Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i17875-personalitetet_e_shquara_iraniane_krenari_botërore
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Farabi ka lindur rreth vitit 257 hixhri kameri (870 të erës së re) në Farab.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2016 05:14 Europe/Tirane
  • Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Farabi
    Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Farabi

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Farabi ka lindur rreth vitit 257 hixhri kameri (870 të erës së re) në Farab.

Historianët kanë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se saktësisht ku ka lindur Farabi.

Në kapitullin e parë të këtij programi serik shkurtimisht kemi folur rreth territorit të gjerë gjeografik dhe kulturor të Iranit përgjatë historisë. Në kapitullin e dytë të këtij programi serik do të prezantojmë ato personalitete të shquara iraniane të cilët kanë jetuar dhe vepruar në territorin e gjerë kulturor të Iranit dhe tani varret e tyre ndodhen jashtë kufijve të territorit aktual të Iranit. Idetë dhe veprat e shumë prej këtyre personaliteteve dhe mendimtarëve të shquar iranianë edhe në Iran edhe në botë, kanë ushtruar ndikim të madh dhe aktualisht konsiderohen pjesë e trashëgimisë botërore. Mendimtarët e mëdhenj si Meovlana Xhalaludin Balkhi i njohur me epitetin Meovlaja i Rumit, Nezami Ganxhei, Shejkh Shahabudin Sohrevardi, Abu Rejhan Biruni, Khaxhe Nasirudin Tusi janë disa prej personaliteteve të shquara iraniane që bota ka përfituar shumë nga idetë dhe veprat e tyre dhe mendja botërore ka huazuar shumë ide nga këta personalitete. Në këtë edicion do të njihemi me Farabi-un i cili ishte një prej filozofëve më të mëdhenj iranian të shekullit 3 dhe 4 hixhri kameri.

Disa mendojnë se ai ka lindur në rajonin Farab afër qytetit të sotëm Atara në jug të Kazakistanit, ndërsa disa të tjerë mendojnë se Farabi ka lindur në rajonin Barjab ose Farjab të Khorasanit të Madh i cili aktualisht gjendet në territorin e Afganistanit. Mirëpo të gjithë hulumtuesit dhe historianët iranianë dhe të huaj nuk kanë dyshim se Farabiu ishte iranian si dhe theksojnë se edhe prindërit e tij kanë qenë iranianë. Babai i Farabiut ishte pjesë e ushtrisë iraniane. Historiani arab Ibën Abu Udhajba në librin e tij me titull "Insanul-Ujun" ka shkruar se origjina e Farabiut është persiane. Ibën Nadim gjithashtu në librin e tij "Al-Fehrest", si dhe autori Al-Shahruzi i cili jetonte rreth vitit 1288 të erës së re, kanë thënë se Farabiu ishte me origjinë iraniane. Përveç kësaj, Farabiu në fund të veprave të tij ka përmendur shumë burime në gjuhën persiane dhe në gjuhën Soghdi dhe nganjëherë në gjuhën greke, mirëpo në veprat e tij nuk ndodhet asnjë fjalë turke. Shkaku i përdorimit të gjuhës soghdi në fund të disa veprave të tij, sipas mendimit të shumë hulumtuesve, është se kjo ishte gjuhë amtare e tij dhe gjuhë e banorëve të rajonit Farab. Origjina iraniane e Farabiut është konfirmuar edhe nga burimet e tjera. Profesori i Universitetit të Oksfordit Dr. Clifford Edmund Bosworth shkruan se figurat e mëdha si Farabi, Biruni dhe Ibën Sina nga hulumtuesit turq janë prezantuar me origjinë turke. Personi i parë i cili ka pretenduar se Farabiu është me origjinë turke, ka qenë Ibën Khal-lakan. Në enciklopedinë Iranika, Dr. Guatas ka kritikuar mendimet e Ibën Khal-lakan dhe ka thënë se burimet para tij siç janë veprat e Ibën Udhajba kanë dëshmuar origjinën iraniane të Farabiut dhe për këtë arsye Ibën Khal-lakan ka bërë përpjekje për të falsifikuar dokumentet në mënyrë që ta prezantojë Farabiun me origjinë turke. Sëpari Ibën Khal-lakan emrit të Farabiut i ka dhënë një prapashtesë turke dhe kjo është në kohën kur Farabiu kurrë nuk ka pasur një prapashtesë të tillë në emrin e tij.

