Shkurt 15, 2023 16:00 Europe/Tirane
  • Revolucioni Islamik i zhvilluar dhe i qëndrueshëm

Në këtë edicion do të shqyrtojmë shkaqet dhe faktorët e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të Revolucionit Islamik dhe sistemit të krijuar nga ai.

Revolucioni i cili me prapashtesën "Islamik" ndodhi në shkurt të vitit 1979 në Iran, u quajt si një prej ngjarjeve të mëdha të shekullit 20, dhe kjo është për arsye se ky revolucion përveç që krijoi ndryshim fondamentale dhe gjithëpërfshirëse në Iran, kishte edhe jehonë dhe të arritura të shumta botërore dhe duke ripërtërirë të menduarin fetar, sidomos në sferën politike dhe të shoqërisë dhe të administrimit të jetës së njeriut, ky revolucion i sfidoi edhe shumë prej teorive dhe parimeve të cilat ishin prezantuar si të përfundimtare dhe të pandryshueshme. Revolucioni Islamik pas fitores, për t'u stabilizuar dhe për të krijuar një sistem të ri shtetëror me natyrë fetare, themeloi strukturat e veta shtetërore. Në këtë veprim, Revolucioni Islamik i Iranit për krijimin e sistemit të vet shtetëror, nuk pranoi as modelet perëndimore dhe liberaliste të sistemit shtetëror dhe as modelet dhe struktura lindore dhe socialiste të sistemeve shtetërore.

Republika Islamike e Iranit të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjitha dimensionet e shoqërisë dhe politikës i përkufizoi në përshtatshmëri me mësimet islame dhe ndoqi procesin e ndërtimit të tyre. Në rrethana të tilla kur fuqitë e mëdha hegjemoniste të botës, sidomos Amerika dhe ish-Bashkimi Sovjetik pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve dhe kundërshtimeve që kishin me njëra-tjetrën, arritën në unitet për ta shtypur dhe shkatërruar Revolucionin Islamik dhe përveç në qarqet botërore dhe ndërkombëtare, ato edhe në veprim ndërmorën të gjitha veprimet e mundshme për ta shkatërruar Revolucionin Islamik. Bashkëpunimi më i dalluar i këtyre fuqive të mëdha botërore dhe hegjemoniste ishte në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme dhe gjatë agresionit ushtarak të Sadam Husejnit kundër Iranit.

Mirëpo të gjitha komplotet dhe planet djallëzore të Lindjes dhe Perëndimit iu kthyen vetë atyre dhe të gjitha ato komplote u neutralizuan. Bashkimi i Republikave Sovjetike u shkatërrua kurse çështja e shkatërrimit të civilizimit të Perëndimit sot është bërë temë e diskursit shoqëror të përhapur dhe të zakonshëm në vetë Perëndimin. Sipas një mendimtari: "Perëndimi do të shkatërrohet nga brenda dhe do të shembet në vete dhe do ta godasë veten sikur akrepi që e thumbon vetën kur të rrethohet nga zjarri". Në anën tjetër, ekspertët e çështjeve politike dhe shoqërore i qëndrojnë besnikë këtij qëndrimi të rëndësishëm se Republika Islamike e Iranit vazhdon të qëndrojë e fuqishme dhe e zhvilluar përball shkollave të tjera dhe "izmave" të ndryshme. Thuajse ky është premtimi i Zotit të madhërishëm i cili ka thënë:

« اسْتِکْبَارًا فِی الْأَرْضِ  وَمَکْرَ السَّیِّئِ ۚ وَلَا یَحِیقُ الْمَکْرُ السَّیِّئُ إِلَّا بِأَهْله

"Të gjitha këto janë për shkak të arrogancës që ata treguan në tokë dhe për shkak të intrigave të tyre të këqija, mirëpo këto intriga dhe këto ide të këqija do të dëmtojnë vetëm pronarët e tyre". (Fatir, 35).

