Shkurt 11, 2022 07:24 Europe/Tirane
  • Rezistenca dhe përbërësit e saj sipas përshkrimeve të Ajetollah Khamenei

Sot ky dëshmor i madh është pika e bashkimit të muslimanëve në rrugën e rezistencës dhe në botën islame, kudo që rezistenca përballet me arrogancën, manifestohet emri dhe figura e dëshmor Sulejmanit.

Gjenerali martir, Haxhi Kasem Sulejmani, është një nga figurat më të njohura iraniane dhe simbol i luftës kundër shtypjes globale ndaj të shtypurve. Xhihadi i tij ishte një xhihad i madh dhe ai nuk kishte qëllim tjetër veçse të lëvizte në rrugën e dinjitetit të Islamit dhe të të shtypurve të botës dhe jetën e tij e kaloi duke luftuar zullumqarët dhe dashakeqët. Tani, trashëgimia e madhe e Haxhi Kasem Sulejmanit është zelli, burrëria, qëndresa, mos lodhja dhe durimi në rrugën e Zotit. Marrëdhënia e tij e sinqertë dhe mistike me Zotin dhe mbështetja e tij e madhe në premtimet e Zotit në Kuranin e Shenjtë dhe bindja ndaj Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Ajetollah Khamenei, e ktheu atë në një hero të pashembullt dhe një njeri të sakrificave të vështira dhe tani emri i tij është në kulmin e majave të lavdisë dhe qëndresës.  Ajetollah Khamenei në një pjesë të mesazhit të tij me rastin e martirizimit të këtij gjenerali të madh tha: “Dëshmori Sulejmani është imazhi ndërkombëtar i rezistencës dhe të gjithë të interesuarit për rezistencën këkrojnë marrjen e gjakut të tij."

Dëshmori Sulejmani, figurë ndërkombëtare e rezistencës

Teoria e rezistencës u formua si një teori e çlirimit në përballje me sistemin e hegjemonizmit. "Rezistenca iraniane" ishte një nga idealet kryesore të revolucionit, pasi shoqëria iraniane ishte përballur gjithmonë me tiraninë, ndërhyrjen në rritje të fuqive të mëdha dhe shkeljen e pavarësisë së saj kombëtare nga të huajt dhe kombi ishte i lodhur nga prania e hegjemonistëve në vend, nga plaçkitja e burimeve dhe pasurive kombëtare.  Parimi i rezistencës, megjithatë, është marrë nga brendësia e Islamit të pastër Muhamedian (PBUH) dhe ajetet e Kur'anit. Ajetollah Khamenei në lidhje me këtë thotë:  “Kombi iranian bëri një punë madhështore; Ai bëri një punë të madhe.  Në një botë të bazuar në qarkun e forcës dhe imponimit, plaçkitjes nga të fuqishmit dhe të fuqishmëve, në një botë ku kombet e shtypura në shumë pjesë të botës janë vazhdimisht nën presionin e këtyre shtypësve, u shfaq një krijesë dhe një identitet i i cili në mënyrë të veçantë dhe me guximin e plotë mohoi këtë lëvizje të gabuar të botës - që është lëvizja e hegjemonizmit dhe që ne atë e përshkruajmë si sistemi i arrogancës. Kjo është puna e kombit iranian.  Kombi iranian hodhi poshtë sistemin e arrogancës, i cili bazohet në hegjemoni dhe pranimin e imponimit.» Sipas këndvështrimit të udhëheqësve të Iranit Islamik, rezistenca nuk kufizohet në rezistencën ndaj sistemit hegjemonist, por gjetja e dobësive të armikut dhe sulmi ndaj këtyre dobësive është pjesë e çështjes së rezistencës.

