Tragjedia në Mina
(last modified Sat, 24 Sep 2016 08:45:59 GMT )
Shtator 24, 2016 10:45 Europe/Tirane

Gradualisht disa ekipe të shpëtimit të disa vendeve erdhën në vendin e tragjedisë, ndërsa unë nga larg shikoja  thellësinë e tragjedisë dhe vrasjen e gjerë të haxhinjve dhe përpjekjet e njerëzve dhe të ekipeve të shpëtimit që bënin për t'i shpëtuar haxhinjt.

Përpjekja dhe mundi i tyre me të vërtetë ishte për tu lavdëruar. Më në fund, dy orë pas ndodhjes së tragjedisë së Minasë, erdhën edhe ekipet saudite të shpëtimit!

Dëgjues të nderuar, tregimi i Muhamedit, haxhiut i cili vitin e kaluar ka marrë pjesë në ceremoninë e Haxhit, në lidhje me tragjedinë e Minasë arriti në pjesën e ndjeshme dhe të dhimbshme. Tani sëbashku do të dëgjojmë vazhdimin e ngjarjes.

"Haxhinjt të cilët ishin nën presion të madh për shkak të vapës dhe grumbullimit, njëri pas tjetrit e humbnin vetëdijen ose vdisnin. Në kohën kur më kishte humbur e gjithë forca, shqiptova dy shehadetët dhe u përgatita për vdekje. Në mendjen time kujtoja fytyrën e babait, nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve duke shpresuar që të gjithë ata do të ma bëjnë hallall mua. Kur mendova për Haxhin tim të mbetur gjysmë dhe për haxhinjt e tjerë, u lëndova thellë për shkak të mos realizimit të kësaj dëshire të madhe në jetën time. E vetmja dëshirë e imja ishte që Zoti i madh ta pranojë këtë Haxh në gjysmë dhe shkaktarët e kësaj tragjedie të dënohen pranë drejtësisë së Tij dhe të marrin ndëshkimin e merituar.

Foto: Viktimat e tragjedisë së Minasë

 

Në këto qaste të pashpresë, hapa sytë e mi për një kohë të shkurtë dhe pash disa haxhinj që nga larg po vinin drejt nesh. Mu ngjallë një shpresë e vogël në zemrën time. Ata me shpejtësi nxorën nga mesi i grumbullit haxhinjt që ende ishin gjallë. Ngrita dorën lartë kur papritur një dorë që thuajse mbi atë ishte dora e Zotit, më kapi mua dhe më nxori lartë. Edhe vet bëra përpjekje me të gjithë forcën që më kishte ngelur dhe plotësisht në mënyrë të pabesueshme, u lirova nga mesi i grumbullit të madh të njerëzve. Me frymën e parë që mora, e përqafova atë vëlla dhe e falënderova, mirëpo ai nuk kishte kohë sepse duhej të shpëtonte edhe shumë të tjerë që kishin mbetur si unë. Me një gjendje të lodhur, u ula skaj murit, nuk kishte asnjë ekip shpëtimi saudit. Papritur një haxhi tjetër më dha në dorë një gotë ujë. Në atë tokë të nxehtë dhe pas lirimit nga presioni i grumbullimit të njerëzve, uji për mua ishte gjëja më e shtrenjtë dhe piva ujin më të shijshëm në të gjithë jetën time.

Foto: Ndihma për viktimat e tragjedisë së Minasë


Gradualisht disa ekipe të shpëtimit të disa vendeve erdhën në vendin e tragjedisë, ndërsa unë nga larg shikoja thellësinë e tragjedisë dhe vrasjen e gjerë të haxhinjve dhe përpjekjet e njerëzve dhe të ekipeve të shpëtimit që bënin për t'i shpëtuar haxhinjt. Përpjekja dhe mundi i tyre me të vërtetë ishte për tu lavdëruar. Më në fund, dy orë pas ndodhjes së tragjedisë së Minasë, erdhën edhe ekipet saudite të shpëtimit! Kjo është në kohën kur ekipet saudite të shpëtimit ishin shumë afër vendit të ngjarjes dhe kishin mundësi dhe mjete të përshtatshme për tu përballur me ngjarje të tilla. Tre orë pas ndodhjes së tragjedisë, me ndërhyrjen e forcave të sigurisë së regjimit Al Saud, ekipet e shpëtimit të vendeve të tjera që dhanë një ndihmë efikase për të lënduarit e kësaj tragjedie, u dëbuan nga vendi i ngjarjes në mënyrë që pjesëtarët e forcave saudite të sigurisë të bëjnë çfarë të dëshirojnë larg syve të të tjerëve.

Foto: Mbledhja e trupave të pajetë të tragjedisë së Minasë

 

Unë pasi mora pak forcë me ndihmën e ekipeve të shpëtimit, u bashkova me karvanin tonë. Pjesëtarët e karvanit u gëzuan shumë kur më panë dhe filluan të pyesin për disa persona të tjerë. Mirëpo në atë grumbull të madh njerëzish, nuk kisha informacion të saktë për ata. Në karvanin tonë dhe në 50 karvanë të tjerë iranianë që ishin zënë në atë tragjedi të tmerrshme, ishte bërë një zhurmë shumë e madhe. Shumë gra kishin humbur burrat, djemtë ose vëllezërit e tyre. Për çdo qastë vinte një lajm i ri.

Foto: Pikëllimi i humbjes së të afërmve

Sauditët për ta kthyer sa më shpejt vendin e tragjedisë në gjendje normale, mblidhnin shumicën e trupave të mbetur në tokë duke përfshirë të gjallët dhe të vdekurit dhe i hidhnin ata brenda në kamion dhe i dërgonin në një vend tjetër. Kjo ishte vrasja edhe atij numri të haxhinjve të cilët ishin gjallë ende dhe mund të shpëtonin.

Në mesin e viktimave të tragjedisë së Minas, dy emra ishin më të njohur për të gjithë. Njëri ishte Ghazanfar Roknabadi, ish-ambasadori i Iranit në Liban të cilin e urrente shumë regjimi Al Saud, ndërsa tjetri ishte Mohsen Haxhi Hasani, lexues i njohur iranian i Kur'anit të shenjtë që shumë njerëz akoma nuk e kishin harruar leximin e bukur të tij në malin e Arafatit.

Foto: Ghazanfarr Roknabadi, ish-ambasadori i Iranit në Liban
Foto: Mohsen Haxhi Hasani, lexues i dalluar iranian i Kur'anit

Nga ai qastë e deri në fund të ceremonisë së Haxhit, një atmosferë e pikëllimit dhe irritimit kishte kapluar haxhinjt dhe ekzistonin shqetësime të ndryshme që një prej tyre ishte krijimi i ndonjë tragjedie tjetër, sidomos për haxhinjt iranianë sepse sauditët nuk i donin aspak haxhinjt iranianë. Mirëpo me deklarimin e qëndrimit të prerë të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe të funksionarëve të tjerë iranianë, pjesa tjetër e haxhinjve iranianë u kthyen shëndosh e mirë në Iran, por me një pikëllim të madh në mënyrë që në vend të kujtimeve të bukura nga Haxhi, të tregojnë kujtimet e hidhura të një tragjedie të madhe për miqtë e tyre".

Foto: Kthimi i haxhinjve në zi

 

Dëgjues të nderuar, me dëgjimin e kujtimeve të Muhamedit deri diku u njohëm me përmasat e thella të tragjedisë së vitit të kaluar në Mina. Në edicionin tjetër do të shqyrtojmë aspekte të tjera të kësaj tragjedie.

Tags