Shkolla dëshmor Sulejmani, Shkolla e Rezistencës, devotshmërisë dhe përkushtimit tek vilajeti
(last modified Fri, 11 Feb 2022 06:29:39 GMT )
Shkurt 11, 2022 07:29 Europe/Tirane
  • Shkolla dëshmor Sulejmani, Shkolla e Rezistencës, devotshmërisë dhe përkushtimit tek vilajeti

Epopeja e 9 Dejit në të vërtetë është pasqyrim i dinjitetit, pavarësisë dhe i devotshmërisë së popullit. Martir haxhi Kasem Sulejmani ishte ndër nxënësit e shkollës së vilajetit i cili ka treguar devotshmëri dhe përkushtim të lartë tek vilajeti.

Ai ishte një komandant trim dhe i guximshëm i cili të gjitha çështjet i shtjellonte me këndvështrim të thellë dhe largpamësi. Përkimi i 9 Dejit me përvjetorin e martirizimit të dëshmorit të madh Haxhi Kasem Sulejmani, krijoi mundësinë për të folur mbi karakteristikat dhe parametrat e devotshmërisë dhe përkushtimit të tij tek vilajeti.

Me rastin e përvjetorit të martirit të madh të Islamit, haxhi Kasem Sulejmani kemi përgatitur një tjetër emision, që përkon edhe më 9 Dejin që në Republikën Islamike të Iranit është cilësuar si dita e devotshmërisë. Në këtë emision do të njihemi me parametrat e devotshmërisë dhe përkushtimit tek vilajeti në shkollën e dëshmor Sulejmanit.

Epopeja e 9 Dejit, në fakt është lëvizja e devotshmërisë, njohjes së armikut dhe e përkushtimit tek vilajeti. Kjo ditë është dita e pasqyrimit të dinjitetit, pavarësisë dhe devotshmërisë popullore. Në fakt kjo është dita e mbrojtjes së simboleve të shenjta, lëvizjes së Ashures dhe e nderit të gjakut të martirëve. Pjesëmarrja masive e popullit iranian në këtë ditë tregon qartë se populli iranian është i përkushtuar tek vilajeti deri në pikën e fundit të gjakut të tij dhe është i vendosur që të mbrojë dhe ndjekë vilajetin dhe sistemin islamik.

Martir haxhi Kasem Sulejmani, ishte një prej nxënësve të shkollë së vilajetit. Ai ishte një njeri i përkushtuar dhe i devotshëm ndaj vilajetit, një komandant trim dhe i  guximshëm që të gjitha çështjet i analizonte dhe shqyrtonte me largpamësi dhe me kujdes të thellë.

9 Deji dita e devotshmërisë

Kurani Famëlartë, libri qiellor i fesë islame që është drita ndriçuese për myslimanët dhe besimtarët, gjithmonë i ka këshilluar ata të jenë të vetëdijshëm dhe të devotshëm dhe si mjete për arritjen e kësaj ka përmendur veshët, sytë, zemrën dhe të gjitha shqisat e tjera me qëllim që njeriu të kuptojë dhe veprojë. Ata njerëz që kanë devotshmëri, me syrin e zemrës zbulojnë rrugën e jetesës së pastër dhe ecin duke u bazuar tek e vërteta dhe tek e drejta. Zoti i Madhërishëm pasi përshkruan ngjarjen e hazretit Jusef dhe pasi këshillon që të marrim mësim nga kjo ngjarje në ajetin 108 të sures Jusef, i drejtohet profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s) dhe thotë:

«قُلْ هَذِهِ سَبِیلِی أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَی بَصِیرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِی وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِکِینَ»،

108. Thuaj: Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.

Shkolla e dëshmor Sulejmanit, gjithashtu është shkolla e rezistencës devotshmërisë dhe e përkushtimit tek vilajeti.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, hazreti Ajetollah Khamenei, pasi vë në dukje se vetë martir Sulejmani është një shkollë e vlefshme dhe e shtrenjtë, në hytben e namazit të xhumasë më 16 janar 2020, d.m.th. 2 javë pas martirizimit të dëshmorit të madh gjeneral Kasem Sulejmanit tha; Gjenerali ynë i shtrenjtë dëshmori duhet të shihet me syrin e një shkollë, e një rrugë, e një medreseje mësimdhënëse. Ai duhet të shihet me këtë sy. Lideri suprem në një fjalim të tij në vitin 2021 me rastin e festës së Bethatit, foli për rëndësinë e devotshmërisë dhe rezistencës dhe tha: për tu përballur me armikut ekzistojnë dy elementë të rëndësishëm. Ato janë elementë që unë gjithmonë i kam këshilluar dhe po i këshilloj përsëri. Janë dy karakteristika të nevojshme për njerëzit. Njëri prej tyre është devotshmëria dhe i dyti është durimi dhe qëndrueshmëria. Nëse këto dy karakteristika ekzistojnë, armiku nuk mund të bëjë asgjë. Armiku nuk mund të bëjë asnjë dëm dhe ai nuk do të ketë asnjë fuqi për tu përballur me sistemin islamik.

