Rinia, vetëbesimi dhe përparimi shkencor
Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi janë bazat themelore të personalitetit dhe suksesit.
Revolucioni Islamik që nga fillimi i tij ka kaluar deri tani tre gjenerata. Brezi i parë janë ata që ishin të rinj në vitin (1963) dhe kaluan një pjesë të jetës së tyre në luftë kundër tiranisë së regjimit të mëparshëm dhe që nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra) shkaktuan Revolucionin Islamik dhe formuan Republikën Islamike. Ky brez mund të quhet grupi më i përkushtuar besnik i idealeve të revolucionit, i cili mori drejtimin e shoqërisë në ditët më të vështira të revolucionit dhe arriti ta shpëtojë revolucionin nga rruga e devijimit, pavarësisht sfidave dhe konspiracioneve të ndryshme. Brezi i dytë, i cili është produkt i gjeneratës së parë, janë të rinjtë që ishin motori i Revolucionit Islamik dhe ishin në gjendje të mposhtin regjimin Ba'ath në Irak me forcën e besimit dhe me mundësi të vogla dhe pavarësisht mbështetjen e të gjitha fuqive botërore për regjimin e Irakut. Ata janë quajtur brezi i revolucionit dhe luftës. Këta të rinj kanë përvojën e fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1978 (1979) dhe pas luftës hynë në fushën e ndërtimit me lëvizje xhihadiste dhe morën strukturën e menaxhimit të sistemit në paraqitjen e planeve madhore zhvillimore që i duheshin vendit pas luftës. Tani shumica e zyrtarëve dhe drejtuesve të shoqërisë janë nga kjo gjeneratë. Brezi i tretë janë fëmijët e brezit të dytë dhe nuk kanë përvojë për periudhën para revolucionit, revolucionit dhe luftës. Por ky brez është rritur në periudhën e trazuar pas fitores së revolucionit dhe e konsideroi të drejtë të tij marrjen pjesë në arena të ndryshme shoqërore dhe të ndërhynte në përcaktimin e fatit të vendit dhe duke pasur parasysh popullsinë e tij shumë të zhvilluar, duke përdorur lirinë dhe autoritetin që i dhuroi revolucioni, ai aktualisht ka rolin më të madh në shumë vendime të bazuara në votat e popullit. Vëmendja ndaj progresit, transformimit, modernitetit dhe vitalitetit është karakteristikë e këtij brezi të ri dhe për këtë arsye, ky grup i madh i forcës rinore, i vendosur dhe progresist është bërë një mburojë e përparimit dhe autoritetit të sistemit islam.
Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi janë bazat themelore të personalitetit dhe suksesit. Të rinjtë në periudhën më të mirë të jetës së tyre, duke pasur këtë veçori të rëndësishme, janë të aftë të bëjnë gjëra të mëdha dhe të arrijnë qëllime të larta duke u mbështeture tek kapitalet e tyre të dhëna nga Zoti. Vetëbesimi është një nga virtytet më të mëdha njerëzore për të rinjtë dhe nga ana tjetër, ai e motivon njeriun të kryejë programe të tjera morale dhe të ndërgjegjshme ndaj të tjerëve. Veç kësaj, ai është burimi i lirisë dhe i diturisë së tij në atë mënyrë që të mos i nënshtrohet kurrë poshtërimit dhe robërisë së të tjerëve dhe të mos e shkëmbejë kapitalin e tij të nderit dhe lirisë me ndonjë pasuri të shtrenjtë. Një nga parakushtet kryesore për të arritur frymën e vetëbesimit është njohja e aftësive dhe përdorimi i tyre.