Ajetollah Khamenei e konsideron rezistencën si një çështje fetare dhe njerëzore. Sipas mendimit të Udhëheqësit Suprem të Revolucionit, rezistenca ka komponentë të ndryshëm, përbërësi kryesor i të cilave është besimi në premtimet hyjnore në Kuranin e Shenjtë. Ai në lidhje me këtë thotë: “Rezistenca nuk është e mundur veçse nën drejtimin e besimit në Zot dhe të mbështetjes dhe besimit në premtimin hyjnor; Zoti i Madhëruar ka premtuar në Kuranin famëlartë dhe ka theksuar:

" وَ لَیَنصُرَنَّ‌ اللهُ مَن یَنصُرُه

" Zoti do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Zotin (e ndihmojnë atë dhe e mbrojnë fenë e tij)" dhe me theks, ka premtuar fitore; Ky premtim do të realizohet. Nëse ne e reformojmë veten, do ta fitojmë premtimin hyjnor me patjetër dhe jo me dyshim.»

Ajetollah Khamenei, Sejed Hasan Nasrullah dhe Dëshmor Sulejmani

Nga këndvështrimi i Ajetollah Khamenei, "durimi dhe këmbëngulja" janë komponentë të tjerë të rezistencës. Sipas ajeteve të Kuranit, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit beson se Zoti që nga fillimi i misionit të Profetit të Shenjtë (s.a.v.s) e ka urdhëruar atë që të jetë i durueshëm dhe këmbëngulës përballë kundërshtarëve dhe shpifësve.

Ai e udhëzoi të Dërguarin e tij Muhamedin (savs) të bënte durim dhe në ajetin 7 të sures Mudeththir i tha:

" وَ لِرَبِّکَ فَاصبِر؛

7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!

Ndërsa në ajetin 10 të sures Muzemmil thotë:

" وَ اصبِر عَلیٰ ما یَقولون .

10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.

Kurse në ajetin 112 të sures Hud thuhet:

 

" فَاستَقِم کَماٰ اُمِرتَ وَ مَن تابَ مَعَک؛

112. Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.

Sipas premtimeve të Kuranit të Shenjtë, Ajetollah Khamenei e konsideron durimin dhe këmbënguljen si parathënie të fitoreve të mëdha. Por ai thekson se ky durim dhe këmbëngulje që Zoti ka urdhëruar nuk do të thotë të mos lëvizësh dhe të qëndrosh i pafuqishëm, por do të thotë lëvizje. Ai shpjegon:  "Durim nuk do të thotë të ulesh me duar kryq dhe të presësh rezultate dhe ngjarje; durimi do të thotë të ngrihesh në këmbë, të rezistosh, të mos ndryshosh llogaritë e sakta pas mashtrimeve të armikut; durimi do të thotë të ndjekësh qëllimet që i kemi vënë vetes. Durimi do të thotë të lëvizësh dhe të vazhdosh rrugën me gjithë shpirtin tënd; Kjo do të thotë durim."

Kuptueshmëria dhe njohja e armikut, është një tjetër komponent i rezistencës nga këndvështrimi i Ajetollah Khamenei. Kuptueshmëria do të thotë të jesh i mprehtë dhe të njohësh rrugën e duhur; Fronti  i së vërtetës është njohja dhe bashkimi me të dhe fronti i gënjeshtrës është njohja dhe qëndrimi kundër saj.  Ajetollah Khamenei thotë:  “Duhet pasur kujdes që njeriu të mos gabojë në njohjen e rrugës së drejtë; Në pluhurin e përçarjeve, ai duhet të gjejë rrugën dhe të kuptojë se cila është rruga e drejtë; Kuptueshmëria do të thotë pikërisht kjo.» Lidershipi në fjalimet e tij “Kuptueshmërinë” dhe “durimin dhe këmbënguljen” i përmend si dy elementë të rëndësishëm për përballjen me armiqtë dhe në këtë drejtim thotë: “Nëse në një popull do të ekzistonin këto dy elemente (Kuptueshmëria dhe durimi), armiku, atij nuk mund t’i bënte asgjë dhe asnjë dëm dhe nuk do të arrinte asnjë sukses në përballjen me sistemin islam; Ajetollah Khamenei, megjithatë, kuptueshmërinë dhe njohjen e armikut nga udhëheqësit e konsideron më të rëndësishëm sesa për njerëzit. Ai në lidhje me këtë thotë: “Kombet janë gjithmonë të gatshëm të rezistojnë; Ajo që ka rëndësi janë liderët e tyre. Vitet e fundit, ne kemi parë vendet ku kombet kanë lëvizur, kanë treguar vendosmërinë e tyre dhe kanë arritur rezultate; [Por] nuk kishte liderë që mund t'i menaxhonin siç duhet, të identifikonin saktë qëllimet, të skiconin rrugën e duhur përpara njerëzve, [kështu] që ata dështuan; Falë Imam Khomeinit, kombi iranian shkoi në rrugën e duhur, bëri gjënë e duhur; Sepse ai kishte një udhëheqje të fuqishme, të ditur, të vendosur dhe të besueshme, duke u mbështetur tek Zoti dhe duke u mbështetur tek premtimi hyjnor.

