Droni Mohaxher-6: Mjet i fuqishëm fluturues taktik dhe luftarak
Përparimi i Republikës Islamike të Iranit në fushën e armëve, përfshirë në fushën e prodhimit të dronëve, njihet botërisht.
Irani është tashmë një nga vendet e pakta në botë që ka një tendencë në rritje në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e llojeve të ndryshme të dronëve. Droni Mohahxer-6, si gjenerata e fundit nga seria e dronëve Mohaxher -ve i cili ka qenë në funksion që nga përfundimi i luftës së imponuar, mund të konsiderohet si një nga arritjet e rëndësishme të mbrojtjes në vitet e fundit në Iran. Ai është një avion pa pilot dhe i armatosur që është shfaqur shumë i suksesshëm në fushën e operacioneve. Linja e prodhimit masiv të dronit taktik Mohaxher 6 i pajisur me bombën e tipit Ghaem u inaugurua më 7 shkurt 2017 në prani të Amir Hatami, në atë kohë Ministër i Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura. Droni taktik Mohaxher-6, bazuar në parimin e fleksibilitetit dhe shkallës së veprimit, është projektuar nga ekspertë të Organizatës së Industrisë së Aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura për të qenë efektiv në një sërë operacionesh pavarësisht ndryshimeve në mjedis dhe kushte atmosferike. Ky dron prodhohet nga Industria Kods e Organizatës së Industrive Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Mohaxher-6 zyrtarisht, pas kryerjes së testeve të ndryshme si "fluturim ditë e natë", "regjistrim i vazhdueshëm" dhe "duke pasur fluturim të gjerë në zonat operative kufitare", iu bashkua grupit të dronëve Vali-e-Asr" të Ushtrisë së Republika Islamike e Iranit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ky dron u përdor më 13 korrik 2019 në aksionin hakmarrës nga forcat tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike kundër pozicioneve të armiqve të Iranit në zonat në perëndim dhe veriperëndim të vendit.
Këndvështrimi i përgjithshëm
Droni Mohaxher-6 është pjestari më i ri i gjeneratës së dronëve Mohaxher i cili përdoret nga aspekti taktit dhe ushtarak dhe ka kapacitet të kryejë misione të ndryshme ushtarake dhe civile. Ky dron i fuqishëm ka kapacitet të kryejë operacione zbulimi në një perimetër të gjerë dhe duke fluturuar në lartësi të madhe. Droni u jep mundësi forcave të armatosura që kryejnë me sukses operacionet e vëzhgimit, zbulimit dhe shkatërrimit të objektivave të caktuara, pasi ai mund të pajiset me lloje të ndryshme armatimesh. Përdorimi i dronit Mohaxher-6 jep mundësinë për vëzhgim, monitorim dhe kontrollimin e zonës për një kohë të gjatë dhe me saktësi të lartë. Ndër karakteristikat e tjera të këtij droni mund të përmendim dërgimin e informacioneve të përditësuara gjatë ditës dhe natës në qendrën e tij të kontrollit dhe duhet thënë se droni në fjalë ka kapacitet të ulet dhe ngrihet në pista të vogla. Kapaciteti i tij për ngritjen dhe uljen automatike dhe përdorimi i sistemit elektronik, e ka bërë këtë dron më efikas dhe shumë të përparuar. Droni ka përdorim të dyfishtë në zbulimin dhe kryerjen e sulmeve dhe ai mund të mbartë bomba precize optike dhe termike Kaem. Një bombë të këtillë droni Mohaxher-6 mund ta mbajë deri në një distancë prej 8 km. Bomba inteligjente Kaem mund të godasë objektiva që janë të lëvizshme dhe fikse dhe njëkohësisht ka një potencial të lartë shkatërrimi. Në manovrat ushtarak Profeti i Nderuar i Islamit (savs)-17 të cilat u mbajtën vitin e kalur në provincën jugore të Iranit dhe në gjirin Persik, droni Mohaxher-6 u përdor për të lëshuar bomba inteligjente dhe precize si dhe predhua kundër automjeteve të blinduara. Në këto manovra droni Mohaxher-6 kaloje testet në mënyrë perfekte.