Karakteristika kryesore e Revolucionit Islamik qëndron në këtë se ai është ndërtuar mbi tre shtylla, do të thotë mbi Islamin, udhëheqjen dhe popullin. Islami dhe ndërtimi i sistemit shtetëror islamik ishte motivi kryesor i kryengritjes dhe pjesëmarrjes së vetëdijshme të popullit iranian në skenën e fushëbetejës politike dhe shoqërore dhe pikërisht ky besim dhe këto bindje fetare, është bërë faktor themelor i rezistencës së qytetarëve iranianë përball të gjitha problemeve dhe vështirësive. Besnikëria e popullit të Iranit ndaj fesë Islame, edhe gjatë periudhës së luftës politike dhe shoqërore kundër regjimit despotik mbretëror Pahlavi, pavarësisht burgosjeve, internimeve dhe torturave, por edhe gjatë periudhës pas fitores së Revolucionit Islamik dhe në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme, në realitet ka bërë mrekulli.  

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, gjithnjë në fjalët e tij ka theksuar se Revolucioni Islamik është një shkollë e mendimit dhe është islamik, prandaj edhe arsyen e armiqësisë dhe fobisë së armiqve, e ka konsideruar Islamin dhe fuqinë e krijuar nga feja Islame e cila i shtyn në lëvizje dhe i mobilizon popujt. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë ka thënë: "Ata kanë frikë nga Islami. Ata nuk kanë frikë nga unë dhe nga ti. Ata kanë frikë nga Islami, sepse ishte feja Islame ajo e cila i bëri të rinjtë tanë që të ngadhënjejnë dhe të dalin fitues përball topave dhe tankeve dhe të gjitha mjeteve dhe populli ynë ngadhënjeu përball të gjitha fuqive".

Imam Khomejni (ra)

Pas Imam Khomejnit (ra), edhe zëvendësi i tij Ajetullah Khamenei gjithashtu shumë herë ka theksuar forcën e Islamit që krijon lëvizje dhe mobilizim të popullit në luftën kundër armikut. Ajetullah Khamenei vlerëson se arsyeja e përballjes së fuqive arrogante të botës me Revolucionin Islamik është natyra fetare dhe islame e këtij revolucioni dhe thekson: "Qëllimi i fuqive hegjemoniste dhe arrogante të botës nga përballja me Iranin Islamik, është vetëm Islami dhe kaq dhe nuk ekziston asnjë çështje tjetër në këtë mes".

Në këtë kuadër, janë projektuar dhe janë vendosur në zbatim sulmet propagandistike kundër Islami dhe kundër Revolucionit Islamik. Një prej politikave më të gjera kanë ndjekur armiqtë e Revolucionit Islamik është induktimi i propagandës negative dhe islamofobiste në mesin e opinionit publik iranian se sistemi i shtetit fetar është një sistemi shtetëror i dhunshëm. Ata gjatë gjithë këtyre viteve pas fitores së Revolucionit Islamik gjithnjë kanë bërë të gjitha përpjekjet nëpërmjet mjeteve të tyre mediatike që ta induktojnë këtë bindje në publikun e tyre iranian se feja dhe bindjet fetare janë vetëm një lidhje personale dhe individuale mes njeriut dhe Zotit dhe feja duhet të jetë e ndarë nga çështjet shoqërore dhe politike. Prandaj, për ta përhapur sa më shumë këtë bindje dhe ide të tilla, ata kanë përdorur strategji të ndryshme, si për shembull, përhapjen e liberalizmit, stilin e jetës së shfrenuar dhe lirive të sjelljeve morale të cilat janë në kundërshtim me fenë Islame. Armiqtë e Revolucionit Islamik kanë projektuar edhe idetë nacionaliste me sloganin "Irani për iranianët" për t'i dhënë origjinalitet më madh kombësisë përball natyrës fetare të Revolucionit Islamik. Në veprimin dhe iniciativën më të fundit të kundërshtarëve të Islamit, përsëri vërehet irritomi i fuqive arrogante dhe hegjemoniste të botës ndaj Islamit, irritim ky i cili u manifestua me ofendimin e simboleve fetare islame dhe me djegien e Kur'anit të shenjtë. Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Danimarkë, i vuri zjarrin një ekzemplari të Kur'anit të shenjtë dhe qeveria e Suedisë dhe qeveritë e disa shteteve perëndimore të ashtuquajtura të civilizuara, e mbështetën atë dhe islamofobistët e tjerë me pretekstin e respektimit të lirisë së shprehjes. Mirëpo kjo politikë luftënxitëse dhe islamofobiste ka krijuar më shumë motive për njohjen e vërtetë të Islamit dhe si rezultat i kësaj, ka shtuar edhe prirjet drejt fesë së pastër Islame në mesin e publikut.