Ali Akbar Dekhoda, letrar dhe studiues i njohur i letërsisë persiane, duke cituar nga studiuesi tjetër i njohur iranian Badiu Zaman Fruzanfar, profesor i letërsisë persiane, ka shkruar: "Në lidhje me biografinë e Farabiut nuk ka burime të sakta të cilat tregojnë zhvillimin e vërtetë të jetës së tij në periudhën e fëmijërisë dhe të rinisë së tij. Ibën Abi Asibea ( letrar i shekullit 7 hixhri kameri) ka transmetuar dy variante të kundërta në lidhje Farabiun. Varianti i parë është ky që Farabiu në fillim ishte roje në një kopsht të Damaskut. Rivajeti i dytë është ky që Farabiu qysh në rini ka punuar si gjykatës, por pasi ishte njohur edhe me shkenca të tjera, e ka lënë profesionin e gjykatësit dhe me pasion të madh ka filluar të studiojë shkencat tjera. Ai në rini kishte pasion të madh për të hulumtuar dhe për mësimin e filozofisë dhe shkonte nga një shkollë në shkollën tjetër për të kërkuar mësues dhe nuk kishte punë tjetër përveç studimit dhe nuk kishte qëllim tjetër përveç diturisë". Është transmetuar se Farabi në moshën rreth të të dyzetave shkoi në Bagdad për të vazhduar studimet. Ai në këtë kohë zotëronte në nivel të lartë gjuhën arabe dhe gramatikën e saj, fikhun dhe shkencën e hadithit, mirëpo nuk kishte studiuar shumë në shkencën e logjikës dhe të filozofisë. Kur arriti në Bagdad shkoi pranë mësuesit të njohur Metta bin Junes ku mësoi shkencën e logjikës dhe të filozofisë. Pastaj shkoi në rajonin Harran në juglindje të Turqisë së sotme dhe filloi të mësojë pranë mësuesit Juhan bin Hilan. Ai qysh në fillim tregoi një zgjuarsi dhe zell të madh në mësim dhe kjo u bënë shkak që ai shumë shpejtë të mësoi mësimet e filozofisë dhe të shkencave të tjera. Shumë shpejtë emri i tij u një si filozof dhe dijetar i madh dhe kur u kthye në Bagdad, një grup studentësh u mblodhën rreth tij që një prej tyre ishte edhe filozofi i njohur i krishterë Jahja bin Adi. Farabiu në vitin 330 hixhri kameri (941 të erës së re) shkoi në Damask dhe hyri në shërbim të Sejfudovle Hamedani, guvernatori i Alepos, ku u bë një prej dijetarëve të oborrit të tij. Farabiu në vitin 338 hixhri kameri (950 të erës së re) vdiq në afërsi të Damaskut në moshën 80 vjeçare. Disa besojnë se Abu Nasr kur ishte duke shkuar nga Damasku në Askalan (në jug të Palestinës së pushtuar), ra në kurthin e hajdutëve. Abu Nasr i tha hajdutëve: "Merrni çfarë të gjeni nga kafshët e mia, rroba, para, ushqim etj., vetëm të mos keni punë me mua". Mirëpo hajdutët nuk pranuan dhe deshën ta vrasin atë. Abu Nasr u detyrua të luftojë me hajdutët dhe u vra në këtë ngjarje. Funksionarët e Shamit u informuan për ngjarjen dhe me pikëllim dhe respekt të madh e varrosen atë në Damask ndërsa hajdutët i arrestuan dhe i varën mbi varrin e Abu Nasr. Historianët islamë besojnë se Farabiu ishte një njeri asket dhe me maturi të madhe. Ai jetonte si një i varfër dhe nuk kishte interesim për tjetër gjë përveç studimit dhe shkrimit të veprave. Ai kishte një jetë shumë modeste deri në atë masë saqë edhe pse Sejfudovle Hamedani i kishte caktuar një rrogë të mirë nga arka shtetërore, mirëpo ai mjaftohej vetëm me 4 dinarë në ditë.

