Irani dhe organizatat ndërkombëtare
(last modified Thu, 21 Jul 2016 08:50:29 GMT )
Korrik 21, 2016 10:50 Europe/Tirane

Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Në emisionin e kaluar folëm mbi rëndësinë e organizatave ndërkombëtare sot në botë. Thamë se këto organizata megjithëse janë qendra e shkëmbimit të mendimeve dhe ideve, ato në formë të vetme mund të zgjidhin problemet e anëtarëve të tyre.

Një prej organizatave që sot në botë ka pozitë të veçantë është Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në këtë emision do të njihemi me strukturën e OKB dhe pozitën e Iranit në këtë organizatë. Gjithashtu do të njihemi me veprimtarinë e kësaj organizate kundrejt Iranit. Ju ftojmë të nda ndiqni në vazhdim. Pamundësia e shoqërisë njerëzore për të parandaluar luftën e dytë botërore, krijoi idenë e formimit të një sistemi bashkëpunimi ndërkombëtar dhe efikas, që mund të ruajë botën nga luftërat. Me një ide të tillë, në vitin 1945 u organizua konferenca e San Franciskos dhe në të 51 vende përpiluan konventën e OKB. Me anë të kësaj konvente, OKB punën e saj e filloi zyrtarisht në vitin 1945. Që nga fillimi i punës së kësaj organizate u parashikua që prioritet të jetë ruajtja e paqes në botë. Së dytë për ruajtjen e kësaj paqeje të jepen garanci të zbatueshme dhe të forta. Përveç kësaj u caktua që vendimi për nisjen e një lufte të merret v etëm nga Këshilli i Sigurimit dhe njëkohësisht është theksuar që OKB të qëndrojë larg ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve. Numri i vendeve anëtare të OKB në vitet 50-60 filloi të rritet dhe në vitin 1988 ky numër arriti në 159 vende anëtare dhe në vitin 2011 në 193 vende. Kjo organizatë sot është baza e takimeve, asambleve dhe e kryerjes së bisedimeve për paqe dhe siguri ndërkombëtare. Roli i kësaj organizate në këtë drejtim është pengimi i konflikteve, kufizimi i tyre dhe në fund vendosja e paqes. Sigurisht që me kalimin e kohës roli i kësaj organizate, është ndryshuar nga roli i përcaktuar në konferencën e San Franciskos. Një prej prioriteteve kryesore të OKB është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Në këtë kuadër OKB me një angazhim gjithëpërfshirës duhet të zbatojë detyrat e saj në vendosjen e paqes në formë paqësore dhe të bazuar në drejtësi dhe juridiksionin ndërkombëtar. Një tjetër objektiv i OKB është zgjerimi i marrëdhënieve miqësore mes kombeve dhe vendeve të ndryshme të botës, sipas principit të respektit reciprok, barazisë juridike, autonomisë së kombeve dhe principeve të tjera të nevojshme për ruajtjen e paqes në botë. Objektivi i tretë kryesor i OKB është krijimi i kushteve për bashkëpunim ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare, si ekonomike, çështjet sociale, kulturore, të të drejtave të njeriut dhe dhënien e mundësive për respektimin e këtyre të drejtave dhe lirisë. Pra me fjalë të tjera konventa ka si objektiv të përgjithshëm ruajtjen e paqes, parandalimin e konflikteve dhe eliminimin e agresioneve. Mirëpo pyetja qëndron se kjo organizatë vallë ka mundur të zbatojë detyruar e saj duke ruajtur paanshmërinë e saj?! OKB është e formuar nga shumë organe kryesore dhe sekondare (anësore). Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit, janë dy organet më të rëndësishme të OKB. Asambleja e Përgjithshme është organi konsultativ dhe ku shprehen mendimet dhe idetë e të gjitha vendeve anëtare. Në këtë Asamble, secili vend ka të drejtën e një vote dhe për këtë arsye kjo asamble quhet ndryshe Parlament i botës. Votimi në Asamble kryhet për çështje të rëndësishme si ruajtja e paqes dhe sigurisë, çështje të buxhetit, si dhe shumë çështje të tjera për të cilat duhet 2/3 e votave të vendeve anëtare. Rezolutat dhe vendimet e nxjerra nga Asambleja e Përgjithshme, në përgjithësi kanë karakter këshillues dhe udhëzues. Mirëpo në disa raste, me përcaktimin e një afati të caktuar këto rezoluta marrin karakter obligues dhe zbatues për ndonjë vend të caktuar, siç është karta e të drejtave të njeriut. Këshilli i Sigurimit është një prej organeve kryesore dhe të rëndësishme të OKB. Ky këshill ka përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë dhe paqes në botë. Sipas konventës së OKB, Këshilli i Sigurimit ka përgjegjësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse, miratimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe dhënien e lejes për përdorimin e forcës ushtarake ndaj një vendi tjetër. Vendimet e këtij këshilli, paraqiten në formë e rezolutave të KS të OKB. Këshilli i Sigurimit ka 5 vende anëtarë të përhershëm dhe me të drejtë vetoje, që