Gjeneral Sulejmani nga pikëpamja e Ajetullah Khamenei
اللّٰهُمَّ إِنَّا لَانَعْلَمُ مِنْهم إِلّا خَیْراً "O Zot! Ne nuk kemi pa nga ai asgjë, përveç mirësisë".
"Kam një pyetje për ju. Pyetja të cilën duhet ta shtroj para juve këtu, është ajo pyetje të cilën e kam bërë pranë kufomave të miqve të mi të martirizuar nga të afërmit e tyre dhe ajo ishte kjo se çfarë njeriu ka qenë ai? Ata kanë thënë, ai ka qenë njeri i mirë. Tani këtë pohim që dëshiroj ta marrë unë nga ju, është për arsye të nderit dhe respektit që ka besimtari pranë Zotit të madhëruar dhe ju jeni besimtarë dhe në mesin tuaj ekzistojnë shumë besimtarë të sinqertë. Ajo çfarë ka vlerë për mua dhe është e çmuar, është pohimi i juaj që sipas mendimit tuaj, a jam unë njeri i mirë? Dëshiroj që t'i përgjigjeni kësaj pyetje time. Unë e lus Zotin e madhëruar ashtu siç thotë ajeti kur'anor "A nuk e di që Zoti e shikon..." dhe Ai shikon dhe shkruan dhe në ditën kur sipas ajetit kur'anor "Në atë ditë kur Zoti shpalos brendësinë e njerëzve që të shikojnë veprat e veta...", dëshiroj që ta pranojë këtë pohim tuajin. Shpresoj që një ditë edhe pranë kufomës time, së bashku me të tjerët, të jepni këtë dëshmi dhe këtë pohim".
Këto fjalë janë shkëputur nga një prej fjalimeve të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani. Nuk kalojë shumë kohë kur me miliona njerëz së bashku dhe njëzëri me liderin e tyre morën pjesë përcjelljen e kufomës së tij dhe me sy të përlotur dhe me plotë pikëllim, pohuan sipas ajetit kur'anor: "O Zot! Ne nuk kemi pa asgjë nga ky njeri, përveç mirësisë".
Në historinë e popujve vijnë disa ditë që pa dhënë sakrifica e flijime të shtrenjta, nuk mënjanohen shumë rreziqe të mëdha dhe nuk mbrohen qëllimet e mëdha dhe të shenjta. Në raste të tilla, duhet të dalin në skenë një grup besimtarë që bëjnë sakrifica dhe flijime të mëdha të cilët duke sakrifikuar edhe gjakun e vet, mbrojnë fenë dhe rrugën e Zotit. Në vendet islame, njerëz të tillë që sakrifikojnë veten, quhen "Shehid" që do të thotë dëshmor ose martir. Shumë njerëz e krahasojnë dëshmorin me një qiri të ndezur që ndriçon dhe i jep dritë hapësirës së errësuar rreth vetes. Shërbimi i dëshmorit është i llojit të djegies, të shkrirjes, dhënies dritë e ndriçimit në mënyrë që të tjerët të ulën dhe të kenë qetësi nën rrezet e kësaj drite e cila është krijuar me çmimin e flijimit dhe shkrirjes së dëshmorit. Mirëpo martirizimi i gjeneral Kasem Sulejmani dhe drita që ka dhënë ai është sikur drita të cilën e dhuron dielli në fillimin e agimit të mëngjesit që ndriçon të gjithë rruzullin tokësor. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, martirizimin e këtij komandanti të madh e përshkruan në këtë mënyrë: "Ne kemi dhënë shumë dëshmorë e martirë. Kemi dhënë dëshmorë edhe gjeneral e komandantë të shquar, kemi dhënë dëshmorë dhe martirë edhe nga mesi i njerëzve të thjeshtë dhe ushtarëve të zakonshëm, mirëpo një dëshmor i cili u martirizua nga dora e njerëzve më të brishtë dhe më djallëzorë të botës, do të thotë nga dora e vetë amerikanëve dhe ata të krenohen që kanë mundur ta martirizojnë atë, një dëshmor i tillë përveç Haxh Kasemi imë, nuk më kujtohet asnjë tjetër. Lufta e tij ishte një luftë e madhe. Prandaj, edhe Zoti i madhëruar e ka bërë martirizimin e tij të jetë një martirizim i madh. Shpresojmë dhe e lusim Zotin e madhëruar që ta lartësojë pozitën e këtij dëshmori në parajsë! Dhe ai qoftë i gëzuar me atë mirësi të madhe që i është dhuruar atij, sepse ai e meritonte këtë meritë të madhe!".
