Kultura e Mbrojtjes së Lavdishme, elementët dhe karakteristikat (1)
Në këtë program special të përgatitur me rastin e përvjetorit të fillimit të agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba'th të Irakut kundër Iranit, do të flasim për elementët dhe karakteristikat e rezistencës dhe qëndresës së popullit të Iranit përball këtij agresioni ushtarak.
Jemi në ditët e përvjetorit të agresionit ushtarak të ish-regjimit Baath të Irakut kundër Iranit, në shtator të vitit 1980. Një agresion ushtarak ky që me rezistencën dhe krijimin e heroizmave dhe epopeve të burrave dhe grave iraniane, u shndërrua në një fletë të artë në historinë e lashtë të popullit iranian. Imponimi i luftës tetëvjeçare ndaj Iranit, rezultoi në valën e dytë të unitetit dhe lëvizjes së popullit iranian pas fitores së Revolucionit Islamik për të jetuar i lirë dhe për të luftuar kundër fuqive arrogante dhe hegjemoniste botërore. Gjatë Mbrojtjes së Lavdishme tetëvjeçare dhe nga brendësia e hidhësive të panumërta të luftës, u shfaqen dhe u kristalizuan vlerat njerëzore dhe fetare si nderi, besimi, dashuria, guximi, shkathtësia, maturia dhe sakrifica. Tetë vitet e Mbrojtjes së Lavdishme manifestojnë të vërtetën e pavdekshme të qëndrueshmërisë, rezistencës, trimërisë dhe sakrificës së një kombi që arriti majat e larta të trimërisë dhe martirizimit në rrugën e mbrojtjes së shkollës së vet të mendimit, Revolucionit dhe atdheut islamik dhe neutralizoi komplotet dhe përpjekjet e armiqve të Revolucionit Islamik në arritjen e qëllimeve të tyre. Në përballjen me agresionin ushtarak të ish-regjimit Baath të Irakut, Irani arriti të dëbojë ushtrinë pushtuese baathiste nga toka e vet duke u mbështetur në fuqinë e besimit, në udhëheqjen unike të Imam Khomejnit (ra), duke shpikur metoda të reja të luftës, si dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit iranian dhe praninë e gjerë të qytetarëve iranianë në fushat e betejës nëpër fronte të luftës. Në këtë mënyrë, populli iranian nuk e lejoi ish-diktatorin kriminel Sadam Husejn të Irakut të arrijë qëllimet dhe objektivat e tij në këtë luftë. Lufta tetëvjeçare Iran-Irak konsiderohet si një nga luftërat më të rralla dhe më të jashtëzakonshme të epokës së botës dypolare dhe të periudhës së Luftës së Ftohtë, një luftë kjo në të cilën dy superfuqitë e kohës ishin pozicionuar praktikisht në të njëjtin front dhe mbështetën plotësisht ish-regjimin Baath të Irakut. Agresioni ushtarak tetëvjeçar i ish-regjimit Baath të Irakut kundër Iranit ka qenë ndryshe nga luftërat e tjera në përkufizimin, origjinën, cilësinë, klasifikimin dhe motivimin e tij. Sigurisht që për iranianët, lufta Iran-Irak në realitet nuk ishte një konflikt vetëm midis dy vendeve; përkundrazi, në sytë e popullit iranian, ky konflikt ishte një luftë midis së vërtetës dhe të pavërtetës. Kjo është për arsye se lufta iu imponua Iranit; por imponimi i luftës nuk e detyroi Iranin të dorëzohej; përkundrazi, populli i Iranit duke i besuar Zotit dhe duke u mbështetur te Ai, i rezistoi me guxim agresorit.