“Përpjekja dhe mundimi i palodhshëm” janë elementë të tjerë që janë shumë të rëndësishëm në rezistencën e një kombi. Në pikëpamjen e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit, përpjekjet dhe mundimi i palodhshëm i të rinjve, shkencëtarëve besnikë, revolucionarë dhe elitarë, bënë që Revolucioni Islamik i Iranit pas fitores së tij të ecë në rrugën e përparimit shkencor dhe teknologjik. Përpjekjet dhe këmbëngulja e të rinjve gjatë periudhës së embargos sollën arritje të lavdishme dhe sistemi hegjemonist nuk mundi të cenonte vendosmërinë dhe këmbënguljen e rinisë iraniane. Lideri suprem thotë: “Dikur Republika Islamike ishte një fidan i hollë. Sot ajo është një trung dhe pemë familjare e fuqishme dhe e fortë që asnjë stuhi nuk mund ta shkulë nga vendi. Në ngjarjet katastrofike; Ky komb ka qenë në gjendje ta mbajë dhe ruajë veten nga këto ngjarje të tmerrshme; Siç ishte lufta tetëvjeçare. .

 Kombi iranian u ngrit me fuqi dhe i gjunjëzoi ata. Ai përkundër dëshirës së tyre nuk u dorëzua dhe nuk u gjunjëzua. Ky komb e ngriti lart pozitën e tij të autoritetit dhe dinjitetit.

Dëshmor Sulejmani dhe Sejed Hasan Nasrullah

Por xhihadi është një nga komponentët kryesorë të rezistencës nga këndvështrimi i Ajetollah Khameneisë.  Sipas Imam Aliut (as), xhihadi është një nga tetë dyert e Xhenetit dhe muxhahidët e rrugës së Zotit, hyjnë në Xhenet nga kjo derë.   Lidhur me Xhihadin, Ajetollah Khamenei i referohet ajetit 69 të sures Ankebut dhe thotë:

«وَالَّذینَ جٰهَدوا فینا لَنَهِدِیَنَّهُم سُبُلَنا;

69. E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.

Kur të shfaqet lufta e robërve, Zoti i Plotfuqishëm do t'u tregojë atyre udhëzimin e Tij;

Njëri prej muxhahidëve të zellshëm dhe të devotshëm, i cili shpërblimin e madh të xhihadit të tij të sinqertë e mori me martirizimin në rrugën e Zotit, ishte dëshmori Haxhi Kasem Sulejmani. Sipas liderit të revolucionit islamik: Haxhi Kasemi me qindra herë kishte qenë pranë  rënies dëshmor dhe se kjo nuk ishte hera e parë, sepse ai në rrugën e Zotit dhe në kryerjen e detyrës dhe xhihadit, nuk u frikësua nga asgjë, nuk u frikësua nga armiku, nuk u frikësua nga asgjë nuk kishte frikë nga asnjë fjalë, ai nuk kishte frikë nga ajo që duhej të duronte për të kryer një punë të vështirë". Sot ky dëshmor i madh është pika e bashkimit të myslimanëve në rrugën e rezistencës dhe në botën islame, kudo që rezistenca përballet me arrogancën, manifestohet emri dhe figura e dëshmor Sulejmanit. Ai u mësoi kombeve programin e rezistencës dhe modelin e luftës dhe e bëri atë të popullarizuar në mesin e kombeve.

 

Tags