Farabiu zotëronte në nivel të lartë shkenca të ndryshme. Ai ka shkruar vepra në lidhje me secilën shkencë të kohës së tij dhe nga veprat e tij bëhet e qartë se ai zotëronte në nivel shumë të mirë matematikën, kiminë, astrologjinë, shkencën ushtarake, muzikën, shkencat natyre, teologjinë, shkencat shoqërore, jurisprudencën dhe logjikën. Është e vërtetë që Jakub bin Is'hak Kindi konsiderohet filozofi i parë islam i cili ka hapur rrugën për të tjerët pas tij në shkencat filozofike, mirëpo e vërteta është kjo se Kindiu nuk arriti të themelojë një shkollë filozofike dhe nuk kishte arritur të unifikojë çështjet të cilat i diskutonte, ndërsa Farabiu arriti të themelojë një shkollë të plotë filozofike. Punën e madhe të cilën e kishte filluar Kindiu, e vazhdojë me forcë dhe vendosmëri Farabiu. Filozofia që ishte përkthyer nga greqishtja në gjuhet arabe dhe sirianite ende nuk ishte mishëruar me këto gjuhë. Farabiu gjuhën arabe e njohu dhe e përshtati me filozofinë. Ibën Sina, filozofi i madh iranian, Farabiun e konsideronte mësues të tij, ndërsa edhe filozofi i njohur Ibën Rushdi dhe dijetarët e tjerë islam dhe arabë tregonin një respekt të madh për Farabiun. Shembull më i mirë për ta vërtetuar këtë pretendim janë fjalët e Ibën Sina i cili i jep një pozitë shumë të lartë Farabiut. Ai në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Kam lexuar 40 herë librin "Metafizika" të Aristotelit dhe pasi e kamë lexuar 40 herë nuk kamë arritur të kuptojë qëllimet e autorit të tij derisa në treg e gjeta një vepër të Abu Nars Farabi i cili ishte një shpjegim mbi librin "Metafizika" të Aristotelit. Pasi e lexova këtë vepër, fillova ta kuptojë veprën "Metafizika" dhe u gëzova shumë për këtë". Në historinë e filozofisë islame, Farabiut i kanë dhënë epitetin "Mësuesi i Dytë" pas Aristotelit i cili njihej me epitetin mësuesi i parë i filozofisë. Farabiu qëndron në krye të një periudhe të historisë dhe kulturës islame e cila nga disa aspekte mund të quhet edhe periudha e ripërtëritjes së shkencës dhe filozofisë dhe pikërisht për këtë arsye atë e kanë quajtur "Mësuesi i Dytë". Ai në realitet ishte ripërtëritësi i filozofisë dhe themeluesi i filozofisë islame. Kjo filozofi u përhap në botën islame dhe historia e saj që nga koha e Farabiut e deri më tani, vazhdon akoma. Nga epoka e Abu Nasr Farabiut e deri në periudhën kur ka jetuar filozofi i njohur iranian Mola Hadi Sabzvari do të thotë nga shekulli 9 deri në shekullin 19, çështja e krijimit të botës ishte çështja më e rëndësishme në të menduarin islam. Abu Nasr Farabi ka studiuar plotësisht filozofinë e vjetër greke dhe është ndikuar në masë të madhe nga Aristoteli. Në mesin e ideve interesante të Farabiut është plani i "Shtetit Ideal" ose utopia i cili është paraqitur në veprën "Idetë e banorëve të Shtetit Ideal". Ai në këtë vepër e përshkruan idealin e një qyteti në të cilin sundon ligji islamike, prandaj banorët dhe sunduesit do t'i vendosin marrëdhëniet mes tyre në bazë të këtyre ligjeve.

Miq të nderuar këtu po e përfundojmë këtë edicion dhe temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.