Në fillim të luftërave, zakonisht të dy palët janë plotësisht ose relativisht të përgatitura për të luftuar, ndërkohë që Irani nuk ishte mendërisht dhe praktikisht i përgatitur për të hyrë në luftë 19 muaj pas fitores së Revolucionit Islamik në këtë vend. Motivimi i luftëtarëve iranianë në Mbrojtjen e Lavdishme nuk bëhej në bazë të motiveve materiale; përkundrazi, ata i mësynin skenave të rrezikuara vetëm për të arritur kënaqësinë e Zotit. Ky element është arsyeja e fitores së luftëtarëve iranianë në fronte të luftës gjatë tetë vite të Mbrojtjes së Lavdishme. Cilësia dhe mënyra e luftës ishte gjithashtu e ndryshme nga ajo e luftërave konvencionale, sepse në njërën anë të kësaj lufte ndodheshin luftëtarët të cilët me mundësitë më të pakta dhe më minimale, i rezistuan gjithë botës. Përveç kësaj, mbështetja e popullit iranian ndaj fronteve të kësaj lufte ishte e mahnitshme. Morali shpirtëror i Imam Khomejnit (ra), liderit të ndjerë të Revolucionit Islamik të Iranit, dërgonte shumë njerëz në frontet e luftës. Luftëtarët iranianë me pjesëmarrje në luftë nuk prisnin as para, as pozitë të dalluar; përkundrazi, ata këtë veprim e konsideronin përmbushje të një obligimi dhe kryerje të një detyre hyjnore dhe sheriatike. Karakteristika më e rëndësishme e kësaj lufte ishte besimi në Zot. Përqendrimi te Zoti është bërë shkak që luftëtarët e Iranit të përqendrojnë të gjitha momentet e tyre te Zoti, ndryshe nga ushtritë e tjera të botës, dhe ndryshe nga strategjitë e tjera ushtarake, ata e shohin çlirimin e territoreve të vendit të tyre jo si një qëllim parësor dhe kryesor, por si një qëllim dytësor, një çështje kjo e cila është e pashembullt gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Imam Khomejni (ra) duke iu referuar kësaj karakteristike të luftëtarëve, ka thënë: “Vetëm besimi në Zot dhe dashuria për martirizimin në rrugën e Islamit dhe morali për sakrificë dhe flijim, ishin mjetet e betejës së tyre të pabarabartë". Lideri i ndjerë i Revolucionit Islamik të Iranit në një vend tjetër ka thënë: “Ajo që e bëri popullin tonë ngadhënjimtar, ishte besimi në Zotin dhe dashuria për martirizim. Populli i Iranit nuk kishte asgjë dhe kishte besim të Zoti, dhe besimi i tyre ngadhënjeu mbi të gjitha fuqitë". Po, nëse Zoti vendoset në qendër të çdo gjëje dhe arritja e kënaqësisë së Tij është në krye të çështjeve, atëherë me padyshim që fitorja do të pasojë, siç thotë Kur'ani i shenjtë: "Mos u humbni shpresat dhe mos u pikëlloni, sepse ju jeni më të ngritur nëse keni besim". Ishte bindja dhe besimi në Zot që u bë shkak luftëtarët e Iranit të sakrifikonin çdo gjë deri në pikën e fundit të gjakut.

Një tipar tjetër i tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme të popullit iranian ishte ndikimi i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe i ngjarjes së Ashures në luftën e luftëtarëve iranianë kundër forcave të ushtrisë së ish-regjimit Baath të Irakut, të mbështetura nga dy superfuqitë e Perëndimit dhe Lindjes. Ndoshta mund të thuhet se gjatë shekujve të luftërave të ndryshme në historinë e Islamit, nuk ekziston asnjë revolucion dhe asnjë kryengritje si lëvizja e Revolucionit Islamik të Iranit dhe nuk ka skena si skenat e fronteve të Mbrojtjes së Lavdishme të kenë qenë të ngjashme me kryengritjen e Ashures dhe të Qerbelasë së Imam Husejnit (a.s.).
