Të rinjtë fetarë iranianë, shpresa dhe vetëbesimi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i139458-të_rinjtë_fetarë_iranianë_shpresa_dhe_vetëbesimi
Në këtë edicion do të flasim për devotshmërinë fetare, shpresën dhe vetëbesimin si tre karakteristika të rëndësishëm të të rinjve iranianë të cilat kanë rol të madh në fitoren e Revolucionit Islamik dhe në mbrojtjen e sukseseve dhe të arriturave të tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2023 10:23 Europe/Tirane
  • Të rinjtë fetarë iranianë, shpresa dhe vetëbesimi

Në këtë edicion do të flasim për devotshmërinë fetare, shpresën dhe vetëbesimin si tre karakteristika të rëndësishëm të të rinjve iranianë të cilat kanë rol të madh në fitoren e Revolucionit Islamik dhe në mbrojtjen e sukseseve dhe të arriturave të tij.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi në ditët e Dhjetëditëshit të Faxhrit dhe përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit për të cilën urojmë të gjithë njerëzit që i qëndrojnë besnikë tre idealeve të mëdha njerëzore, do të thotë lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë sociale. Revolucioni Islamik i popullit të Iranit i cili ka ndodhur 44 vite më parë, ka bërë thirrje për këto ideale rrënjët ideologjike të të cilit ushqeheshin nga burimet fetare. Në atë periudhë kohore në Iran ku sundonte regjimi despotik mbretërore, feja Islame dhe shkolla fetare shiite u bë pioniere e luftës kundër despotizmit dhe diktaturës politike të sundimtarëve dhe kundër varësisë së Iranit nga shtetet e huaja dhe ajo arriti ta shpëtojë popullin iranian nga diktatura politike dhe nga varësia për Amerikën. Ky Revolucion ishte rezultat dhe produkt i devotshmërisë fetare dhe i bindjeve fetare të të rinjve iranianë të cilët besonin në identitetin e vet historik dhe i qëndronin besnikë bindjeve të veta dhe shpresonin në krijimin e një shoqërie të shëndosh, dinamike dhe të bazuar mbi paqen, drejtësinë, lirinë dhe pavarësinë. Ata shpresonin që duke ripërtërirë fenë Islame dhe bindjet shpëtuese të fesë Islame, mund të shpëtohet shoqëria e Iranit dhe të bëhet shëmbëlltyrë për të gjithë popujt dhe shoqëritë e tjera të botës. Në këtë edicion do të bëjmë përpjekje edhe pse në mënyrë të shkurt, të prezantojmë këto ideale të mëdha dhe rrugën e vështirë që është kaluar për realizimin e tyre. Prandaj, për t'u njohur më tepër me këtë temë, na ndiqni në vazhdim!

Revolucioni Islamik i Iranit ka arritur në fitore në rrethanat kur sistemi sundues në botë, ishte dy polar i ndërtuar mbi bazën e rivalitetit të dy blloqeve të Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lindjes të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Në atë periudhë kohore, këto dy superfuqi, sidomos Amerika, kishin shtrirë hegjemoninë e tyre politike, ekonomike dhe ushtarake në të gjithë botën. Është interesant fakti se të gjitha që synonin të çliroheshin nga dhuna e regjimeve despotike dhe nga sundimi hegjemonist i shteteve hegjemoniste, i shtrinin dorën dhe kërkonin ndihmë nga ideologjitë majtiste të cilat kishin një brumë revolucionar më të intensifikuar. Ata besonin se duke u mbështetur në parimet dhe mësimet revolucionare të Marksit, mund të luftonin kundër sistemit hegjemonist dhe arrogantë të Amerikës dhe nuk ekziston ndonjë ideologji tjetër e cila ka kapacitetin e duhur për mobilizimin e turmave popullore. Brendësia e ideve marksiste, ishte revolucionare dhe është interesant fakti se kjo ideologji jo vetëm që nuk konsideronte kurrfarë roli për fenë dhe bindjet fetare në vetëdijesimin dhe mobilizimin e turmave të popullit, por ai shkonte edhe më larg dhe besonte se feja është opium për popullin dhe bëhet shkak që populli të futet në gjumë të thellë dhe ta pranojë hegjemoninë e brendshme dhe të jashtme. Në rrethana të tilla dhe në një atmosferë të tillë ku diskursi marksist ishte diskursi dominues në të gjitha shoqëritë revolucionare, Revolucioni Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) arriti në fitore në Iran. Imam Khomejni (ra) ishte një autoritet fetar dhe duke u inspiruar nga parimet dhe mësimet fetare-shiite, siç ishte kryengritja e Ashuras, mobilizoi popullin iranian kundër regjimit despotik mbretëror që sundonte në Iran. Deri në fillim të viteve 1970-ta, do të thotë vetëm disa vite para fitores së Revolucionit Islamik, askush nuk mund të besonte se populli i Iranit duke u mbështetur në ideologjinë fetare, do të mund të bëjë kryengritje dhe revolucion kundër regjimit despotik dhe të varur të mbretërisë Pahlavi dhe nën udhëheqjen e një autoriteti fetar, ta çojë atë revolucion deri në fitoren përfundimtare.  

