Janar 24, 2024 17:59 Europe/Tirane

Arthur Christensen ishte një burrë danez i cili ishte dashuruar në kulturën e Iranit.

Pikërisht 148 vjet më parë, më 9 janar të vitit 1875, në Kopenhagë të Danimarkës lindi një djalë, i cili më vonë do të ushtrojë një ndikim të madh në prezantimin e Iranit dhe kulturës iraniane në botë. Ai u bë një shkencëtar që e donte vendin e Iranit dhe u bë mik i ngushtë me heronjtë mitologjikë dhe historikë të Iranit dhe i dha një tjetër lavdi kulturës iraniane. Na ndiqni në vazhdim për të njohur më shumë me Arthur Christensen.

Arthur Christensen është një emër i njohur për njerëzit e historisë dhe kulturës së Iranit. Ai ka bërë studime të shkëlqyera në fusha të ndryshme të historisë antike, mitologjisë, studimeve fetare, letërsisë, dialektet dhe përrallave popullore.

Arthur Christensen lindi më 6 janar të vitit 1875 në Kopenhagë të Danimarkës. Familja e tij ishte nga shtresa e mesme e shoqërisë dhe Arturi ishte fëmija i vetëm i kësaj familjeje. Ai ishte shumë i interesuar për të lexuar. Babai i tij ishte menaxher në postë dhe nëna e tij, si një zonjë aktive dhe produktive, kujdesej për të gjitha punët e shtëpisë. Arturi ishte shumë i dhënë pas leximit, në fakt, që nga momenti kur u njoh me librat në fëmijëri e deri në momentin kur mori frymën e fundit, nuk e lëshoi librin nga dora. Thuhet se interesimi i tij për të lexuar ishte aq i madh, saqë mamasë i duhej shpesh t'ia merrte librin nga dora që ta çonte për shëtitje dhe piknik. Mjedisi i qetë i shtëpisë dhe studimi i librave shumë shpejt i zhvilluan Arturit një personalitet të veçantë dhe përcaktuan rrugën e jetës së tij që në fëmijëri.

Ai ishte një njeri i cili e dinte që nga fëmijëria se çfarë rruge dëshironte të ndiqte në jetë. Në moshën trembëdhjetë vjeçare, ai në një hartim fëmijëror dëshironte të bëhej gjuhëtar dhe në realitet u bë një gjuhëtar i suksesshëm. Ndër gjuhët e ndryshme, ai ishte i interesuar për gjuhët e botës lindore, një nga arsyet e këtij interesimi ishte kjo se libri "Njëmijë e një net" ishte në dispozicion të tij qysh në periudhën e rinisë, gjë që pati një ndikim të madh tek ai dhe e inkurajoi atë të studionte për Lindjen dhe sekretet e saj të fshehura.

Arthur Christensen

Prindërit e tij dëshironin që Arturi të studionte drejtësi, por një nga miqtë e babait të tij, i cili vuri re talentin e Arturit, i bindi ata që ta linin djalin e tyre të studionte në fushën e zgjedhur prej tij. Arthur Christensen vazhdoi të studionte frëngjisht, latinisht dhe histori, ndërsa disa orë në javë jepte edhe mësim dhe në këtë mënyrë ai kursente para për vete që të qëndronte në këmbët e tij dhe të mos ketë pengesa në studimet. Në këtë kohë, interesi i tij për studimet iranologjike u rrit gjithnjë e më shumë. Në atë kohë, Universiteti i Kopenhagës nuk kishte një degë të veçantë për studimet iranologjisë. Gjuha e Avestas, e cila është një nga gjuhët e lashta iraniane, ndonjëherë mësohej në Universitetin e Kopenhagës dhe persishtja ishte pjesë e programit mësimore të gjuhës arabe. Gjuha pahlavi (persishtja e mesme), e cila është një nga gjuhët e lashta iraniane në periudhën dinastisë Sasanide, gjithashtu nuk ka pasur kurrë mësues, kështu që studentët duhej të gjenin një mënyrë për ta mësuar atë vetë.

Arthur Christensen studioi gjuhët persishte, arabishte, sanskritishte dhe turqishte. Mes profesorëve të Universitetit të Kopenhagës, Ostrup, Johannes, i cili kishte udhëtuar për shumë vite në Egjipt dhe Siri dhe ishte njohur nga afër me jetën e popujve të Lindjes së Mesme, i mësoi arabishten Arthur Christensen dhe ishte ai që kuptoi talentin e studentit të tij të ri. Bisedat e tij me Arthur Christensen ia shtuan interesin për studimet orientale. Arthur Christensen nuk kishte mbaruar ende universitetin kur shkroi tezën e parë dhe e publikoi atë me titull “Rostam, heroi kombëtar i Iranit" në vitin 1898 dhe më pas botoi një artikull tjetër me titull "Legjendat dhe rrëfimet në letërsinë persiane" në vitin 1899.