Mbështetja tek vetja dhe rritja e brezit të ri të sotëm varet nga ndjenja e identitetit dhe e vetëbesimit që është rezultat i Revolucionit Islamik. Ekspertët që kanë shkruar në shpjegimin e rrënjëve të formimit të Revolucionit Islamik të Iranit reagimin e popullit ndaj poshtërimit të tyre historik nga sundimtarët autoritarë dhe mbështetësit e tyre të huaj e kanë konsideruar si një nga faktorët në shfaqjen e revolucionit në Iran. Gjatë dinastisë Pahlavi, kombi iranian u poshtërua rëndë, kështu që shpejt iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Imam Khomeinit, i cili predikoi pavarësinë dhe vetëbesimin dhe krijoi Revolucionin Islamik. Udhëheqësi i mençur i revolucionit, si një psikolog i aftë, i dha identitet rinisë dhe u mbështet në aftësitë e tyre. Nëse i referohemi thënieve të Imam Khomeinit, shohim vazhdimisht vëmendjen dhe përsëritjen e tij për nevojën për të forcuar vetëbesimin. Imam Khomeini gjithmonë theksonte: “Kryesorja është që ju të keni parasysh dy drejtime që i kam përmendur shumë herë, njëri është besimi në Zotin e Madhëruar, i cili do t'ju ndihmojë kur të doni të punoni për të dhe tjetra është vetëbesimi. Vetëbesimi, është që ju vetë si të rinj keni mundësinë të bëni gjithçka”.
Kjo metodë vetbesimit dhe dhënies së identitetit vazhdoi dhe u forcua edhe pas vdekjes së Imam Khomeinit dhe gjatë udhëheqjes së Ajetollah Khameneisë. Ai forcimin e frymës së vetëbesimit dhe lulëzimit të talenteve të të rinjve për shkak të prishjes së marrëdhënieve të bazuara në varësinë nga perëndimi, e konsideroi një nga arritjet e fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe beson se Revolucioni Islamik forcon shpirtin mes të rinjve. Pikërisht kjo krijoi bazat për rritje dhe prosperitet shkencor në Iran. Ajetollah Khamenei në lidhje me këtë thotë: “Para revolucionit, të rinjve dhe jo të rinjve nuk u jepej mundësia për iniciativë dhe kreativitet në fushën shkencore. Por revolucioni ringjalli fuqinë e pavarësisë dhe të vetëbesimit në shoqëri. Revolucioni Islamik ka mundur t'i japë këtij vendi rritje shkencore. Rritja jonë shkencore në këtë periudhë shumë të vështirë është shumë më e madhe se rritja shkencore e vendit tonë gjatë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë viteve që bota mundi të kishte rritjen dhe lëvizjen më të madhe shkencore."
Sot, dyzet e ca vjet pas fitores së Revolucionit Islamik, konceptet e "vetëbesimit" dhe "kthimit në vetvete" janë bërë një tipar i popullit iranian. Sot, në sytë e popullit dhe rinisë iraniane, pavarësia nuk është vetëm një ideal dhe synim ideal i paarritshëm, por nektari i ëmbël i asaj që i ka sjellë dobi kombit dhe efektet dhe pasojat e saj janë vërejtur në të gjitha sferat e jetës së popullit iranian. Një nga fushat më të rëndësishme për shfaqjen e arritjeve të kësaj pavarësie dhe vetëbesimi në arenën shkencore. Një ngjarje e rëndësishme që ndodhi në vitet pas Revolucionit Islamik ishte zhvillimi i disiplinave akademike, veçanërisht në nivelin e të diplomuarve në të gjithë Iranin, në të cilin të rinjtë shumë të motivuar dhe inteligjentë studiuan dhe që tani ata mund të bëjnë atë që shumëkush dikur mendonte se ishte e pamundur. Arritja e sukseseve të shumta të të rinjve iranianë në fushën e inovacioneve dhe shpikjeve, përparimet në teknologjinë lazer dhe përdorimet e ndryshme të tij, përparimet në nanoteknologji, prodhimi i barnave rikombinante dhe antikancerogjene, eliminimi i nevojës së vendit për të importuar disa ilaçe të veçanta, prodhimi dhe projektimi i ligamenteve humanoidë në vend nga studiues akademikë, marrja e medaljeve shkencore në olimpiada ndërkombëtare, prezantimi i kërkimeve shkencore në nivel ndërkombëtar dhe kryerja e një pune të madhe teknologjike, tregon se brezi ynë i ri dhe populli besojnë se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha brenda vendit.
