Mbrojtja e Lavdishme, grat heroina (2)
Me fillimin e luftës imponuese më 31 shahrivar 1359 që përkon me 22 shtator të vitit 1980, femrat si një pjesë e madhe e popullsisë së Iranit, me guxim, trimëri e sakrificë të papërshkrueshme krijuan heroizma dhe epope të mëdha në rajonet kufitare të Iranit si në Khorramshahr, Susangard, Ahvaz, Mehran etj.
Me fillimin e luftës imponuese më 31 shahrivar 1359 që përkon me 22 shtator të vitit 1980, femrat si një pjesë e madhe e popullsisë së Iranit, me guxim, trimëri e sakrificë të papërshkrueshme krijuan heroizma dhe epope të mëdha në rajonet kufitare të Iranit si në Khorramshahr, Susangard, Ahvaz, Mehran etj. Këto ishin ushtare të panjohura që mbanin barrën e rëndë të logjistikës së frontit të luftës dhe disa detyra të tjera. Sulmi i papritur i armikut në zonat kufitare dhe gjithashtu bombardimet ajrore mbi qytetet, kërkonin që gratë të ishin drejtpërdrejt të pranishme në zonat e luftës.
Origjina e thirrjes dhe lëvizjes së grave në aktivitetet shoqërore daton në rolin shembullor të grave të dekadave të para të Islamit dhe grave të periudhës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., veçanërisht Hazretit Zahra (a.s.) dhe Hazretit Zejnebes (s.a), të cilat në bazë të ideologjisë islame dhe nevojës së shoqërisë, morën pjesë në aktivitete dhe programe shoqërore të shoqërisë. Në këtë program, në fillim do të shikojmë rolin e këtyre grave në Mbrojtjen e Lavdishme në pasqyrën e statistikave dhe më pas do të njihemi me disa nga këto gra që kanë luajtur rol të konsiderueshëm.

Në bazë të statistikave të marra nga lista e dëshmorëve të luftës imponuese, grat heroina të Iranit përbëjnë 6.428 dëshmore që kanë rënë gjatë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme për ta mbrojtur Iranin dhe Islamin që shumica e tyre janë martirizuar gjatë bombardimeve dhe sulmeve raketore kundër qyteteve të Iranit. 500 persona nga këto gra kanë qenë luftëtare aktive. Shumica e këtyre femrave kanë qenë të pamartuara dhe 2500 prej tyre kanë qenë të moshës 10 deri në 30 vjeçare.
Gjithashtu është mirë të dimë se gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, 22.808 femra në kuadër të ekipeve të ndihmës së shpejtë dhe 276 mjeke janë dërguar nëpër fronte të luftës.
Sipas statistikave të Fondit për Invalidë dhe Dëshmor të cilat janë publikuar në shtator të vitit 2002, sipas ndarjes së gjinisë dhe grupeve të invalidëve, numri i përgjithshëm i femrave iraniane invalidë është 5.735 persona që nga ky numër, 3075 femra ishin invalide të shkallës mbi 25%.
Gjithashtu, edhe pse nuk janë publikuar statistika të sakta për numrin e femrave iraniane të zëra rob lufte gjatë luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, mirëpo disa burime thonë se 171 femra iraniane kanë qenë të zëra rob lufte gjatë kësaj lufte tetë vjeçare.
Gjatë tetë viteve të luftës imponuese, edhe pse një pjesë e madhe e të ardhurave të vendit ndaheshin dhe shpenzoheshin për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për frontet e luftës, mirëpo për shkak të përmasave të gjera të frontit të luftës, zgjatjes së periudhës së luftimeve, bllokadës ekonomike dhe gjendjes jo të mirë ekonomike brenda në Iran, qeveria iraniane nuk mund t'i siguronte të gjitha shpenzimet logjistike të frontit të luftës, prandaj aktivizimi dhe ndërhyrja e forcave popullore në çështjet e logjistikës së luftës ishte një gjë shumë e domosdoshme. Në këtë mes, femrat me pjesëmarrje aktive në shtabet logjistike të luftës, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fushë. Femrat i ndihmonin burrat në frontet e luftës jo vetëm me hapjen e bunkerëve dhe përgatitjen e ushqimit për luftëtarët dhe mbrojtjen e municioneve, por ato edhe me trajnimet elementare që kishin marrë më parë, luftonin edhe në vijën e parë të fronteve kundër armikut ba'thist të Irakut. Krijimi i shtabeve për mbledhjen e ndihmave popullore nëpër xhami dhe shkolla, klasifikimi dhe dërgimi i artikujve të ndryshëm të nevojshëm për luftëtarët nëpër fronte, meremetimi dhe rregullimi i pajisjeve, riparimi i mjeteve dhe sigurimi i artikujve ushqimorë, veshmbathjeve dhe rrobave të trasha; ishin disa nga aktivitetet logjistike të femrave për frontet e luftës.