Mijëra shenja ekzistojnë në frontet e Mbrojtjes së Lavdishme të cilat e lidhnin të sotmen e kësaj lufte me të djeshmen e Ashurasë dhe sillnin aromën e Qerbelasë në nuhatjet e njerëzve. Një vështrim dhe reflektim më i thellë mbi sloganet dhe moto, mbi testamentet, operacionet, emrat e operacioneve, netët e operacioneve, letrat, epitafet, fjalimet e prijësit dhe liderit të luftëtarëve, mbi familjet e dëshmorëve, mbi kujtimet, pikturat dhe mbi të gjitha simbolet dhe manifestimet e fronteve të luftës, tregon qartë se mund të jetë një lidhje e mrekullueshme dhe e lexueshme mes këtyre të dy periudhave të historisë. Studimi dhe kërkimi në këtë fushë dhe shfaqja e këtyre elementëve të përbashkët dhe ngjashmërive, jo vetëm që paraqet një skicim dhe shpjegimi produktivitetit dhe ndikimit dha gjallërisë së kulturës së Ashures, në që në realitet është edhe një argument i shëndetit, madhështisë, dinjitetit dhe shenjtërisë së viteve të Mbrojtjes së Lavdishme dhe Revolucionit Islamik. Gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, luftëtarët matnin veten dhe vlerësonin gjithçka me Qerbelanë dhe me shëmbëlltyrat e Qerbelasë, duke filluar nga shëmbëlltyra më e vogël që është Ali Asgar e deri te shëmbëlltyra më e bukur e Ashures që është Imam Husejni (a.s). Fytyra e burrave të moshuar që luftonin në frontet e luftës na kujtonin personalitetin e Habib bin Mazahiri në luftën e Qerbelasë. Adoleshentët krahasoheshin me personalitetin e Kasim, gjeneralët dhe komandantët krahasoheshin me Ebul Fazl Abas bin Ali dhe të rinjtë me krahasoheshin me personalitetin e Ali Akbar. Në letrat që u mbërrinin familjeve nga frontet e luftës, ato këshilloheshin të bëjnë durim siç ka bërë Hazreti Zejnebe. Edhe fëmijët e martirizuar në bombardime dhe sulme me raketa krahasoheshin me Ali Asghar. Një çështje e rëndësishme në Revolucionin Islamik, veçanërisht gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, është ngjashmëria që gjetën njerëzit dhe luftëtarët iranianë midis Imam Khomejnit (ra) dhe Imam Husejnit (a.s.) dhe ngjashmëria mes fronteve të luftës së Mbrojtjes së Lavdishme me luftën e Qerbelasë dhe Ashures. Ndoshta në sloganin e thjeshtë dhe të njohur “Lëvizja jonë është Husejniste, udhëheqësi ynë është Khomejni” fshihet më së mirë ky koncept dhe ky vështrim i bukur. Fakti që vetë Imam Khomejni (ra) ishte prej lozes së familjes së Profetit të nderuar Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe rruga, të folurit dhe vepra e tij paraqisnin po atë rrugë, po atë të folur dhe po atë mënyrë; krijonte një imazh dhe besim të tillë në mendjen e njerëzve. Imam Khomejni (ra) e kishte përmendur vazhdimisht lëvizjen e Ashures dhe ngjashmërinë e fronteve të luftës, luftëtarëve, dëshmorëve dhe popullit iranian me shokët e Imam Husejnit (a.s.).

Edhe luftëtarët me një besim të tillë, u gjenin veten në të njëjtën rrugë. Një nga dëshmorët e Mbrojtjes së Lavdishme në një pjesë të testamentit të tij, shkruan: “Çfarë tërheqje dhe motivi është ky që na nxori neve nga shtretërit e ngrohtë e të rehatshëm dhe na solli me dashuri në frontet e luftës në mënyrë që të përballojmë vështirësitë dhe lodhjet me zemër e shpirt dhe nga malli për t'u bashkuar me të dashurin tonë, të qëndrojmë e të luftojmë deri në fund të jetës?! Vërtetë është për t'u mahnitur nga gjithë kjo bukuri dhe madhështia! E gjithë kjo madhështi dhe bukuri e krijuar nga luftëtarët tanë në skenat e betejës së luftës dhe të gjitha sakrificat dhe flijimet që po bëhen duken të çuditshme vetëm për ata të cilët i shikojnë ato me kritere materiale dhe me standarde të kësaj bote, ndërkohë