Revolucioni Islamik inspirim i civilizimit të ri Islamik
(last modified Wed, 15 Feb 2023 15:01:12 GMT )
Shkurt 15, 2023 16:01 Europe/Tirane
  • Revolucioni Islamik inspirim i civilizimit të ri Islamik

Në këtë edicion me rastin e 44 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, do të flasim për temën e ringjalljes së civilizimit të ri iranian dhe islamik.

44-vjetori i fitores së Revolucionit Islamik i Iranit u përkujtua dhe u manifestua me pjesëmarrjen e miliona iranianëve në programet festive e fitores së Revolucionit Islamik dhe me pjesëmarrjen në marshin madhështor më 11 shkurt në rrugët e qyteteve iraniane.

Fitorja madhështore e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) dhe formimi i Republikës Islamike të Iranit, krijuan një transformim të madh dhe gjithëpërfshirës në fund të mijëvjeçarit të dytë të erës së sonë në arenën botërore, në atë mënyrë që duke u kthyer përsëri në rrënjët e trashëgimisë së çmuar të Islamit, jemi dëshmitar të lindjes së një vështrimi dhe qëndrimi të ri ndaj botës, njeriut dhe marrëdhënieve të ndryshme njerëzore në fushat politike, shoqërore dhe kulturore të epokës së sotme. Revolucioni Islamik i Iranit ka qenë një nga revolucionet që kishte shumë dallime themelore dhe ideologjike në krahasim me revolucionet e tjera në botë. Pas një vështrimi të shkurtër mbi revolucionet e botës, arrijmë në përfundimin se shkaqet e revolucioneve botërore dhe asnjë prej shkaqeve të shfaqjes së tyre nuk përputhen me shkaqet e Revolucionit Islamik të Iranit. Prandaj, shumë mendimtarë kanë pranuar se janë befasuar me Revolucionin Islamik të Iranit dhe e kanë konsideruar atë si një fenomen shoqëror dhe politik jashtë rrethit të teorive revolucionare. Arsyeja e kësaj befasie është lloji i botëkuptimit të formuar në mendjet e mendimtarëve botërorë. Mendimet dhe qëndrimet e formuara mbi bazën e një botëkuptimi materialist, kërkojnë shkaqe materiale dhe natyrore për të studiuar dhe analizuar një fenomen, mirëpo shkaqet e Revolucionit Islamik të Iranit mund të studiohen dhe analizohen vetëm nga pikëpamja fetare dhe hyjnore. Sipas shumë njerëzve, Revolucioni Islamik i Iranit është një revolucion unik dhe nuk mund të krahasohet me revolucionet e tjera të mëdha. Në Iran, ka ndodhur një revolucion, i cili ka prishur të gjitha ekuacionet dhe ka vënë në pikëpyetje teoritë shoqërore e politike. Askush nuk besonte se një revolucion mund të ndodhte pa mbështetjen e ndonjë partie apo organizate të caktuar dhe vetëm duke u mbështetur në fenë dhe në qendrat fetare, pra në xhamitë. Revolucioni Islamik i Iranit ka ushtruar ndikim të madh jo vetëm në botën islame, por edhe në botën perëndimore, pasi ka vënë në pikëpyetje themelet e sistemit të mendimit perëndimor. Feja Islame, e cila ka zhvilluar një qytetërim të frytshëm dhe të pasur gjatë gjithë jetës së saj, në disa momente të historisë është përballur me rënie. Nga ky këndvështrim, fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit është konsideruar si një pikë kthese në rimëkëmbjen dhe ripërtëritjen e identitetit islam dhe në ringjalljen dhe rimëkëmbjen e kulturës dhe qytetërimit islamik iranian.