Ajo çfarë është bërë shkak për zgjimin publik dhe për mobilizimin politik të popullit të Iranit, ishte ripërtëritja e mësimeve fetare të Islamit dhe të shkollës shiite, sidomos rileximi i luftës së kundër dhunës dhe padrejtësisë. Të rinjtë iranianë, të cilët e konsideronin identitetin e tyre historik të krijuar si rezultat i mësimeve drejtësidashëse dhe luftës kundër padrejtësisë dhe si një përzierje e identitetit iranian dhe bindjeve e besimit islam, nuk i pëlqenin shumë idetë dhe ideologjitë e importuara nga jashtë siç ishte ideologjia marksiste, prandaj ata u prirën dhe anuan më shumë drejt ideologjisë fetare islame që ka për qëllim shpëtimin e njeriut. Ata e kuptuan se në shoqërinë iraniane elementet kryesore të strukturës të së cilës janë bindjet dhe besimi fetar, duke u mbështetur në ideologjinë marksiste e cila e konsideron fenë opium për turmat popullore, nuk mund të shkohet në luftë kundër regjimit despotik dhe të varur nga fuqitë hegjemoniste të huaja, sidomos kur të merret parasysh se zanafilla e kësaj ideologjie ishte importuese dhe terreni i zbatimit të saj ishte një vend me një të kaluar kolonialiste të ngjashme me të kaluarën kolonialiste të Amerikës dhe populli i Iranit në shumë periudha të ndryshme historike siç ishte çështja e naftës së veriut dhe çështja e ndarjes së Republikës së Azerbajxhanit, kishte kujtime të hidhura nga Bashkimi Sovjetik. Imam Khomejni (ra) si një autoritet i madh fetar, duke u mbështetur në parimet dhe mësimet fetare dhe në shpirtin e vetëbesimit dhe kthimit e popullit iranian në identitetin e vet, i dha një moral dhe një shpirt të freskët trupit të pashpresë të të rinjve iranianë të cilët ishin lodhur dhe kishin mbetur pa zgjidhje në luftën kundër regjimit despotik të Shahut dhe i armatosi ata me armën e fuqishme të besimit feta dhe të vetëbesimit kundër një regjimi diktatorial dhe të rrezikshëm. Të rinjtë iranianë të cilët ishin zhgënjyer dhe kishin humbur shpresën nga përdorimi i ideologjive importuese dhe gjithashtu nga metodat e luftës guerile që ishin të zakonshme në atë periudhë dhe e shikonin vetën të pafuqishëm përball regjimit të fuqishëm despotik të mbretit, me mësimet e Imam Khomejnit (ra) gjetën përsëri shpresë dhe me duke u mbështetur në udhëheqjen e liderit të tyre Imam Khomejnit (ra), arritën të fusin në shoqëri shpresën, besimin fetar dhe vetëbesimin dhe brenda një periudhe të shkurtë ta rrëzojnë regjimin mbretëror.  