Esmat Ahmedian është nëna e dy dëshmorëve dhe e një invalidi të luftës gjatë Mbrojtjes së Lavdishme e cila për shumë vite në detyrën e drejtueses së një kamionete, ka shkuar nëpër fronte të luftës dhe gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme ka vepruar në fushën logjistike në Ahvaz për luftëtarët iranianë. Duke filluar nga larja e rrobave e deri te përgatitja e ushqimit të mëngjesit për luftëtarët; janë vetëm disa nga punët e kësaj zonjë luftëtare që ka kryer gjatë atyre viteve. Pjesëmarrje në programet për rindërtimin e vendit, e ka bërë këtë zonjë një biznesmenë. Ajo thotë: "Lufta është një fenomen i keq dhe pistë, mirëpo frontet e luftës dhe njerëzit e saj ishin të dashur dhe mbrojtja është një punë e shenjtë".
Fatime Navab Safavi është mbesa e dëshmorit Navab Safavi e cila ishte një femër tjetër heroinë që në kohën e luftës imponuese të ish-regjimit Ba'ath të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit, e cila ka vepruar në rolin e vëzhgueses në rajonin Bahman Shir. Ajo me informacionet efikase dhe të dobishme që ofronte për pozicionet e armikut, ka luajtur një rol vendimtar në suksesin e operacioneve. Në veprimin e fundit që është vërejtur, ajo është parë duke bartur trupin e një dëshmori me vete. Më pas është bërë e ditur se ajo kthehej nga një operacion i suksesshëm".
Zonja nga Susangardi me emrin Maxhide Negeravi gjatë operacioneve për thyerjen e rrethimit dhe çlirimin e rajonit Susangard më 17 nëntor të vitit 1980, kishte çarmatosur 6 ushtarë dhe një oficer të armikut dhe i kishte zënë rob ata. Ajo thotë: "Ushtria e Irakut kur pësoi disfatë në rajonin Hamidije, ushtarët e armikut të frikësuar e të humbur duke hapur zjarr në drejtim të popullit, mundoheshin të arratisen e ta shpëtojnë veten, mirëpo nuk e dinin rrugën të shkojnë drejt kufirit. Kur 6 ushtarë të armikut arritën afër shtëpisë tonë, u thashë atyre: "Nëse shkoni më përpara, do të rrethoheni nga populli dhe nga forcat e Gardës Revolucionare dhe do të vriteni. Shpejt hyni brenda në shtëpi dhe uluni në sallonin e pritjes dhe hiqni armët tuaja në mënyrë që t'i fshehu armët". Ata vepruan ashtu siç u thash unë. Kur hoqën armët, ua mbylla derën nga mbrapa dhe i thirra njerëzit dhe me armët që ua mora atyre, gjashtë ushtarë irakianë i dërgova drejt e te xhamia".

Me guxim mund të thuhet se pjesëmarrja në luftë dhe qëndresa që është treguar nga ana e femrave heroina të Iranit gjatë luftës imponuese, nuk është parë në asnjë kohë dhe në asnjë vend të botës. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me trimërinë dhe sakrificën e femrave iraniane gjatë Mbrojtjes së Lavdishme, ka thënë: "Nëse femrat nuk do ta këndonin epopenë e luftës dhe në shtëpitë e tyre nuk do ta konsideronin luftën si një vlerë, atëherë me siguri se edhe burrat nuk do të kishin vullnetin dhe motivin e duhur për të luftuar dhe një turmë e madhe e forcave vullnetare nuk do të drejtohej drejt fronteve të luftës".
Dr. Ma'sume Abad në ditët para të luftës, ka vepruar se një prej pjesëtareve të forcave të Gjysmëhënës së Kuqe dhe ka qenë përfaqësuese e prefektit në sistemin e shtëpisë së qytetit. Ajo në njërin prej misioneve të saj së bashku me tre femra të tjera, është kapur rob lufte nga forcat irakiane. Ajo për 40 muaj qëndroi në kampet e robërve të luftës në Irak derisa u lirua në vitin 1983. Në lidhje me këtë gjendje, ajo thotë: "Robëria e trupit përball robërisë së shpirtit, nuk është çmim i lartë. Ata të cilët kanë qëndruar të pathyeshëm dhe me rezistencën e vet kanë mbrojtur dinjitetin dhe nderin e tyre, e dinë shumë mirë se robër të vërtetë janë ata të cilët e shesin shpirtin e vet me një çmim të vogël në mënyrë që ta kultivojnë trupin e tyre i cili pa shpirt njerëzor, është shumë i poshtëruar dhe i ulët".
Zonja Abad në lidhje me aktivitetin e femrave në Republikën Islamike të Iranit, thotë: "Në llojin e të menduarit islamik, femrat kurrë nuk kanë qenë të ndara nga pjesa e përgjithshme e popullit dhe as nga veprimtaritë shoqërore. Sistemi islamik çfarëdo lloj përparimi dhe progresi në shoqëri e konsideron të kushtëzuar me pjesëmarrjen aktive dhe të gjerë të kësaj shtrese të madhe të shoqërisë përkrah shtresave të tjera. Prej shërbimeve më të rëndësishme të realizuara në bazë të këtij të menduari, mund të përmendet ringjallja e dinjitetit dhe ndjenjës së vetëbesimit në mesin e grave dhe vajzave të shoqërisë së sotme dhe një gjë të tillë ne po e vërejmë sot edhe në nivel kombëtar edhe në nivel ndërkombëtare".