Qytetërimi i ri islam është një lloj shikimi drejt së ardhmes dhe përcaktimi i horizontit për kombin e madh të Iranit. Populli iranian ka qenë një popull qytetërues gjatë gjithë historisë së tij dhe mund të kthehet përsëri në pozitën e ndërtimit të qytetërimit në botë. Karakteri dinamike dhe ekstrovert i qytetërimit iranian ka rritur gjithmonë nivelin dhe vëllimin e këtyre transformimeve. Dëshira për të zgjeruar komunikimin intelektual dhe për të eksportuar arritjet objektive të qytetërimit iranian gjatë historisë ka çuar në pasurimin dhe diversitetin e dimensioneve të përgjithshme të qytetërimit. Përkundër gjithë kësaj, koncepti i qytetërimit iraniano-islam është i lidhur me një veçori të veçantë në përmasat e ontologjisë, antropologjisë, epistemologjisë politike dhe fesë, gjë që ka shkaktuar një stabilitet të veçantë kulturor që mund të gjendet në pak vende në botë. Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, veçanërisht pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, u ngrit një valë e re debatesh për qytetërimin dhe ndërtimin e qytetërimit. Fukuyama foli për fundin e historisë dhe fitoren e demokracisë liberale. Megjithatë, Fukuyama e hodhi poshtë këtë teori disa vite më vonë. Samuel Huntington është një tjetër mendimtar amerikan që shkroi një libër të titulluar "Lufta e Qytetërimeve" në 1993. Baza e teorisë së Huntington është se me përfundimin e Luftës së Ftohtë, do të përfundojë edhe epoka e konfliktit ideologjik dhe do të fillojë një epokë e re. Sipas Huntington, qendrat kryesore të konflikteve të civilizimeve do të jenë midis qytetërimit perëndimor nga njëra anë dhe dy qytetërimeve të tjera, konfuciane dhe islamike nga ana tjetër. Kjo teori, duke paraqitur një imazh të frikshëm të marrëdhënieve armiqësore midis qytetërimeve dhe duke prezantuar rivalët dhe armiqtë e ardhshëm dhe duke tërhequr vëmendjen për tendencat e mundshme të konfrontimit dhe armiqësisë, synon të inkurajojë funksionarët politikë perëndimorë të marrin masat e nevojshme dhe të bëjnë parashikime paraprake dhe është munduar t'i inkurajoi ata të forcojnë unitetin dhe bashkimin e brendshëm në qytetërimin e tyre. Ndryshe nga teoria e Përplasjes së Qytetërimeve të Huntingtonit, Muhamed Khatami, ish-presidenti i Republikës Islamike të Iranit në atë kohë, gjatë një udhëtimi në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, propozoi zhvillimin e një dialogu midis qytetërimeve, propozim ky që u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar. Në shekujt e hershëm pas shpalljes së fesë Islame, qytetërimi islam bazohej në baza kulturore dhe shkencore, dhe tani gjithashtu pretendon të ndërtojë qytetërimin mbi bazën e themeleve kulturore dhe shkencore dhe paqen dhe miqësinë ndërmjet kombeve. Qytetërimi islam, nga fundi i pushtimeve myslimane deri në shfaqjen e mongolëve, për shtatë shekuj, e kishte bërë botën islame të jetë udhëheqëse për shumë shekuj e të gjithë botës së civilizuar dhe të jetë kultivues i kulturës së botës njerëzore, në aspektin e rendit dhe disiplinës morale, epërsisë së standardit të jetesës dhe shmangies relative të fanatizmit dhe në aspektin e zhvillimit dhe përparimit të shkencës dhe të letërsisë. Pa dyshim, ajo periudhë konsiderohet një periudhë e shkëlqyer e qytetërimit njerëzor dhe detyrimi që ka kultura dhe qytetërimi i sotëm i botës ndaj civilizimit islam, nëse nuk është detyrim më i madh se sa detyrimi që ka ndaj Greqisë, nuk është aspak më i vogël, por me këtë ndryshim se kultura islame ka ende një ndikim të madh shpirtëror në botën e sotme. Ndërlikimi i jashtëzakonshëm racor dhe kulturor i botës islame duket aq i çuditshëm edhe në ato ditë të përzierjes së etnive dhe kulturave, saqë historiani pyet veten se sa të forta duhet të jenë marrëdhëniet fetare për të mbajtur së bashku këta elementë të ndryshëm të popullsisë.

