativ. Shtatë anëtarë zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e Gjykatës Supreme të Apelit dhe pesë të tjerë nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë dhe zgjidhen me shumicë absolute. Neni 79 i Kushtetutës Turke gjithashtu thotë se Këshilli i Lartë Zgjedhor merr të gjitha masat ekzekutive për të siguruar zhvillimin e rregullt dhe të saktë të zgjedhjeve nga fillimi deri në fund, për të hetuar dhe vendosur mbi ankesat në lidhje me parregullsitë para ose pas votimit dhe zgjedhjeve dhe përcakton afatin për riorganizimin e zgjedhjeve për anëtarët e Asamblesë Kombëtare Turke.