Qeveria Biden e përjashton radion dhe televizionin e Iranit nga sanksionet
(last modified Fri, 24 Feb 2023 07:33:48 GMT )
Shkurt 24, 2023 08:33 Europe/Tirane
  • Qeveria Biden e përjashton radion dhe televizionin e Iranit nga sanksionet

Administrata Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër radios dhe televizionit të Iranit.

Sipas Reuters, duke iu referuar një njoftimi jopublik dërguar Kongresit Amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, pretendoi se Uashingtoni më 15 shkurt hoqi dorë nga sanksionet ndaj radios dhe televizionit të Republikës Islamike të Iranit. Sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ky përjashtim është lëshuar me vendim të Sekretarit amerikan të Shtetit dhe bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të këtij vendi. Ky përjashtim i lejon Radiotelevizionit IRIB të kryejnë transaksionet e tij financiare dhe bëhet më pak se një muaj pas zgjatjes së përjashtimit nga sanksione të bashkëpunimit bërthamor midis Iranit dhe Rusisë nga administrata Biden. Heqja dorë nga sanksionet parashikon përjashtime për ata që bëjnë biznes me radio dhe televizion, duke i dhënë akses në infrastrukturën globale të telekomunikacionit. Sipas informacionit që përmban përjashtimi, këto raste përfshijnë "transaksione që lidhen me ofrimin e shërbimeve të lidhjes tokësore dhe lidhjeve me fibra optike jashtë Iranit", si dhe transaksione të ndryshme të menaxhimit satelitor. Shërbimet administrative për përfitimin e transmetimit gjithashtu lejohen si pjesë e përjashtimit, ku përfshihen shërbimet "të nevojshme për të vendosur dhe mbajtur lidhjen tokësore dhe satelitore". Vendimi i administratës Biden për të zgjatur përjashtimet nga sanksionet vjen në një kohë kur administrata Obama hoqi dorë nga sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit si pjesë e një marrëveshjeje anësore të nënshkruar gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe administrata Trump gjithashtu hoqi dorë nga ky përjashtim. Ditën e djeshme gazeta angleze The Telegraph në një raport shkruante se Amerika po kërkon të pengojë Anglinë të ndërmarrë veprime kundër Gardës Revolucionare në mënyrë që t'i hapë rrugë negociatave.