që logjika jonë është logjika e spiritualitetit dhe dashurisë; si qiriu që shkrihet dhe jep dritë. Sot, ne deklarojmë nga brenda vijave të frontit të luftës se dëgjuam thirrjen “A ka ndonjë ndihmues që do të më ndihmojë!” të Husejnit të kohës tonë [Imam Khomejni (ra)] dhe iu përgjigjem asaj me nxituam dhe vrapuam drejt fushëbetejës së martirizimit me shpresë që Zoti do të na mundësojë për t'u bashkuar me të dashurit e Tij". Një nga veçoritë e rëndësishme të Mbrojtjes së Lavdishme ishte roli unik i Imam Khomejnit (ra), liderit të madh të Revolucionit Islamik dhe komandantit suprem të Iranit, një lider ky që me fjalimet e tij shpirtërore krijoi një transformim dhe revolucion shpirtëror të tillë sa që ndryshoi tërësisht virtytet njerëzore të njeriut dhe u bë krijues i njerëzve të vetëndërtuar, dhe me penën e tij dhe me frymëzimin shpirtëror, krijoi dëshmor të pavdekshëm dhe vetë ai u bë shëmbëlltyrë e tyre. Ky art i Imam Khomejnit (ra), i cili me mësimet e tij e ndryshoi luftën nga një luftë për tokë në një luftë të besimit, është një nga tiparet e rëndësishme të Mbrojtjes së Lavdishme. Imam Khomejni (ra) e konsideroi luftën si luftë besimi, e cila nuk njeh territor gjeografik dhe kufi, dhe në bazë të vizionit fetar, ajo mund të vazhdojë derisa të ekzistojë mosbesimi dhe politeizmi, siç thotë: “Tani po luftojmë për fenë tonë. Ne nuk luftojmë për tokë. Në çdo kohë kur të përfundojë lufta, ne do të përqafojmë të gjithë kombin irakian me krahë hapur dhe nuk do të kemi më luftë. Lufta jonë është luftë mes Islamit dhe mosbesimit, jo luftë mes një vendi dhe një vendi tjetër". Pikërisht si rezultat i këtij mendimi, fjalët dhe urdhrat e Imam Khomejnit (ra) ishin argument i pathyeshëm. Kur në shkollën shiite, bindja ndaj udhëheqësit fetar (Vilajet Fakih) paraqitet në përputhje me bindjen ndaj Profetit të nderuar të Islamit (a.s.), atëherë me një urdhër të udhëheqjes, fushat e betejës së luftës përballen me një zgjedhje të vetëdijshme që e cila jep rezultate shumë më të larta se kufiri normal. Imam Khomejni (ra) si prijës dhe shëmbëlltyrë i dëshmorëve, luajti një rol të madh në komandimin dhe drejtimin e forcave iraniane në kërkim të martirizimit dhe në ringjalljen e kulturës së të menduarit basixhi (të mobilizimit vullnetar) në shoqëri.

Gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, Iranit me grupe etnike, kultura, gjuhë dhe fe e shkolla të ndryshme fetare, arriti një unitet kombëtar dhe kohezion unik dhe të pashembullt përgjatë gjithë historisë. I gjithë Irani i bashkuar dhe spontanisht nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) për një qëllim të unifikuar, shkoi në fushëbetejën e luftës së të vërtetës kundër të pavërtetës dhe ky unitet është akoma më i mirë dhe ky ishte një nga begatitë e luftës. Besimi dhe mbështetja te të rinjtë është një nga karakteristikat dalluese të Mbrojtjes së Lavdishme. Nuk e dimë askund në botë që civilët të shfaqen në mënyrë kaq të gjerë dhe me ndikim në fushën e betejës. Por në Mbrojtjen e Lavdishme, një djalosh vullnetar 13-vjeçar e deri te një burrë i moshuar 70-vjeçar, të gjithë kishin ardhur në luftë me vullnetin e vet për të mbrojtur besimin e tyre dhe kjo e bëri botën të mahnitet nga kaq shumë motive të larta për të mbrojtur vendin. Karakteristikë tjetër e kulturës që e ka bërë të shenjtë luftën tetë vjeçare, është kjo që populli iranian u bë shembull për vendet dhe kombet e tjera liridashëse që nuk duan të jenë nën sundimin e shteteve hegjemoniste dhe shtypësve, dhe kështu u ringjall fenomeni i islamizmit dhe luftës kundër dhunës e padrejtësisë në botë...