Gjeneral Kasem Sulejmani kishte marrë medaljen "Dhulfikar" nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Medalja "Dhulfikar" që është medalja më e lartë ushtarake në Iran dhe jepet vetëm nga ana e komandantit suprem të të gjitha forcave, jepet për ata të cilët tregojnë trimëri, maturi dhe sukses në komandimin dhe udhëheqjen e forcave. Medaljet dhe simbolet ushtarake jepen me qëllim të ngritjes së moralit, vetëbesimit dhe për të inkurajuar punonjësit e forcave të armatosura dhe këto medalje dallojnë nga njëra tjetër duke marrë parasysh llojin e sakrificës, aftësisë dhe ndikimit që ushtron një ushtarak. Kur lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një ceremonie i dha medaljen "Dhulfikar" gjeneral-major Kasem Sulejmani, deklaroi: "Lufta dhe kontributi që jepet në fronte të ndryshme të luftës nuk mund të vlerësohet dhe shpërblehet me këto medalje të tilla. Zoti i madhëruar thotë:
«إِنَّ اللهَ اشْتَرَیٰ مِنَ الْمُؤْمِنِینَ أَنفُسَهُمْ وَ أَمْوَالَهُم بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ یُقَاتِلُونَ فِی سَبِیلِ اللهِ فَیَقْتُلُونَ وَ یُقْتَلُونَ»
"All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me parajsë. Luftojnë në rrugën e All-llahut, vrasin dhe vriten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh". Ajo që ekziston përball luftës në rrugën e Zotit dhe Zoti i madhëruar në shkëmbim të sakrificës dhe flijimit të jetën, shpirtin dhe pasurinë e besimtarit në rrugën e Zotit, është parajsa, është fitimi i pëlqimit të Zotit. Ato gjëra që ndodhen në duart tona, si vlerësimi dhe falënderimi ynë me gjuhë dhe si shpërblimi ynë me vepra, si shpërblimi ynë me medalje e simbole, si dhënia e shkallës ushtarake; në realitet janë gjëra të cilat mund të përmendet vetëm në bazë të llogarive materiale të kësaj bote, mirëpo nuk mund të përmendën në bazë të llogarive shpirtërore dhe hyjnore. E falënderojmë Zotin e madhëruar i cili i ka dhënë mundësi këtij vëllait tonë të dashur – z. Sulejmani – të ketë sukses në punën e tij. Ai shumë e shumë herë ka rrezikuar jetën e vet përball sulmeve të armikut, ka luftuar në rrugën e Zotit, për hir të Zotit dhe ka luftuar me besim të sinqertë vetëm për Zotin. E lusim Zotin e madhëruar që Ai vetë ta shpërblejë atë dhe t'i japë mirësi atij dhe ta vendosë jetën e tij me lumturi dhe ta bëjë fundin e tij që të jetë me martirizim! Natyrisht jo tani. Republika Islamike akoma ka shumë punë me atë. Mirëpo në fund të fundit, e lusim Zotin e madhëruar që të jetë martirizimi përfundimi i tij. E lusim Zotin e madhëruar ta gëzojë atë!".
Gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis së bashku me 8 shoqërues të premten në orët e para të mëngjesit më datë 3 janar të vitit 2020, në rrugën e aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, u sulmuan dhe u martirizuan me urdhër të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe me dronët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon). Me këtë martirizim, gjeneral Kasem Sulejmani u shndërrua në një hero legjendar i gjallë. Ai u martirizua në atë mënyrë që po ashtu sikur lufta e tij u bë shkak për thyerjen dhe shpartallimin e grupit terrorist ISIS, edhe martirizimi i tij i dha një turp dhe mallkim të amshueshëm dhe fatzi për qeveritarët dhe pushtetarët e Amerikës dhe aleatëve të tyre. Me martirizimin e këtij komandanti të madh dhe të dashur, në Iran u krijua një valë e gjerë e zemërimit dhe irritimit ndaj qeverisë arrogante të Amerikës. Përcjellja e kufomës së gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesve të tyre në Irak dhe Iran u bë në një mënyrë aq madhështore sa që nuk mund të përshkruhet. Me miliona njerëz në Irak dhe Iran dhe në vende të ndryshme të botës u zhytën në pikëllim dhe mbajtën zi për humbjen e këtij komandanti dhe bërën besëlidhje për ta vazhduar rrugën e