Specifikimet e përgjithshme
Mohaxher-6 është një version i përparuar i serisë së dronëve Mohaxher. Mesa duket inxhinierët iranianë si model për ndërtimin e këtij droni kanë përdorur dronin taktik evropian të prodhuar nga Italia që quhet Falko. Mohaxher-6 është një dron me krahë sipër trupit të tij ndërsa forca e krahut të dytë është me dy krahë dhe kjo bën që droni në fjalë të ngjasojë shumë me dronin Mohaxher-4. Trupi i dronit ngjason shumë me dronin Falko të prodhuar nga Italia edhe pse është më i gjatë se versioni evropian. Këmbët me rrota për uljen e dronit janë të thjeshta dhe nuk kanë kapacitet që të mblidhen. Mesa duket kostoja e ulët e prodhimit të këtij droni, ishte një nga arsyet e projektimit të tij. Motori i tij ka 3 helika dhe instalohet në fund të dronit. Forma e helikave është e ndryshme nga lloji I mëparshëm pasi oshtima e tyre është më e vogël ndërkohë që fuqia shtytëse është më e madhe. Forma e krahëve të dronit është drejtkëndëshe dhe në fund të trupit të dronit janë instaluar krahë të tjerë që ngjasojnë me modelet e mëparshme. Trupi I dronit është I materialit kompozit që shkakton uljen e reagimit të radarit. Droni Mohaxher-6 që në vetvete është një sukses I madh ushtarak, peshon 600 kg, ka një gjatësi 5.5 metra dhe krahë me gjatësi 10 metra. Droni mund të ngrihet në lartësi 18 mijë këmbë dhe të ecë me një shpejtësi 200 km/orë. Perimetri operativ I dronit është afërsisht 2 mijë km dhe droni mund të vëzhgojë dhe monitorojë ditë e natë, të zbulojë dhe ndjekë objektivin në çdo moment. Mohahxer-6 përdoret për objektiva të ndryshëm si të lëvizshëm ashtu edhe fiks. Kapacitet veprues I dronit është I lartë duke marrë parasysh këtu instalimin e armatimeve të telekomanduara. Droni me vete mund të mbartë armatime deri në 40 km dhe gjithashtu ka kapacitet që të lëshojë bombat inteligjente Almas dhe bombat inteligjente dhe të telekomanduara Kaem. Droni Mohahxer-6 për nga zbulimi përdor sistemin zbulues elektro-optik, lazer, rrezet e kuqe, sistemin përgjues elektronik, mund të kryejë luftë elektronike, mund të përdoret si një sistem çakordues, ka sistemin zbulues dhe identifikues automatik, posedon sistemin e ngritjes dhe uljes automatike, si dhe ka shumë sisteme të tjera të përparuara. Sistemi elektro-optik është i vendosur nën trupin e dronit dhe lloji i saj është nga lloji i sistemit Shpiponja-10. Ky sistem është mjaft funksional gjatë ditës dhe natës në zbulimin dhe ndjekjen e objektivit. Përvec kësaj në majën e dronit është vendosur edhe një kamër e brendshme. Droni Mohaxher-6 gjithashtu përdor edhe sistemin optik të dronit tjetër Shahed-129. Ky sistem optik, ka aftësinë që të fillojë zbulimin dhe gjurmimin e objektivit në një distancë prej 12 km dhe mund të përqendrohet tek objektivi në një distancë për 10 km. Duhet thënë se kamera e dronit është e pajisur me laser dhe me sistemin e rrezeve infrared( të kuqe).
Misioni i dronit
Forcat tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit me një iniciativë të rëndësishme, tek dronit Mohaxher-6 kanë instaluar misionin e zbulimit dhe shkatërrimit të sistemeve të radarëve me qëllim që ky mjet fluturues të ketë mundësinë që të shkatërrojë sistemet ajrore të armikut. Në pamjet e puvblikuara në ceremoninë prezantuese të Xhihadit të vetëmjaftueshmërisë të njohur me emrin Nezaxha, u vu re se droni në fjalë ishte i pajisur me kapacitetin e zbulimit dhe shkatërrimit të sistemeve ajrore të armikut. Në këtë ceremoni u zbuluan sistemet Tiam-1400 dhe Taha-1400 të cila ishin vendosur pranë dronit Mohaxher-6 dhe mesa duket janë projektuar për tu instaluar në këtë dron. Sistemi I parë d.m.th. Tiam-1400 është një sistem zbulues dhe parandalues për valët e radarit dhe peshon më pak se 5 kg. Sistemi mund të funksionojë me 12 volt apo 200 volt dhe pasi të ketë kryer operacionin e zbulimit dhe identifikimit, ai informacionet e mbledhura mbi radarët e armikut i transmeton tek sistemi i luftës elektronike Taha-1400. Sistemi Taha-1400 që peshon 6 kg, ashtu si sistemi i mëparshëm përdor elektricitet 12 volt apo 220 volt dhe ka fuqinë që të çrregullojë dhe krijojë anomali në sistemin e radarëve të armikut. Që të dy këto sisteme për shkak të peshës së vogël dhe përmasave të vogla mund të instalohet në helikopterë dhe avionë pa pilot. Droni Mohaxher-6 gjithashtu ka fuqinë që të mbartë me vete bombën Kaem. Duke pasur parasysh instalimin e sistemeve Taha dhe Tiam në krahët e dronit, pesha e tij 40 kg, rritet me 10-11 kg dhe me gjithë këtë rritje, tek droni mund të instalohen edhe bomba telekomanduese. Instalimi i sistemit zbulues dhe shkatërrues të radarëve së bashku me instalimin e bombave të tipit Kaem, dronin Mohahxer-6 e kthen në një mjet tepër të vështirë dhe të rrezikshëm për armikun dhe sidomos për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi.