Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (6)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i109752-speciale_për_zgjedhjet_e_13_ta_presidenciale_(6)
Republika Islamike e Iranit u krijua duke mbajtur një referendum. Prandaj, mbajtja e zgjedhjeve në Iran 42 vjet pas fitores së revolucionit u bë një proces i qëndrueshëm dhe i institucionalizuar. Në vazhdim të temave të mëparshme, në këtë program, ne do të analizojmë pjesëmarrjen në zgjedhje, e cila ka qenë një nga treguesit më të  rëndësishëm në zgjedhjet në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2021 18:07 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e 13-ta presidenciale (6)

Republika Islamike e Iranit u krijua duke mbajtur një referendum. Prandaj, mbajtja e zgjedhjeve në Iran 42 vjet pas fitores së revolucionit u bë një proces i qëndrueshëm dhe i institucionalizuar. Në vazhdim të temave të mëparshme, në këtë program, ne do të analizojmë pjesëmarrjen në zgjedhje, e cila ka qenë një nga treguesit më të  rëndësishëm në zgjedhjet në Iran.

Sipas nenit 6 të Kushtetutës, administrim i vendit duhet të drejtohen nga persona të zgjedhur sipas opinionit publik. Në sistemin zgjedhor iranian, pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e detyrueshme, por pjesëmarrja mesatare në zgjedhje në të shumtën e  rasteve ka qenë mbi 50%.

Populli i Iranit brenda kornizës së kushtetutës zgjedh përfaqësuesit e tij në Asamblenë e Ekspertëve të Lidershipit. Populli gjithashtu zgjedh përfaqësuesit e tij në Asamblenë Konsultative Islamike në mënyrë që të miratojnë ligjet e vendit brenda kornizës së kushtetutës dhe politikave të përgjithshme të sistemit dhe për të mbrojtur interesat e njerëzve. Kategoria e tretë e zgjedhjeve, e cila është edhe zgjedhja më e rëndësishme, janë zgjedhjet presidenciale. Duke marrë pjesë në këto zgjedhje, njerëzit zgjedhin presidentin e ngarkuar për punët ekzekutive dhe administrative të vendit për katër vitet e ardhshme. Kategoria e katërt e zgjedhjeve, e cila njihet gjithashtu si menaxhim lokal dhe popullor, janë zgjedhjet e këshillave të qyteteve dhe fshatrave.

Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një deklaratë mbi rëndësinë e zgjedhjeve ka thënë; Pjesëmarrja maksimale në zgjedhje është një manifestim i lirisë së njerëzve për të zgjedhur fatin e tyre dhe thotë: "Kur zgjidhni presidentin, domethënë, i lini të gjitha çështjet ekzekutive të vendit në duart e dikujt që zgjidhet nga ju dhe bazuar në votën dhe vullnetin tuaj. Kjo do të thotë se fuqia e njerëzve për të drejtuar vendin dhe për të kontrolluar fatin e vendit nga vetë kombi,   nuk është një gjë e vogël; Kjo është gjithçka për ne. ..... Kjo prani konsiderohet si një fortesë për vendin tonë; Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Nëse në vendin tonë zgjedhjet, demokracia dhe prania e njerëzve dhe vullneti juaj i flaktë nuk do të ishte, ta dini se ky revolucion nuk do të zgjaste qoftë edhe një vit; Nga ana tjetër qeveritë nuk do të mund të përballonin sulmet politike dhe bllokadat ekonomike; Populli ka qenë fortesa kryesore. Zgjedhjet janë një manifestim i pranisë dhe angazhimit të popullit; Gjithashtu, pjesëmarrja në marshimin e 22 Bahmanit është një nga manifestimet e pranisë popullore. Armiku dhe aparatet arrogante, kanë frikë nga zgjedhjet dhe marshimi juaj më 22 Bahman; Kështu që ata përdorin të gjithë fuqinë e tyre, me shpresën që ata të mund të ndikojnë në rezultatin e  zgjedhjeve, praninë e njerëzve, votën e lirë dhe vullnetin e njerëzve në përcaktimin e fatit të këtij kombi dhe këtij vendi."