Arritjet më të fundit shkencore të rinisë iraniane lidhen me problemin kryesor të botës sot, pikërisht me shpërthimin e sëmundjes Covid-19. Një numër qendrash shëndetësore në Republikën Islamike të Iranit, me gjithë sanksionet e rënda anti-iraniane, së bashku me një numër vendesh në mbarë botën, filluan kërkimet për prodhimin e vaksinës iraniane të koronës. Për shkak të zhvillimit të infrastrukturës që ka ndodhur në vitet e fundit, veçanërisht zhvillimit të njohurive të fuqisë punëtore eksperte dhe të arsimuar në fusha të ndryshme, përpjekjet e grupeve të bazuara në dije dhe institucioneve të mëdha si Shtabi Ekzekutiv i Urdhrit të Imam Khomeinit, shumë shpejt nxorrën një rezultat të mirë.
Kompanitë e bazuara në njohuri janë zakonisht të rinj të diplomuar që qëndrojnë në forcat e tyre dhe kanë një motivim të fortë për të punuar. Një ose dy profesorë me përvojë mund të jenë me të, por trupi i tyre kryesor i kompanisë është rinia. Muajt e fundit, kreu i shtabit ekzekutiv të urdhrit të Imam Khomeinit, si një nga qendrat e prodhimit të vaksinave, i shkroi një letër Udhëheqësit Suprem të Revolucionit dhe tha: “Pas raporteve tuaja të mëparshme të dorëzimit dhe udhëzimeve dhe mbështetjes suaj të menjëhershme, midis gjashtë platformave të prodhimit të vaksinave në selinë ekzekutive, më 15 qershor 2021 ne arritëm të merrnim licencën për të përdorur vaksinën e Iran-Barekat, duke u mbështetur në njohuritë plotësisht indigjen, dhe Republika Islamike e Iranit u kthye në një nga gjashtë vendet prodhuese të vaksinës kundër koronës në botë gjë e cila zbuloni vetëbesimin dhe autoritetin kombëtar në arenën ndërkombëtare.» Edhe këtu, mbështetja tek të rinjtë, së bashku me fuqinë dhe njohuritë indigjene, ashtu si tek nanoteknologjia, industria e mbrojtjes dhe raketave, lëshimi i satelitëve, industria bërthamore dhe disa fusha të tjera, dha rezultat dhe Republika Islamike ka qenë në gjendje të siguronte shumë mjete shëndetësore.
Vini re se kërkesa për rritje dhe zhvillim, madje edhe për të jetuar me besnikëri në epokën e tanishme e bën të domosdoshme të mbështeteni dhe të ktheheni tek identiteti dhe fuqia e brendshme. Bota nuk është fshati ideal ku strukturat ndërkombëtare të përshkruajnë normat për të tjerët si dhe arenë e grindjeve, e forcës dhe e ngacmimeve të fuqive të mëdha. Këtë e dëshmon edhe historia e shekullit të kaluar të kësaj toke. Sipas fjalëve të liderit të Revolucionit Islamik: “Nëse një popull nuk vjen në vete, nuk forcohet, atë do ta detyrojnë të tjerët. Ka disa kombe që kanë një rrugë të gjatë për të bërë para se të bëhen të fortë; Nuk ka asnjë shpresë se ata mund të krijojnë në vetvete forcën që mund të përballen me shtypësit dhe tiranët e botës; Por kombi ynë nuk është i tillë. Në një botë të tillë, njeriu duhet të jetë i fortë për të arritur majat e larta të përparimit dhe drejtësisë. Kjo fuqi dhe madhështi është e pranishme tek populli iranian, veçanërisht tek të rinjtë e Iranit. Revolucioni Islamik është një shenjë e plotë e kësaj bindjeje. Khomeini i Madh ishte i pari që e realizoi këtë fuqi në epokën e re.