Historikisht, historia e gjatë e qytetërimit islam mund të ndahet në tre periudha kryesore. Periudha e parë filloi nga fillimi i Islamit në shekullin e VII dhe vazhdoi deri në rënien e Bagdadit dhe pushtimin e tij nga ushtria Mongole e udhëhequr nga Holaku. Periudha e dytë filloi me pranimin e fesë Islame nga mongolët dhe me themelimin e dinastive sunduese si Safavide dhe Osmane dhe zgjati deri në mesin e shekullit të 18-të, dhe së fundi periudha e tretë, filloi me ngritjen dhe zhvillimin e fuqive evropiane dhe shtrirjen e dominimit dhe hegjemonisë së tyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi vendet islame në periudhën e kolonialiste e cila vazhdoi deri më sot". Historianët besojnë se kulmi i zhvillimit dhe fuqisë së qytetërimit islam ishte në periudhën e parë, domethënë në periudhën kur Islami për gjatë disa shekujve dominoi shumicën e tokave dhe vendeve të banuara dhe të zhvilluara të botës në atë kohë dhe solli nën qeverisjen e vet pjesën më të madhe të Azisë, Afrikës dhe një pjesë të Evropës. Të gjitha këto rajone dhe vende ishin të lidhura me një kulturë dhe fe të përbashkët dhe popullata e këtyre vendeve e konsideronte veten pjesëtarë të një qytetërimi të unifikuar dhe të gjerë. Ndërkohë, ajo që e dallonte qytetërimin islam nga qytetërimet e tjera ishte se qytetërimi islam zëvendësoi paragjykimet dhe fanatizmat e botës së lashtë me frymën e tolerancës mes njerëzve dhe për nga përmbajtja, krijoi një kombinim alternativ të trashëgimisë së qytetërimeve të kaluara. Abdul Husejn Zarin Kub, një nga historianët e shquar iranian, në librin e tij me titull "Karname Islam", ka në lidhje me qytetërimin islam të shekujve të hershëm pas shpalljes së Islamit, shkruan: "Qytetërimi islam, i cili trashëgoi kulturat e lashta të Lindjes dhe Perëndimit në këtë mënyrë, nuk ishte as një imitues i thjeshtë i kulturave të mëparshme, as një vazhdim i plotë i tyre, por ishte një kombinues dhe një plotësim konstruktiv i tyre. Periudha e përkryerjes dhe kulmit të civilizimit Islam, e cila përfundoi me pushtimin e mongolëve, ishte periudha e ndërtimit – do të thotë e ndërtimit të një kulture globale dhe mbarënjerëzore - dhe në territorin e një qytetërimi të tillë ngadhënjyes, kishte vend për të gjithë elementët e ndryshëm si elementët hebraike, greke, indiane, iraniane, turke dhe madje edhe kineze. Përbërësi kryesor i kësaj përzierjeje, që quhet qytetërim dhe kulturë islame, ishte në të vërtetë Islami, i cili ishte njerëzor dhe hyjnor - as lindor, as perëndimor, dhe shoqëria islame, e cila ishte trashëgimtare e këtij qytetërimi të madh, ishte një shoqëri homogjene, bosht e së cilës ishte Kur'ani i shenjtë, dhe as Siria dhe as Iraku. Ndërkohë që periudha e tretë ishte periudha e stagnimit dhe e dekadencës, e cila u pasua me pushtimin e vendeve islame nga fuqitë perëndimore".

Por në mënyrë të papritur ndodhi Revolucioni Islamik i Iranit dhe filloi një periudhë të re në historinë e qytetërimit islamik. Në fakt, revolucioni islamik i Iranit në vitin 1979 ringjalli idealin e qytetërimit modern islam.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik i Iranit, në lidhje me këtë, ka thënë: "Ky komb ka aftësi në të gjitha këto aspekte dhe nëse përkushtohet dhe bënë përpjekje me vendosmëri, do t'i arrijë të realizojë këtë ideal. Ky Iran nuk mund të mbetet Irani i periudhës së dinastive Ghaxhari dhe Pahlavi. Ky është Irani, Irani i periudhës islame; duhet të jemi në gjendje të jemi në krye të qytetërimit njerëzor". Ajetullah Khamenei, gjithashtu ka theksuar se natyrisht është e vështirë të avancohet kjo mënyrë e të menduarit, sepse interesat e disa njerëzve në botën e sotme theksojnë aspektin material të qytetërimit. Prandaj Ajetullah Khamenei ka theksuar: “Njerëzimi ka nevojë për përparim shkencor, ka nevojë për zbulime të vazhdueshme – ashtu sikur që njerëzimi është i angazhuar me këto zbulime dhe ka bërë përparim të mahnitshëm– por sistemi islam është gjithashtu sistemi që dëshiron ta rikthejë spiritualitetin, këtë element të munguar të qytetërimit dhe jetës njerëzore në mjedisin e jetës njerëzore. Kjo është e lehtë të thuhet; por në praktikë, është edhe një detyrë e vështirë dhe ka kundërshtarë shumë të fortë. Kundër kësaj janë të gjithë ata, përfitimi i të cilëve në botë lidhet me krijimin e luftës; kundër kësaj janë të gjithë ata që fitojnë para në botë duke promovuar degjenerimin e korrupsionin; kundër kësaj janë të gjithë ata që duan të marrin nën kontroll pasurinë jetike të popujve të tjerë; kundër kësaj janë të gjithë ata për të cilët synimi kryesor është kërkimi i pushtetit – në qeveritë e vogla dhe të mëdha të botës. Do të thotë se ky sistem ka kundërshtarë shumë të fortë".