Roli kulturor i femrave gjatë luftës imponuese gjithashtu ka qenë me ndikim shumë të madh dhe shembuj konkret të këtij roli mund të vërehen në raste të tilla si në vlerësimin dhe nderimin e dëshmorëve, në informimin e opinionit, në përballje me hipokritet dhe spekulimet kundër Revolucionit Islamik, pjesëmarrje në varrimin e trupave të dëshmorëve dhe në aktivitete për përkujtimin e tyre. Gjithashtu edhe shkrimi dhe krijimi i veprave, romaneve, krijimtaria poetike me temë luftën dhe Mbrojtjen e Lavdishme si dhe veprimtaria gazetareske dhe mediale; gjithashtu përbëjnë këtë rol të femrave iraniane.
Femrat nëpërmjet pjesëmarrjes efikase të tyre në Mbrojtjen e Lavdishme, gjithashtu janë bërë edhe transmetuese të mira për ngjarjet dhe zhvillimet e asaj periudhe dhe kanë luajtur një rol krijimtarie në letërsinë e rezistencës dhe në letërsinë e Mbrojtjes së Lavdishme. Kujtimet e gjalla të femrave si robër lufte dhe si invalide, kanë zbukuruar transmetimet e bukura dhe në të njëjtën kohë me plotë dhimbje të nënave, bashkëshorteve dhe fëmijëve të pathyeshëm të dëshmorëve duke përshkruar bukuritë e jetës së dëshmorëve të tyre si dhe kujtimet e femrave pjesëtare të ekipeve të ndihmës së shpejtë dhe si mjeke të asaj periudhe kanë shtuar edhe më shumë faqet e fletores së historisë rezistencës dhe sakrificës në Iran.
Zahra Husejni, transmetuese e veprës "Da", është një prej femrave të tilla e cila me guximin dhe qëndresën shpirtërore të pashembullt, ka marrë pjesë në punën e përgatitjes dhe varrosjes së trupave të dëshmorëve. Ajo e cila në atë kohë kishte vetëm 17 vjet, banë dhe vëllain e saj dëshmorë i ka varrosur me duart e veta. Gjatë mbrojtjes së qytetit Khorramshahr, ajo ishte plagosur dhe një copë granate është futur në palcën kurrizore të saj që më pas e mbanë atë gjithmonë me vete dhe është e detyruar të përballoi edhe pasojat e saj. Megjithëkëtë, ajo nuk është ndalur dhe gjithnjë kanë bërë përpjekje që të jetë në shërbim të frontit dhe luftës ose të njerëzve të goditur nga lufta. Transmetimi i Zahra Husejni për luftën është i pashembullt dhe nuk i ngjanë asnjërit prej transmetimeve dhe librave të shumta që kanë shkruar për luftë iranianët dhe autorët e huaj. Në librin e saj, vërehen skena aq të mëdha të sakrificës dhe dashurisë e besimit sa që lëkundin zemrën e çdo lexuesi.

Në vitet e para të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, martesën e Fahime Babaijanpur dhe të dëshmorit Gholamreza Sadekzade e shpalli Imam Khomejni (ra). Imam Khomejni kur kërkoi nga Fahime Babaijanpur që t'i japë leje atij për të shpallë martesën, Fahime Babaijanpur me fjalë të qarta deklaroi: "Përgjigja ime është me një kusht!" Të pranishmit duke u çuditur, pyetën: "Çfarë kushti?" Fahime para Imam Khomejnit tha: "Me këtë kusht që ju të bëni dua për martirizimin e të dy neve në këtë botë dhe me pranimin e ndërmjetësimit për ne në botën tjetër". Ky moral në kërkim të martirizimit e bënte Imam Khomejnin të sigurt për fitore dhe ai ka thënë: "Unë çdo herë kur shikoj femrat e nderuara të cilat me vullnet dhe vendosmëri të prerë pranojnë që në rrugën tonë të përballojnë çfarëdo lloj vështirësie dhe sakrifice deri në martirizim, bëhem i sigurt se kjo rrugë do të rezultojë me fitore".
Dhe kështu ndodhi në të vërtetë. Femrat me pjesëmarrjen dhe sakrificën e vetëdijshme për ta mbrojtur sistemin e Republikës Islamike, janë përkushtuar për të ndihmuar luftëtarët dhe trimërinë dhe sakrificën e tyre të papërshkrueshme, kanë shtuar fletë të arta në historinë e luftës dhe heroizmit të këtij vendi.
"Qoftë krenare kjo shtresë e madhe e shoqërisë e cila me pjesëmarrjen e vetë të çmuar dhe të guximshme në Mbrojtjen e Lavdishme, e kanë çuar në fitore Iranin Islamik, Kur'anin e shenjtë dhe Revolucionin dhe tani janë duke vepruar në fronte të luftës dhe prapa fronteve të luftës dhe janë të gatshme për flijim!"