Në 42 vitet e kaluara, në Iran janë mbajtur 38 zgjedhje dhe pjesëmarrja në të gjitha zgjedhjet në rrethana të ndryshme ka qenë gjithmonë e konsiderueshme. Me përjashtim të vitit 2009, kur pamë një pjesëmarrje prej 85% për shkak të polarizimit midis dy kandidatëve kryesorë, në zgjedhjet presidenciale 2001 dhe 2005, pjesëmarrja ishte përkatësisht 62% dhe 66%. Në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017, pjesëmarrja ishte përkatësisht 72.94% dhe 73%. Zgjedhjet presidenciale janë të një rëndësie të veçantë për shkak të pozicionit të veçantë të presidentit në vend dhe konkurrencës së ngushtë midis fraksioneve dhe partive politike. Dr. Hanizadeh, profesor universiteti dhe ekspert për çështje politike, duke iu referuar theksimit të Republikës Islamike të Iranit mbi rëndësinë e votës së popullit, thotë: "Republika Islamike e Iranit, si modeli i parë i demokracisë fetare në rajon dhe ndoshta në botë, i kushton shumë rëndësi votës së popullit dhe në fakt është populli ai që ka rolin kryesor në strukturën politike të pushtetit në sistem të Republikës Islamike të Iranit. Në fakt, vazhdimi i sistemit të Republikës Islamike të Iranit varet nga pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje të ndryshme, qofshin zgjedhjet presidenciale apo zgjedhjet parlamentare dhe të këshillave të qytetit dhe fshatrave dhe nga parimi, "Prania e njerëzve në çdo zgjedhje". Për këtë arsye, në çdo zgjedhje, pavarësisht nga tendencat politike dhe përballja e rrymave në skenën e zgjedhjeve, prania e njerëzve si forca kryesore që formon strukturën e pushtetit në Iran, mund të jetë një shtysë e re për revolucionin, Republikën Islamike të Iranit dhe strukturës së demokracisë fetare".

Neni 116 i Kushtetutës iraniane thotë, "Kandidatët për President duhet të deklarojnë zyrtarisht gatishmërinë e tyre para fillimit të zgjedhjeve. Mënyra e mbajtjes së zgjedhjes presidenciale, përcaktohet me ligj." Këtë vit, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale do të bëhet me përgatitje të veçanta për shkak të kushteve të virusit korona. Në këtë drejtim, numri i vendvotimeve do të jetë më i madh dhe theksohet edhe rritja e orëve të votimit. Për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga përhapja e virusit korona, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, Këshillin Mbrojtës dhe Asamblenë Konsultative Islamike, janë udhëzimet e nevojshme shëndetësore, për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Në ligjin zgjedhor presidencial, zgjedhjet duhet të mbahen vetëm në një ditë. Neni 20 i Ligjit Zgjedhor Presidencial në lidhje me këtë thotë: "Votimi brenda dhe jashtë vendit bëhet në të njëjtën ditë dhe kohëzgjatja e tij është 10 orë dhe afati i votimit mund të zgjatet nëse është e nevojshme.  Shënimi i këtij neni gjithashtu cakton Ministrinë e Brendshme si përgjegjës për zgjatjen e kohës së votimit në zgjedhje.

Lideri Suprem i Revolucionit, duke shprehur rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale, thekson se; "Zgjedhjet janë një eveniment një-ditor dhe ato zhvillohen në një ditë; Por ato përbejnë një nga ato evenimente, që ka një ndikim afatgjatë. Ju i zhvilloni zgjedhjet presidenciale në një ditë, por së pari zgjidhni dikë ose një grup njerëzisht që për katër vjet do të marrin vendim mbi fatin e vendit dhe rrjedhat kryesore të vendit; Së dyti, shtrirja e ndikimit të tij nuk është e kufizuar vetëm në ato katër vjet. Ndonjëherë qeveritë bëjnë gjëra, ndikimi i të cilave zgjat për vite me radhë; Si veprime të mira dhe ashtu edhe veprime që mos dashtë Zoti janë të këqija; Ndikimi i tij nuk është i kufizuar në ato katër vjet; Ai vazhdon si një rrjedhë. Kështu që ju në një ditë bëni një lëvizje, bëni një zgjedhje, ndërmerrni një veprim që ka ndikim në planin afatshkurtër katër vjeçar dhe në planin afatgjatë, që ndonjëherë shkon në mbi dyzet vjet. Zgjedhjet pra janë kaq shumë të rëndësishme."