tij. Ajetullah Khamenei gjatë një fjalimi me rastin e përvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, deklaroi: “Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani edhe në kohën kur ishte gjallë i ka mposhtur fuqitë arrogante, edhe me martirizimin e tij i mposhti ata përsëri, ai edhe pas martirizimit i ka mposhtur armiqtë. Kjo ceremoni e përcjelljes së kufomës së tij që u zhvillua në Iran, ishte një ceremoni mortore shumë e çuditshme dhe me të vërtetë e paharrueshme. Ceremoni mortore dhe për përcjelljen e kufomës u zhvilluan edhe në Irak, në qytetet Naxhaf, Bagdad etj., dhe kufoma e tij është përcjellur së bashku me kufomën e Abu Mahdi Al-Muhendis në Irak me pjesëmarrjen e miliona njerëzve. Kjo ishte një ngjarje madhështore dhe e çuditshme. Në realitet kjo pjesëmarrje e miliona njerëzve në përcjelljen e kufomave të këtyre martirëve dhe pastaj ceremonitë përkujtimore që u organizuar, i kanë befasuar dhe çuditur të gjithë gjeneralët e luftës butë të fuqive arrogante. Ata që veprojnë në luftën e butë të fuqive arrogante dhe ata janë të cilët quhen gjeneral të luftës së butë të Amerikës dhe arrogancës, ata kanë mbetur të çuditur me këtë ngjarje duke pyetur se kush ishte ky njeriu, çfarë ishte kjo që ndodhi që i mposhti ata?!”.
Gjeneral Kasem Sulejmani u martirizua në atë mënyrë që nga trupi i tij nuk kishte mbetur shumë çka. Ai nuk kishte kokë dhe atij i kishte mbetur vetëm një pjesë e krahut dhe një pjesë e këmbës nga nyja dhe shputa, si dhe disa pjesë të tjera të trupit të shtypur. Një prej komandantëve të komitetit për kërkimin e të zhdukurve me emrin gjeneral Bagherzade duke përshkruar gjendjen e trupit të pajetë të martir Sulejmani pranë liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ka thënë: “Ne morëm iniciativë për përgatitjen e kufomave të martirëve. Nuk ishte e mundur të bëjmë pastrimin e kufomave, prandaj i kemi bërë tejemum dhe ashtu i kemi përgatitur. Në ngritjen dhe përgatitjen e kufomave të martirëve ishin të pranishëm edhe të rinjtë. Kishim me vete qefin e të gjitha gjërat e nevojshme, mirëpo kemi vuajtur shumë në përgatitjen e këtyre kufomave. Për arsye se me shumë vështirësi kemi mbledhur copat trupave të tyre të copëtuar. Në realitet kemi mbledhur copa të shpërndara të trupit që më pas me shumë vështirësi i kemi renditur në formën e një kufome dhe i kemi vendosur në arkivol”. Gjeneral Bagherzade në vazhdim të raportit të tij vuri në dukje edhe tragjedinë e Qerbelasë dhe tha: “Ne që me këtë gjendje me shumë vështirësi kemi arritur të mbledhim trupat e martirëve, nuk e di sa çfarë ka përjetuar e vuajtur Imam Zejnul-Abidin (a.s.) në Qerbela dhe si ka mundur i vetëm ta përgatis për varrim trupin e Imam Husejnit (a.s.)?!”. Këtu Ajetullah Khamenei i tha atij: “Ju jeni munduar shumë. Këta kanë qenë “Shehid Ma’reke” që do të thotë dëshmorë të luftës. Nga pikëpamja e fikhut Islam, “Shehid Ma’reke” quhet ai person i cili është vrarë në fushëbetejë dhe duke luftuar. Tani nga pikëpamja e Ajetullah Khamenei, aeroporti i Bagdadit me praninë e këtij komandantit të madh të ushtrisë së Islamit dhe me sulmin qyqar dhe të padrejtë të armikut kundër tij gjeneral Kasem Sulejmani dhe shoqëruesve të tij, ishte shndërruar në një fushëbetejë lufte dhe kjo tregon peshën dhe pozitën e martir Sulejmani dhe martirizimi i tij konsiderohet martirizim në vijën e parë të frontit të luftës. Në këtë rast na kujtohet një hadith i Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Dëshmorët më të mirë janë ata të cilët martirizohen në vijën e parë të frontit të luftës dhe derisa të vriten, nuk ia kthejnë shpinën luftës. Ata do të qetësohen dhe pushojnë në dhomat e larta të parajsës ndërkohë që Zoti yt është i kënaqur me punën e tyre dhe çdo herë kur Zoti yt është i kënaqur me një rob, ai nuk do të japë llogari”.