Gjatë gjithë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik, autoriteti Veli Fakih i cili ka rolin e udhëheqjes së shtetit fetar, gjithashtu ka qenë në shënjestër të sulmeve të ndryshme të armiqve. Ndërmarrja e masave dhe qëndrimeve të prera, mosbërja e kurrfarë kompromisi përball komploteve si dhe njohja e armikut, konsiderohen prej karakteristikave më të dalluara të udhëheqjes së Revolucionit Islamik i cili gjatë periudhave të vështira të luftës politike, shoqërore dhe ushtarak ka luajtur dhe luan rolin më të madh në njohjen e armikut dhe në përcaktimin e rrugës dhe metodës së luftës dhe përballjes me politikat e armiqve. Në këtë kuadër, gazeta amerikane "US Today" duke cituar institutin "American Interprice", në një artikull të publikuar me titull "Ajetullah Khamenei, problemi më i madh i Amerikës", shkruan: "Problemi më i madh i Amerikës në Iran është prania e një superkundërshtari me emrin Khamenei i cili e njeh shumë mirë planin e rrugës dhe populli iranian kanë besim të përzier me bindje fetare tek ai".  

Ajetullah Khamenei

Armiqtë kanë projektuar shumë programe dhe komplote të ndryshme për t'i dhënë goditje udhëheqjes fetare dhe Vilejeti Fakih në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Ndër programet më kryesore konsiderohet induktimi i kontradiktës dhe kundërshtisë mes Vilajeti Fakih dhe demokracisë. Madje asaj demokracie sipas metodës perëndimore e cila prezantohet si shembulli më i mirë i sistemit qeverisës. Shembuj të këtyre sulmeve të cilat janë paraqitur në mënyrë të programuar gjatë trazirave të fundit, ishte slogani se lideri i Revolucionit Islamik të Iranit është diktator dhe hedhja e sloganeve fyese në mënyrë të hapur dhe të përsëritur ndaj tij. Mediat perëndimore së bashku me agjentët e tyre të brendshëm në Iran insistonin në këtë çështje në kohën kur në një prej zgjedhjeve presidenciale në Iran, Ajetullah Khamenei ka thënë: "Disa kanë ardhur te unë dhe më kanë rekomanduar që të mos e nënshkruaj verdiktin e kandidatit i cili kishte fituar zgjedhjet presidenciale. Unë u thash atyre se në asnjë mënyrë nuk e bëj një gjë të tillë. Nëse unë nuk e nënshkruaj verdiktin e inaugurimit të atij kandidati, ajo do të ishte sikur t'i bie me grusht gojës 24 milionë qytetarëve iranianë të cilët kanë votuar për atë dhe t'u them se ju keni gabuar që i keni dhënë votën këtij kandidati. Unë kurrë nuk e bëj një gjë të tillë".

Zgjuarsia dhe qëndresa e liderit dhe e popullit iranian në këtë drejtim gjithashtu ka arritur të neutralizojë të gjitha komplotet dhe sulmet e jashtme dhe ka lehtësuar përballimin e problemeve dhe vështirësive të krijuara brenda në Iran. Si rezultat, kjo qasja ka i ka bërë të dështuar armiqtë dhe u ka shtuar shpresën popujve myslimanë dhe të shtypur.

