Imam Khomeini (RA), I Binduri i Zotit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i139446-imam_khomeini_(ra)_i_binduri_i_zotit
Jemi në prag të 44-vjetorit të Dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit. Për këtë rast të veçantë, ne kemi përgatitur një program të veçantë që ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2023 10:17 Europe/Tirane
  • Imam Khomeini (RA), I Binduri i Zotit

Jemi në prag të 44-vjetorit të Dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit. Për këtë rast të veçantë, ne kemi përgatitur një program të veçantë që ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

 

Imam Khomeini (RA), themeluesi i Revolucionit Islamik të Iranit, nga 13 Abani 1343 (1964) deri më 12 Bahman 1978 (1978) ka qenë në mërgim. Përreth katërmbëdhjetë vjet, ai ka qëndruar në kurbet për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe luftës kundër regjimit Pahlavi. Më 13 Aban 1343, Imam Khomeini (RA) u transferua fshehurazi në Ankara dhe më pas në Bursa të Turqisë. Pas ca kohësh, më 5 Shahrivar 1344, ai u transferua në Naxhaf të Irakut dhe qëndroi atje derisa u shtua presioni për të ndryshuar vendbanimin e tij. Më në fund, më 14 Mehr 1357, nën presionin e Muhamed Reza Pahlavi, ai u transferua në fshatin Noufle-le-Chateau në Francë. Noufle-le-Chateau gjatë ditëve të pikut të lëvizjes ishte bërë zemra kumbuese e revolucionit iranian. Kur Imam Khomeini u internua në Turqi, Shahu dhe Amerika nuk e parashikuan kurrë se ai një ditë do të kthehej fitues në Iran dhe do të rrëzonte regjimin perandorak.

Në agim të datës 12 Bahman, avioni i Imam Khomeinit, Zoti e mëshiroftë, nga aeroporti Charles de Gaulle në Francë fluturoi për në qiell. Në agim imami dhe shokët e tij e falën namazin e sabahut në xhemat. Kur avioni hyri në qiellin e Iranit, një gazetar e pyeti Imamin: "Çfarë ndjen?" Imami u përgjigj me qetësi: “Asgjë”. Imami nuk kishte asnjë ndjenjë; Sepse ai veproi vetëm në bazë të detyrës. Fitorja dhe humbja për të ishin të bukura. Ashtu siç humbja nuk e zhgënje edhe fitorja nuk i zgjoi ndjenjat e tij personale. Dhe kështu, më 12 Bahman 1357 (1978), u bë pritja më e lavdishme në histori. Kjo ditë ishte një nga ditët më të paharrueshme në historinë bashkëkohore të Iranit, ku entuziazmi i njerëzve ishte i papërshkrueshëm.

Kthimi i Imam Khomeinit(ra) më 12 Bahman

Tani kanë kaluar dyzet e katër vjet nga Revolucioni Islamik i Iranit. Një revolucion në të cilin një nga sekretet e suksesit dhe fitores së tij mund të gjendet në praninë e një lideri të aftë, politikan dhe të devotshëm. Imam Khomeini, si jurist dhe mendimtar, njohës i kohës dhe teoricien politik në epokën e anti-fetarizmit dhe braktisjes së saj, në kulturën dhe qytetërimin e kohës, duke përdorur rrugën e Profetit të Shenjtë (savs.) dhe të të pagabuarve (a.s.) ishte në gjendje të krijonte një komb, të cilit kolonizatori i kishte dhe i kishin marrë mohuar vitalitetin dhe pavarësinë. Ai atë komb e riktheu në skenën e jetës shoqërore dhe i paraqiti botës një qeveri të bazuar në vullnetin e popullit në formën e kushtetutës së Republikës Islamike, e cila është flamurtare e drejtësisë, lirisë dhe pavarësisë. Ai themeloi modelin e ri të qeverisjes demokratike fetare dhe formuloi kuadrin e kësaj qeverisjeje në kushtetutë, në një mënyrë e cila përshpejtoi procesin e ndërtimit, modernizimit dhe reformave në Iran dhe si trashëgimi të tij dhe të revolucionit, formoi kriterin e rëndësishëm praktik të qeverisjes islame në epokën e mungesës.

Pasardhësi i tij, Ajetollah Khamenei, në përshkrimin e karakterit të Imam Khomeinit (RA) përdor një përkufizim gjithëpërfshirës dhe atë e përshkruan si një "besimtar të devotshëm revolucionar" dhe në shpjegimin e tij ai thotë:

“Një nga titujt dhe atributet që janë përdorur më rrallë për imamin tonë të madh dhe ne e kemi përdorur pak këtë përkufizim, është pikërisht kjo frazë.  Imamin e përshkruajmë gjithmonë me cilësi të shumta, por ky atribut – me të cilin rrallëherë e kemi përshkruar imamin – është një atribut gjithëpërfshirës; Ai është besimtar, i devotshëm, revolucionar. Besimtar: Do të thotë besimtar në Zot, besimtar në qëllimin, besimtar në rrugën që do ta çojë në këtë qëllim dhe besimtar për njerëzit. Ky interpretim përmendet edhe në Kuran për Profetin e Shenjtë: Besimtar në Zot, besimtar në qëllimin, besimtar në rrugë dhe besimtar për njerëzit.