janë Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Amerika. Anëtarët jo të përhershëm të KS të OKB zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme për një periudhë 2-vjecare. Thamë se qëllimi kryesor i KB është ruajtja e paqes dhe drejtësisë në nivel botëror. Mirëpo zhvillimet e dekadave të fundit dhe veprimtaria e kësaj organizate kundrejt çështjeve ndërkombëtare si çështja e Lindjes së Mesme, India, Pakistani, Qipro, Palestina, Iraku dhe Afganistani, tregoi se kjo organizatë në disa raste është e ndikuar nga interesat e fuqive të mëdha dhe ajo në përballje me çështjet ndërkombëtare mban një qasje që është në përputhje me këto interesa. Pra me fjalë të tjera qasja e OKB-së ndaj krizave të ndryshme është e dyanshme dhe e ndryshme. Një prej atyre vendeve që ka hasur në këtë qasje të dyanshme të OKB, është Republika Islamike e Iranit. Pas miratimit të konventës së OKB, Irani më 16 tetor të vitit 1945 u anëtarësua në këtë organizatë. Pas fitores së revolucionit islamik dhe krijimit të Republikës Islamike të Iranit, Teherani ka qenë mjaft aktiv në OKB. Fatkeqësisht, gjatë dekadave të fundit, sjellja e dyanshme dhe seleksionuese e OKB dhe në veçanti e Këshillit të Sigurimit ndaj çështjeve të ndryshme, ka ngjallur shqetësimin e popullit mysliman iranian. Megjithatë Irani është mjaft aktiv në OKB. Propozimet që ka dhënë Irani në OKB, janë përqendruar në parandalimin e agresioneve, ruajtjen e tërësisë dhe sovranitetit kombëtar dhe në ruajtjen e pavarësisë politike të vendeve anëtare. Irani duke pasur parasysh eksperiencën në OKB, ka kërkuar që të krijohet një sistem sigurie multietnike me qëllim që të garantohet ndërkombëtarisht, ruajtja e pavarësisë së qeverive të vogla. Në këtë mënyrë Irani së bashku me disa vende të tjera, ka bërë përpjekje që të shtojë kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme kundrejt Këshillit të Sigurimit, këshill që mbizotërohet dhe ndikohet nga fuqitë e mëdha. Irani në lidhje strukturën e Këshillit të Sigurimit, ka theksuar shtimin e numrit të vendeve anëtare jo të përhershëm. Pas fitores së revolucionit islamik dhe luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, OKB ka mbajtur qëndrim duke mbështetur agresorin në këtë luftë. Pikërisht kjo mbështetje e detyroi Iranin që të ndryshojë qëndrime ndaj OKB. Këshilli i Sigurimit që ka përgjegjësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë, në fillimet e luftës nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’i dhënë fund luftës së imponuar kundër popullit iranian. Në deklaratat e OKB dhe të sekretarit të saj flitej për tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilëve u është kërkuar vetëpërmbajtje. Në këto deklarata, OKB nuk ka folur aspak për faktin se ishte Iraku ai që nisi agresionin kundër Iranit. Pikërisht kjo heshtje domethënëse e OKB, e inkurajoi diktatorin e Irakut Sadam Husein që për tre vjet me radhë të bombardojë Iranin duke shkatërruar qytetet, fshatrat, infrastrukturën dhe duke vrarë njerëzit e pafajshëm. Përgjatë viteve të luftës, Republika Islamike e Iranit edhe pse vazhdonte të dënonte veprimet e Këshillit të Sigurimit, ajo ka mbështetur përpjekjet ndërmjetësuese të sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe asnjëherë nuk ka penguar praninë e përfaqësuesit të sekretarit të përgjithshëm të OKB në Iran. Ky qëndrim është mbajtur edhe pas nisjes serioze të luftës dhe qeveria iraniane ka dërguar disa herë letra për sekretarin e përgjithshëm të OKB. Në këto letra Irani ka informuar OKB për sulmet e ushtrisë irakiane ndaj rajoneve të banuara nga civilët në Iran dhe njëkohësisht ka dënuar veprimtarinë e KS të OKB, si dhe ka kritikuar këtë këshill për mbështetjen dhe inkurajimin e Irakut që ky vend të vazhdojë të shkelë juridiksionin ndërkombëtar sa i përket sjelljes ndaj civilëve. Pas nxjerrjes së disa rezolutave pa ndikim të KS të OKB, më në fund pas shumë presioneve ndërkombëtare me kërkesën për dhënien fund luftës, më 20 korrik të vitit 1977, u miratua rezoluta nr. 598. Në fillim Irani heshti ndaj kësaj rezolute, por pas një viti e pranoi dhe armëpushimi u vendos. Sigurisht që sjellja e dyanshme e KS të OKB kundrejt Iranit, nuk lidhet vetëm me luftën e imponuar. Edhe në kohën e rrëzimit të një avioni civil iranian nga ana e Amerikës, protesta e parashtruar nga Irani në KS të OKB nuk kishte ndikim, pasi ky këshill jo vetëm që nuk reagoi por as edhe e dënoi këtë veprim. Janë të shumta rastet kur OKB ndaj Iranit është sjellë në mënyrë të dyfishtë dhe të seleksionuar, por për to do të flasim në emisionet e ardhshme.