Në vitin 1902, Arthur Christensen udhëtoi për në Gjermani dhe shkoi në qytetin e Berlinit dhe takoi Friedrich Carl Andreas, një linguistik i njohur gjerman, në Seminarin e Gjuhëve Orientale. Kjo njohje u kthye në një miqësi të qëndrueshme që zgjati deri në fund të jetës së Andreas. Friedrich Carl Andreas, i cili e kishte mësuar mirë persishten për shumë vite në Iran, ulej e qëndronte në këmbë me të gjitha klasat, nga njerëzit e thjeshtë e deri te fisnikët, dhe i njihte nga afër ata dhe në këtë mënyrë mësoi shumë gjëra për dialektet e gjuhës iraniane dhe kishte mbledhur shumë informacione në lidhje me çështjet që lidhen me antropologjinë dhe folklorin e Iranit. Arthur Christensen mësoi shumë prej tij. Ai ishte shumë i kujdesshëm në pranimin e bindjeve dhe nuk pranonte asnjë teori derisa të gjente një arsye shkencore për të. Pas kthimit nga Berlini, Arturi përfundoi tezën e doktoraturës, e cila ishte një studim letrar dhe historik mbi Omar Khajam, njëpoet i shquar iranian i shekujve 11 dhe 12 të erës së re, dhe u diplomua me nota të shkëlqyeshme në vitin 1903.

Skulptura e gdhendur në gurë nga periudha e dinastisë Sasanide

Në të njëjtën kohë, duke studiuar rubaijat e Omar Khajam, Christensen arriti të botojë disa artikuj mbi letërsinë dhe kulturën iraniane. Ai bëri kërkime dhe studime mbi jetën dhe veprat e Abul Ala Me'ari, Ibn Sina, Nasser Khosrov dhe Sa'adi Shirazi dhe i botoi ata në vitin 1906. Christensen vazhdoi të studionte përkthimin e librit "Tarikhe Tabari", i cili ishte përkthyer nga Theodor Nöldeke, një iranolog gjerman, dhe u interesua për Iranin e shekujve të Mesjetës dhe të periudhës Sasanide. Meqenëse nuk kishin mbetur shumë dokumente nga epoka e dinastisë Sasanide, Christensen i bazoi studimet e tij në thëniet e historianëve iranianë dhe arabë dhe mbi tekstet e shkruara në gjuhën pahlavi dhe në vitin 1907, ai botoi një traktat të titulluar "Romani i Bahram Chōbīn". Në këtë traktat u shqyrtuan informacione shumë të dobishme për mënyrën e jetesës dhe zakonet e familjes Ishraghi të Iranit në periudhën e Mesjetës.

Punimet e Christensen janë shumë të gjera dhe përfshinë fusha të ndryshme. Ai hulumtoi si në fushën e Iranit të lashtë, ashtu edhe në fushën e letërsisë dhe tregimeve popullore, dialektologjisë e shumë të tjera. Por ai ishte më i interesuar për çështjet që lidhen me periudhën e dinastisë Sasanide (224-651 të erës së re) në Iran.

Prandaj, një nga librat e tij më të njohur, i cili është bërë shumë i njohur në qarqet iranologjike që atëherë, është libri i titulluar "Irani gjatë kohës së Sasanidëve", i cili u botua në frëngjisht. Ky libër, i cili është përkthyer në gjuhë të ndryshme, përfshirë persishten, tani mësohet si një nga burimet e besueshme akademike dhe ofron informacion shumë të dobishëm për Iranin nga viti 224 deri në 651 të erës së re, për studiuesit dhe ata që janë të interesuar në fushën e historisë dhe kulturës iraniane.

Deri tani folëm për arritjet kërkimore dhe shkencore të Arthur Christensen, por dëgjoni pak për jetën e tij personale dhe aktivitetet akademike.

Arturi u martua në vitin 1916 dhe jetoi një jetë plot dashuri dhe mirëkuptim e qetësi, e cila ishte shumë efektive në arritjet e tij shkencore. Përpjekjet e mendimtarëve dhe atyre që janë të interesuar për historinë dhe letërsinë e Iranit çuan në krijimin e një katedre të pavarur për gjuhët iraniane në Universitetin e Kopenhagës në vitin 1919 dhe Arthur Christensen zgjeroi të gjitha fushat e linguistikës iraniane në këtë universitet.

Arthur Christensen udhëtoi në Iran tre herë në vitet 1914, 1929 dhe 1934. Deri pak muaj para vdekjes së tij, që ndodhi më 31 mars 1945, ai vazhdoi punën e tij shkencore dhe kishte shumë plane për të ardhmen. Por një sëmundje e papritur ia dobësoi forcën e tij dhe i erdhi vdekja dhe në kohën kur ishte ende plot jetë dhe kishte shumë gjëra në programin e tij, ai ndërroi jetë vetëm një ditë para se të dilte në pension.

Në bazë testamentit të Arthur Christensen, biblioteka e tij shumë e vlefshme iu dhurua Universitetit të Kopenhagës dhe duke qenë se ai nuk kishte fëmijë, pas vdekjes së bashkëshortes së tij, e gjithë pasuria e Arthur Christensen iu dhurua Universitetit të Kopenhagës për t'u përdorur për studime kulturore dhe ndoshta iraniane.

Arthur Christensen ishte një njeri që e donte kulturën iraniane dhe deri në fund të jetës së tij punoi për të prezantuar kulturën iraniane në botë.

Miq të nderuar, në këtë mënyrë po e përfundojmë programin tonë në lidhje me Arthur Christensen, iranologun e njohur danez.

Tags