Është i bindur dhe i devotshëm; Do të thotë që ai është i bindur dhe i devotshëm përballë Zotit; Edhe kjo është një cilësi tepër e rëndësishme.  Zoti në Kuran, Profetin e ka cilësuar si një person e atribute dhe cilësi të shumta, të cilat mund të përdoren si kapitull i veçantë për të treguar karakteristikat e atij personi; Megjithatë, ajo cilësi e cila na është urdhëruar ne myslimanëve ta përmendim gjithmonë në namazin që falim është shprehja “Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij”; Kjo është domethënia e bindjes së Profetit; Bindja është kaq e rëndësishme saqë Zoti na udhëzon dhe urdhëron që ta përmendim në çdo falje që ne bëjmë. Imami kishte pikërisht këtë cilësi. Ai ishte i bindur dhe i devotshëm, i përgjëruar dhe miqësor, ishte njeri i lutjes dhe faljes; Ishte një besimtar i devotshëm.

Sa i përket cilësisë së tretë, ai ishte një besimtar revolucionar, i devotshëm. Imami ishte imami i revolucionit.

Ky personalitet gjithëpërfshirës hyjnor, kur u kthye në vendlindje dhe mori drejtimin, prezantoi horizonte të reja të Islamit si një fe përparimtare, e plotë dhe progresiste që ishte në përputhje me jetën e njeriut, nevojat e shoqërisë dhe liritë legjitime. Prandaj, njerëzit panë se besimet e tyre ishin të kristalizuara tek ai dhe gjetën një qasje të unifikuar me të. Imami dha një përkufizim të saktë të fesë dhe e prezantoi atë në të gjitha fushat e jetës. Ai krijoi një këndvështrim të ri mbi fenë duke propozuar "Islamin e pastër Muhamedian (savs)". Në këtë pikëpamje, Islami nuk përfshinte vetëm rekomandimet morale dhe adhurimin e pastër. Përkundrazi, ai ishte shfaqja e mëshirës dhe e faljes së Zotit dhe u përgjigjej nevojave të kësaj bote dhe ahiretit, dhe në të gjitha çështjet politike, shoqërore, ekonomike etj., kishte ligje që ishin në shërbim të rritjes, zhivllimit dhe ngritjes së popullit.

 

Imami duke paraqitur këtë imazh të fesë themeloi një shkollë. Në shkollën e Imam Khomeinit, bota dhe sistemi i krijimit janë në praninë e Zotit dhe krijesat janë të gjitha të pranishme në rrethin e Tij dhe çdo person lidhet drejtpërdrejt me Krijuesin e tij. Prandaj, njeriu duhet të përvetësojë një metodë në jetë që të mund të kuptojë praninë e Zotit.   Imam Khomeini ka një pikëpamje dashamirëse për Zotin, njeriun dhe botën. Në librin e tij “Musbah el-Hidayeh” ai shkruan se qiellin dhe tokën i bashkon dashuria. Nga këndvështrimi i tij, shkaku i krijimit është dashuria hyjnore dhe dashuria ndaj hazretit të së drejtës dhe shkak i rrugëtimit dhe ngritjes lart drejt Tij është pikërisht dashuria e robit për perëndinë. Nga këndvështrimi i Imamit, ekzistenca e pavendosur mund të justifikohet vetëm me dashurinë natyrore të grimcave të botës për të dashurin dhe ai vetë është pjesa më e dashuruar e ekzistencës ndaj Krijuesit të qiellit dhe tokës.

Një nga të afërmit e Imamit thotë: Namazi i darkës i Imam Khomeinit nuk është braktisur për pesëdhjetë vjet. Në shëndet e në sëmundje, në burg e në liri, në internim, madje edhe në shtratin e spitalit të zemrës, Imami e falte namazin e darkës. Imami u sëmur në Kum dhe sipas urdhrave të mjekut duhej të transferohej në Teheran, moti ishte shumë i ftohtë dhe binte borë dhe kishte një ngricë të çuditshme në rrugë. Po atë natë kur po vinin nga Parisi në Teheran, të gjithë njerëzit flinin në avion dhe vetëm imami falej në katin e fundit të avionit... Imam Khomeini ishte shembulli i përsosur i këtij ajeti të nderuar që thotë:

 

« تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ یَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ یُنْفِقُونَ ؛

16. I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.

17. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. ( surja Sexhde)

 

Dhe kjo është ajo që Ajetollah Khamenei në përshkrimin e tij thotë: "Gjëja që i mundësoi Imamit të udhëzojë dhe administrojë dhe udhëheqë këtë komb dhe këtë revolucion të madh ishte marrëdhënia e tij me Zotin, lidhja e tij me Zotin, vëmendja e tij ndaj Zotit, besimi i tij në Zot. Në kuptimin e vërtetë, ai ishte një rob i Zotit, i Binduri i Zotit. Nuk mund të gjej interpretim më të mirë se ky për Imamin: Ai ishte i binduri i Zotit.

 

Me fitoren e Revolucionit Islamik, populli i Iranit u ul në tryezën e shtruar nga Imam Khomeini. Ai themeloi një revolucion që po ringjall fenë dhe spiritualitetin në botë. Një revolucion që nuk pranon shtypjen dhe dominimin dhe është në konflikt me elementët e tiranisë dhe arrogancës. Dinjiteti, liria, pavarësia dhe çlirimi janë në krye të idealeve dhe synimeve të këtij revolucioni. Shpirti shpirtëror dhe morali dhe marrëdhënia me Zotin u forcua tek njerëzit dhe ndërtimi u zhvillua në të gjitha dimensionet e tij materiale dhe shpirtërore. Tani që kanë kaluar dyzet e katër vjet nga ajo ditë, përkundër të këqijave të botës arrogante dhe idhujve të tyre vendas dhe të huaj, edhe në muajt e fundit, trashëgimia e Imam Khomeinit - Republika Islamike - ende qëndron me autoritet dhe vendosmëri dhe emri dhe kujtimi i udhëheqësit të urtë dhe kërkues të Zotit janë ende motivues të lëvizjes dhe rrënjë pasioni dhe shprese në zemrat e njerëzve.