Në bazë të kësaj, mund të thuhet se devotshmëria fetare, vetëbesimi dhe shpresa ishin tre karakteristikat e rëndësishme të të rinjve iranianë të cilët duke u mbështetur në këto karakteristika, arritën të ngadhënjejnë kundër despotizmit të brendshëm dhe varësisë nga jashtë dhe ta çojnë në fitore Revolucionin Islamik. Imam Khomejni (ra) nuk ishte vetëm një liderë politik i Revolucionit, por ai ishte bërë edhe udhëheqës shpirtëror i të rinjve iranianë të cilët ishin në kërkim të identitetit të tyre të humbur. Të rinjtë iranianë me besëlidhje me Imam Khomejnin (ra) dhe duke u mbështetur në identitetin krenar dhe shpresëdhënës Islam, arritën ta çojnë në fitore Revolucionin Islamik. Tre karakteristikat, do të thotë besimi fetar, shpresa dhe vetëbesimi kanë ushtruar një ndikim shumë të thellë në krijimin e identitetit të të rinjve iranian dhe në çuarjen në fitore të Revolucionit Islamik në Iran, mirëpo ky rol i madh nuk ishte i kufizuar dhe i përcaktuar vetëm për atë periudhë historike dhe vetëm për atë iniciativë të madhe. Të rinjtë iranianë me devotshmëri fetare, vetëbesim dhe me shpresë, arritën të shndërrohen në një shembull për të rinjtë e shumë shoqërive të vendeve të tjera të cilat ishin nën sundimin e fuqive hegjemoniste. Të rinjtë iranianë arritën t'i japin këtë mësim edhe të rinjve të vendeve të tjera, sidomos të shoqërive myslimane, që duke u mbështetur në identitetin fetar dhe historik të tyre, edhe ata mund të gjunjëzojnë regjimet më të ashpra dhe më të fuqishme të sunduesve despotikë ndërsa mbështetja e pakushtëzuar dhe e pakufishme e superfuqive ndaj atyre regjimeve nuk do të ketë kurrfarë suksese përball të rinjve me bindje të tilla. Pikërisht për këtë arsye, me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, në mendjen e shumë të rinjve të vendeve të shtypura të botës dhe në mendjen e të rinjve me bindje fetare në vendet myslimane u ndez kjo shkëndi që duke u inspiruar nga populli i Iranit, mund të realizojnë idealet e tyre historike.

Një çështje tjetër është kjo që besimi fetar, shpresa dhe vetëbesimi ishin tre karakteristikat e dalluara të të rinjve iranianë në fitoren e Revolucionit Islamik dhe në dhënien fund të sundimit dhjetëra vjeçar të regjimit despotik dhe kolonialist në Iran, mirëpo këto karakteristika gjithashtu ishin edhe sekreti i qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së Revolucionit Islamik. Tani kanë kaluar rreth gjysmë shekulli që nga fitorja e Revolucionit Islamik në Iran dhe gjatë gjithë këtyre viteve, sistemi i Republikës Islamike të Iranit është përballur me shumë batica dhe zbatica në rrugën e vet, duke filluar nga imponimi i luftës tetë vjeçare të Irakut me mbështetjen e gjithanshme të fuqive botërore e deri te vendosja e sanksioneve dhe ushtrimi i presioneve të gjera ekonomike dhe politike, sidomos me vendosjen e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme ndaj popullit të Iranit me pretekste të kota dhe gjithashtu me propagandë të gjerë kundër popullit dhe shtetit të Iranit në qarqet ndërkombëtare që bëhet me ndihmën e mediave të cilat janë nën drejtimin e fuqive hegjemoniste. Gjatë këtyre baticave dhe zbaticave dhe ushtrimit të presioneve të ndryshme, përsëri ky moral i besimit fetar, shpresës dhe vetëbesimit ka sunduar mbi të rinjtë iranianë që përsëri me ndihmën e këtyre tre karakteristikave, vendi i Iranit ka arritur të mbrojë idealet e Revolucionit Islamik. Sot, pavarësisht të gjitha sanksioneve që janë vendosur dhe po zbatohen nga ana e fuqive hegjemoniste mbi Iranin, akoma vazhdon të ekzistojnë këto tre karakteristika në mesin e shoqërisë iraniane, sidomos në mesin e të rinjve iranianë që po qëndrojnë të zotuar ndaj besimit fetar, shpresës dhe vetëbesimit. Shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve politike dhe shoqërore besojnë se të rinjtë iranianë duke u mbështetur në po këtë moral dhe duke u mbështetur në këtë identitet të rrënjosur historik, përsëri do të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare dhe me luftën e tyre ideologjike dhe politike kundër çfarëdo lloj diktature, despotizmi politik dhe varësie nga shtetet e huaja, do të shkruajnë një faqe të artë në historinë e Iranit. Të rinjtë iranianë edhe njëherë do të shndërrohen në shembull për të rinjtë me ideale të larta, liridashës dhe drejtësidashës në botë dhe do të mbrojnë sukseset dhe të arriturat e Revolucionit Islamik në nivele të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare. Me shpresë të asaj dite kur idealet e larta si liria, drejtësia sociale, pavarësia, siguria, paqja dhe demokracia do të sundojnë në të gjitha vendet e botës dhe në të gjithë shoqërinë njerëzore dhe qytetarët e botës më në fund do ta shijojnë shijen e qetësisë dhe lumturisë nën udhëheqjen fetare!