Eksperienca historike ka vërtetuar se prania e popullit në skenën e zhvillimeve politike dhe pranimi i vetëdijshëm i Islamit dhe mësimeve fetare, është një prej boshteve të rëndësishëm të formimit të sistemit shtetëror fetar. Ashtu sikur që Imam Aliu (a.s.) i cili në historinë e Islamit pas Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., vlerësohet si pasqyrim i njeriut më të përkryer dhe hyjnor, vetëm pas pranisë dhe insistimit të popullit dhe vendosjes së besëlidhjes me të, pranoi që të ulët në krye të Shtetit Islam dhe të zbatojë dispozitat hyjnore në shoqërinë islame. Në kulturën islame, populli luanë rol të rëndësishëm në themelimin dhe formimin e sistemit shtetëror dhe të qeverisjes islame. Prandaj, Republika Islamike e Iranit pikërisht për këtë arsye është ndërtuar mbi bazën e demokracisë. Sot, fuqia dhe kapacitetet e sistemit të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu janë rezultat i pranisë së popullit iranian dhe sakrificës që ka bërë ai në sfera dhe fusha të ndryshme. Vetëbesimi dhe pavarësia e gjithanshme e shtetit fetar është garantuar nën dritën e përpjekjes dhe mbështetjes së pakursyer dhe me motiv të të gjithë popullit iranian.

Sigurisht që dobësimi i kësaj hallke ndërlidhëse të popullit me institucionet shtetërore, gjithashtu qëndron në krye të programeve të armiqve. Krijim i mosmarrëveshjeve dhe dallimeve mes popullit dhe grupeve të popullatës së rajoneve të ndryshme me qëllim të prishjes dhe zhdukjes së unitetit dhe bashkimit të popullit të Iranit, sulmet kulturore ndaj bindjeve dhe vlerave fetare, shkatërrimi i parimeve kulturore dhe zëvendësimi i tyre me parime të kulturës së Perëndimi, kanë qenë pjesë e politikave të armiqve të Revolucionit Islamik që nga fillimi e deri më tani. Arma më efikase e armiqve të Revolucionit Islamik në përballje me sistemin e Republikës Islamike ka qenë dhe është zhvillimi i luftës psikologjike për të krijuar frikë dhe për ta thyer vullnetin dhe vendosmërinë dhe vetëbesimin e popullit iranian në mënyrë që ata të krijojnë kushtet për vendosjen e hegjemonisë dhe për të garantuar ngadhënjimin e tyre ndaj interesave kombëtare të sistemit të Republikës Islamike me rezistencën më të vogël të popullit iranian. Gjatë ngjarjeve të disa muajve të fundit në Iran, armiqtë kanë përdorur të gjithë faktorët si provokimin dhe nxitjen e motiveve etnike, fetare, propagandën gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin e disa elementëve të brendshme me politikën e tyre. Mirëpo edhe kjo përpjekje e gjerë e armiqve të Revolucionit Islamik nuk dha rezultat. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka thënë: "Plani i armiqve ishte gjithëpërfshirës, por llogaritë e tyre ishin të gabuara. Ata kanë gabuara, për arsye se vullneti dhe vendosmëria e Republikës Islamike ishte më e fuqishme dhe më e palëkundur se të gjithë faktorët e fuqisë së tyre".

Sot, prania e Republikës Islamike të Iranit më e fuqishme dhe më e fortë se në çdo kohë tjetër nga aspekti shkencor, ushtarak dhe kulturor, tregon efikasitetin e një sistemit shtetëror fetar. E vërteta është kjo që populli i Iranit mbështete në fuqinë hyjnore dhe në besimin se rruga e tij është e drejtë. Zoti i madhëruar në ajetin 201 të sures A'raf në Kur'anin e shenjtë ka thënë: "Ata të cilët kanë frikë Zotin, kur të përballen me dilema që vijnë nga djajtë, e përmendin Zotin dhe papritur zgjohen e vetëdijesohen".

Tags