Devotshmëria dhe largpamësia janë elementë të tjerë të karakteristikave të personalitetit të gjeneral Kasem Sulejmanit në të gjithë jetën e tij personale, shoqërore dhe politike. Devotshmëria është një element, të cilin dëshmori Sulejmani ua ka këshilluar të gjithëve si luftëtarëve në luftë ashtu edhe të tjerë dhe kjo buron nga largpamësia dhe botëkuptimi i gjerë i tij. Sjellja e Kasem Sulejmanit, botëkuptimi i tij dhe këndvështrimi tij e kanë ndihmuar atë në marrjen e vendimeve të llojit hyjnor dhe e kanë ndihmuar të gjejë një devotshmëri e cila i ka dhënë njohuri në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive pikërisht ashtu siç Zoti këtë drejtë devotshmërie ua ka dhënë besimtarëve të Zotit dhe ndjekësve të profetit dhe në ajetin 28 të sures Hadid ka thënë:

«یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَآمِنُوا بِرَسُولِهِ یُؤْتِکُمْ کِفْلَیْنِ مِنْ رَحْمَتِهِ وَیَجْعَلْ لَکُمْ نُورًا تَمْشُونَ بِهِ وَیَغْفِرْ لَکُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِیمٌ»،

28. O ju që keni besuar, kijeni frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues.

 

Devotshmëria dhe njohja e armikut në shkollën e Sulejmanit u degëzuan nga vizioni i tij i saktë dhe i thellë dhe nga mprehtësia dhe botëkuptimi i tij i madh. Pa dyshim, njohja e armikut është një nga çështjet më qendrore në zmbrapsjen e kërcënimeve dhe mbrojtjen e interesave të një kombi.  Sidomos për faktin se kombet për shkak të neglizhencës ndaj armikut dhe mungesës së vetëdijes dhe mprehtësisë politike e shoqërore në njohjen e komploteve të të huajve, kanë hasur në një fat fatal.  Nga këndvështrimi i Imam Aliut (a.s), kush fle gjumi para armikut dhe nuk është në dijeni të tij, marifetet e befasishme të armikut e zgjojnë atë. Arsyeja e armiqësisë dhe arrogancës së Amerikës me gjeneral Sulejmanin rrjedh nga njohja e tij për armikun dhe mospranimi i armikut dhe e qëndresës së tij ndaj Shteteve të Bashkuara.  Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, Sejed Hasan Nasrullah, në ceremoninë e martirizimit të haxhi Kasem Sulejmani tha: “Amerikanët kudo që shkojnë, para tyre shohin haxhi Kasem Sulejmanin.  Shkojnë në Siri, e shohin haxhi Kasemin.  Në Irak, në Liban, në Jemen dhe në Afganistan dhe kudo që lidhet me boshtin e rezistencës, ata shohin përballë haxhi Kasem Sulejmanin. Izraeli gjithashtu e sheh Kasem Sulejmanin si njeriun më të rrezikshëm përballë tij.

 

Rruga për të arritur devotshmëri është drita e vilajetit. Ekzistenca e haxhi Kasemit ishte e ndërthurur me vilajetin dhe ai i shërbeu vilajetit gjatë gjithë jetës së tij.  Në fakt, teoria e themeluar nga gjeneral martir Kasem Sulejmani bazohet në udhëzimet dhe këshillat e udhëheqjes(vilajetit).  Në vendimet e tij ajo ka zbatuar dhe ndjekur vilajetin dhe nuk është shmangur as edhe një moment rrugës së ndjekjes së vilajetit. Ky martir i çmuar, në testamentin e tij lidhur me bindjen ndaj udhëheqjes, ka thënë: “Ndiqni dhe kujdesuni për parimet.  Parimet do të thotë vilajet, veçanërisht i këtij personi të urtë, të përvuajtur, të devotshëm në fe, jurisprudencë, misticizëm, dije; Khamenein e dashur konsiderojeni shpirtin tuaj, respektimin e tij konsiderojeni të shenjtë.  Vëllezërit dhe motrat e mia! Bota islame vazhdimisht ka nevojë për udhëheqje; Udhëheqja lidhet dhe emërohet fetarisht dhe jurisprudenca me të pagabuarin.  Ju e dini shumë mirë se dijetari më i lavdishëm fetar që tronditi botën dhe ringjalli Islamin, pra Khomeini ynë i madh dhe i pastër, vilajetin e përcolli si të vetmin version shpëtimtar të këtij kombi; Për të shpëtuar Islamin, mos hiqni dorë nga mbroja e vilajetit!

 

Dëshmor Sulejmani në të gjitha etapat e jetës, veproi në qarkun e vilajetit dhe devotshmëria dhe respektimi i vilajetit ishte një tregues i spikatur i shkollës së tij. Për shkak të devotshmërisë dhe përkushtimit të tij tek vilajeti, ai veten e konsideronte ushtar të imamit të kohës dhe mendonte shumë për sigurinë dhe interesat e myslimanëve. Haxhi Kasem Sulejmani ishte jo vetëm flamurtar dhe simbol i luftës kundër arrogancës globale, por edhe nismëtar i një ideologjie anti-arrogancë. Ai ishte nxënës i shkëlqyer i shkollave të Imam Khomeinit (ra) dhe Imam Khameneisë dhe në luftën kundër arrogancës nuk njihte kufij. Prania e tij në skenat e luftës kundër arrogancës globale dhe ISIS-it neutralizoi të gjitha investimet dhe komplotet kundër botës islame dhe rrënjos një frymë vetëbesimi tek luftëtarët myslimanë.

Dëshmor Sulejmani ishte një komandant unik që themeloi politikën e rezistencës dhe e forcoi atë me të gjitha forcat.  Roli dhe prania e dëshmorit Kasem Sulejmani në mbështetjen e rezistencës dhe përpjekjet e tij për të trajnuar forcat e rezistencës do të mbetet si një vulë në historikun e rezistencës dhe do të krijojë një Sulejman të ri.  Kanë kaluar dy vjet nga martirizimi i haxhi Kasem Sulejmanit, por që nga ajo kohë kanë lindur dhe do të lindin me mijëra haxhi Kasem të tjerë, që armiku ta dijë se rivali i tij nuk do të tërhiqet kaq lehtë porse do të hakmerret për gjakun e dëshmorëve e tij.