Kush është gazetarja e parë iraniane?
Sipas hulumtuesve, gazetarja e parë iraniane është znj. Ezat Malek, vajza e Imamgali Mirzai Emadul Doule Dolteshahi dhe e znj. Bibi Astar Abadi. Mirëpo në shumë burime dhe libra znj. Ezat Malek apo Ashraf Sultanie është konsdieruar gazetarja e parë dhe e para fotografe në Iran.
Sejed Farid Kasemi hulumtues i historikut të shtypit në Iran, në librin e tij të shtypi dhe medias në Iran, lidhur me femrën e parë iraniane që ka ushtruar profesionin e gazetarisë thotë: Gruaja e parë mediatike e Iranit është znj. Ezat Malek vajza e Imamgali Mirzai Emadul Doule Dolteshahi e cila në vitin 1288 H.K është martuar me Muhamed Hasan Khan Sani Al Doule ( Emad Sultanie). Ajo në vitin 1306 ka marrë emrin Ashraf Sultanie. Bashkëshorti i Ashraf Sultanie në 25 vitet e jetës së tij ka qenë përgjegjës i çështjeve mediatike dhe ka patur 9 shtëpi botimi. Emri i tij është regjistruar si i pari ministër mediatik. Gjatë kësaj periudhe Ashraf Sultanie ka bashkëpunuar sinqerisht me të dhe ndoshta akoma më shumë seç priste Emad Sultanie, ajo ngriti shtëpinë e botimit Ashraf Sultanie.
Roli i kësaj gruaje në historikun e fotografisë gjithashtu është tepër i rëndësishëm. Ajo njihet si gruaja e parë fotografe në Iran. Emad Sultanie bashkëshorti i Ashraf Sultanie në librin e tij shkruar mbi jetën e vet gjë dinastisë së mbretit Nasredin Shah, ka folur shpeshherë për punën e bashkëshortes si fotografe. Shorh Roushangari një prej të afërmeve të Ashraf Sultanie në parathëniet e mëtejshëm të këtij libri ka folur shumë për aktivitetin e Ashraf Sultanie si fotografe.
Në biografinë e Ashraf Sultanie, e cila prej hulumtuesve njihet si gazetarja e parë iraniane thuhet: Ajo ka lindur në kohën kur i ati i saj ishte kreu i qytetit Kermanshah. Në atë periudhë ajo u njoh dhe u martua me Emad Sultanie i cili në kohën e Mirza Hasan Khan ishte në shërbim të mbretit. Duke qenë se nuk kishte fëmijë jetën e saj ia përkushtoi shkrimit të librave. Ajo ishte tepër e dhënë pas historisë dhe mjekësisë. Duek qenë se ishte martuar me Emad Sultanie ajo kishte njohur mbi politikat e oborrit mbretëror dhe mbi ato çka ndodhnin në vend si dhe mbi marrëdhëniet me jashtë. Ashraf Sultanie ishte edhe një amvisë e mirë në shtëpi. Në pallatin mbretëror të mbretit Nasredin Shah ajo kishte një sjellje pothuajse të vrazhdë. Ajo kishte mësuar deri diku gjuhën franceze nga burri i saj, mirëpo nuk ishte e dhënë për të udhëtuar. Nuk kishte dëshirë për muzikë dhe vegla muzikore mirëpo luante mirë tavllën dhe shahun. Ajo bënte foto të bukura. Profesionin e fotografisë e mësoi nga i ndjeri princi Sultan Muhamed Mirza. Ashraf Sultanie e cila kaloi plot 25 vite pranë bashkëshortit të saj, në vitin 1313 u detyrua të transferohet në Teheran për shkak të vdekjes së bashkëshortit të saj. ajo në Teheran shiti të gjithë pasurinë e bashkëshortit të saj përveç librave të bukurshkrimit dhe më pas shkoi në qytetin Mashhad. Librat e bukurshkrimit ia dhuroi bibliotekës së Administratës së Kodsit Razabi dhe më pas u martua me Haxh Sejed Husein, zv/kryetari i Administratës Kods Razavi. Ashtu siç thonë hulumtuesit ajo ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare.
Muhamed Hasan Khan Sani Al Doule ( Emad Sultanie) bashkëshorti i Ashraf Sultanie
Muhamed Hasan Khan i njohur me emrat Emad Sultanie, Sani Al Doule dhe Mutamen Sultanie, ka qenë shkrimtar dhe politikan i njohur i dinastisë Naseri dhe shkrimtar i njohur në fusha të ndryshme. Ai në vitin 1280 H.K ka shkuar në Paris si ambasador i Iranit. në vitin 1284 H.K është kthyer në Iran dhe punoi si përkthyes në oborrin mbretëror të Iranit. në vitin 1287 mori përsipër detyrën e përgjegjësit të gazetës zyrtare dhe më pas drejtoi institutin e përkthimeve dhe për këtë u njoh me emrin Sani Al Doule. Më pas ai u bë ministër i medias dhe kryebashkiaku i Teheranit. Sani Al Doule në vitin 1288 u martua me vajzën e Imamgali Mirzai Emadul Doule Dolteshahi. Emad Sultanie ishte një ndër njerëzit e afër të mbretit. Pothuajse çdo ditë ai shkonte pranë mbretit dhe e shoqëronte mbretin Nasredin Shah në çdo udhëtim, të cili i lexonte gazetat franceze dhe e njihte me atë cka po ndodhte në botë. Emad Sultanie ishte ndër të parët i cili propozoi mbretit censurimni e librave dhe shtypit në Iran. Mesa duke mbreti Nasredin Shah e pranoi këtë propozim. Sigurisht Emad Sultanie ishte ndër ata persona që përpara sesa të miratohej ligji i censurimit është prekur nga kjo censurë. Ndër botimet që janë mbledhur prej mbretit ishte libri " E kaluara e gomarit" libër që ishte përkthyer prej vetë Emad Sultanie. Disa prej veprave më të rëndësishme të Emad Sultanie janë: Gazeta Kujtimet, Libri i Ëndrrave, Historia e epokës Naseri, gazeta e kujtimeve Emad Sultanie e cila përshkruante gjëndjen poltiike dhe sociale të Iranit gjatë dinastisë Gaxharite, etj. Ndikimi kryesor i këtyre librave ishte njohja e morale dhe e etikës shtetërore gjatë dinastisë së Nasredin Shah.